• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE: Akti i rregullave të reja të të dhënave hyn në fuqi në shtator

14:22 : 04/08/2025
në BOTA, Teknologji

Lexo edhe:

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

BE përforcon rregullat e patentave për të ulur vdekshmërinë në trafik

Akti i ri i të Dhënave i Bashkimit Europian do të hyjë në fuqi më 12 shtator, vetëm tre muaj para se Komisioni Europian të paraqesë paketën për thjeshtimin digjital – një nismë për të shkurtuar barrën burokratike dhe për të lehtësuar detyrimet e raportimit për kompanitë teknologjike.
Por sipas përfaqësuesve të industrisë, koha e prezantimit të këtyre dy nismave po krijon konfuzion mes kompanive të teknologjisë që do të preken drejtpërdrejt nga rregullat e reja.
I propozuar në vitin 2022, Akti synon të sigurojë ndarjen e drejtë të të dhënave të krijuara nga pajisjet inteligjente, si makinat e lidhura apo pajisjet smart për shtëpi. Sipas ligjit, prodhuesit duhet të sigurojnë që përdoruesit të kenë qasje dhe mundësi për të ndarë të dhënat e tyre. Megjithatë, ka përjashtime në rastet kur ndarja e të dhënave mund të zbulojë sekrete të rëndësishme tregtare.
Në raste emergjente si përmbytje apo sulme kibernetike, kompanitë private mund të detyrohen të ndajnë të dhëna me autoritetet publike për menaxhimin e krizës.
Megjithatë, grupet tregtare si Business Software Alliance (BSA) dhe Computer & Communications Industry Association (CCIA) shprehin shqetësime për pasigurinë që sjell paketa e re e thjeshtimit, e cila mund të ndryshojë rregullat sapo ato të kenë hyrë në fuqi. “Rreziku është që kompanitë të zbatojnë plotësisht Aktin e të Dhënave, për t’u përballur më pas me rishikime të mundshme,” thuhet në deklaratën e BSA-s, ku përfshihen kompani si Amazon, Microsoft, Cisco dhe Oracle.
Sipas BDA, më pak se gjysma e vendeve anëtare të BE-së kanë caktuar autoritetet kombëtare për zbatimin e ligjit, duke rritur thirrjet për shtyrje të hyrjes në fuqi deri sa të sigurohet një zbatim i qartë dhe i efektshëm.
Zyrtarë të CCIA paralajmëruan se rihapja e Aktit në këtë fazë do të sjellë më shumë paqartësi për bizneset, duke e bërë më të vështirë përshtatjen me rregullat e reja.
Komisioni Europian, nga ana tjetër, theksoi se nuk ka lidhje mes paketës së thjeshtimit dhe masave kombëtare të nevojshme për zbatimin e Aktit. “Komisioni po punon ngushtë me shtetet anëtare për një zbatim në kohë dhe të njëtrajtshëm,” tha një zëdhënës.
Përveç pasigurive, kompanitë kërkojnë udhëzime të qarta mbi çështje të ndërlikuara si mbrojtja e sekreteve tregtare dhe ndërveprimi me rregulloren e privatësisë së të dhënave (GDPR).
Sipas BSA, mbeten shqetësime të rëndësishme, përfshirë edhe atë nëse kompanitë mund të rikuperojnë vlerën e plotë të kontratave kur klientët i ndërpresin para kohe. Po ashtu, kërkesa për ndërveprueshmëri mes ofruesve të shërbimeve cloud mund të dëmtojë konkurrencën dhe të rrisë kostot për përdoruesit.
Sipas rregullave, shkeljet e Aktit mund të ndëshkohen me gjoba deri në 20 milionë euro ose 4% të xhiros vjetore globale të kompanisë – në varësi të shumës më të lartë.
Etiketa: BEte dhenat e perdruesveteknologji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

12:17 : 27/10/2025
BOTA

BE përforcon rregullat e patentave për të ulur vdekshmërinë në trafik

09:07 : 27/10/2025
RAJONI

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
BOTA

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

14:37 : 25/10/2025
BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
Para

Në kërkim për ngacmim seksual, arrestohet 56-vjeçari në Bulqizë

TË GJITHA

Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit, ja lidhjet me Serbinë

13:29 : 28/10/2025

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025

Aksidentet/ Grupmosha më problematike në timon 25-34 vjeç

13:18 : 28/10/2025

Berisha: 2.2 miliardë euro të vjedhura nga agjencitë e Ballukut, Tuneli i Llogarasë simbol i abuzimit

13:15 : 28/10/2025

Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt

13:00 : 28/10/2025

Zyrat ligjore ndërkombëtare raport për arrestimin e Veliajt: Po persekutohet politikisht

13:00 : 28/10/2025

Shpërthimi me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve

12:48 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com