• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përse Dritan Prençi nuk heton rolin e dy pronarëve faktikë të Inceneratorit të Tiranës, Ramës dhe Veliajt?

12:07 : 01/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një deklaratë për mediat nga selia blu, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliajn se janë pronarët e vërtetë të Inceneratorit të Tiranës, të evidentuar edhe nga ish zv. Kryeministri Arben Ahmetaj.

Teksa i drejtohet publikisht prokurorit të kësaj dosje, Dritan Prençit, Këlliçi pyet se përse nuk e heton rolin e dy pronarëve faktikë të Inceneratorit të Tiranës, përkatësisht Edi Ramës dhe Erion Veliajt, në këtë aferë korruptive?!

Vdekja e minorenit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës u përdor, sipas Këlliçit, nga Erion Veliaj si alibi për pikënisjen e aferës korruptive në landfillin e Sharrës, fillimisht me shoqërinë MEG Albania dhe në fund me kompaninë fantazmë të Inceneratorit të Tiranës.

Këlliçi shprehet se prokurori Dritan Prençi ka detyrimin ligjor të administrojë provat e reja dhe dëshminë e shtetasit Erald Ismaili, i cili e specifikon qartë se kompaninë MEG Albania e ka sjellë në zyrë Ajola Xoxa dhe Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Deputetja e PS Klotilda Ferhati Bushka, për të mbyllur pazarin për administrimin e landfillit të Sharrës.

Lexo edhe:

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema e zhvatjes së 60 milionë eurove

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

Sipas të dhënave nga dosja hetimore e Erion Veliajt, citohet ekzaktësisht: “Për rastin e shoqërisë MEG Albania, Erald Ismaili shpjegon se kjo kompani i ishte referuar nga Ajola dhe Klotilda, klienti Vladimir Fezga kishte ardhur në zyrën e Ajolës për të hapur biznes në landfillin e Sharrës dhe për të marë lejen mjedisore… pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë MEG Albania kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar.

Shtetasi Erald Ismaili deklaroi se megjithëse ishte pronar formal i kompanisë Eris Consulting, pronari i vërtetë i saj ishte Ajola Xoxa…”

Regjimi i Ramës vijon ta mbajë të mbyllur këtë aferë korruptive që i ka kushtuar deri më tani të paktën 190 milionë euro qytetarëve të Tiranës, por sipas demokratit e vërteta në fund do të zbardhet.

“Pronarët faktikë të Inceneratorit Tiranë Rama – Veliaj, dyshja e pandashme si mishi me thoin siç dikur shprehej vetë me gojën e tij Erion Veliaj, do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, por mbi të gjitha para qytetarëve shqiptarë, të cilët i vodhën dhe i dëbuan si asnjë pushtues në historinë e këtij vendi.”– thekson Këlliçi.

Deklarata e plotë:

Janë bërë tashmë plot dy vite, që në mënyrë të pandërprerë ju kemi informuar nga kjo foltore për të gjithë dokumentacionin e dorëzuar pranë SPAK në lidhje me hetimin e aferës së shekullit, atë të inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Për dy vite me rradhë, kemi depozituar pranë SPAK dokumenta, e-maile, komunikime në aplikacione të ndryshme, të cilat përbëjnë prova të pakundërshtueshmë që kjo aferë nuk është kryer nga disa individë anonimë, presta-nome të ndryshëm apo drejtorë të Bashkisë Tiranë të dalë në pension, por është afera personale e dy individëve, të evidentuar edhe nga ish zv. Kryeministri Arben Ahmetaj si pronarët faktikë, të cilët janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Sot, në median cna.al janë publikuar të dhëna nga dosja hetimore e shtetasit Erion Veliaj. Citojmë ekzaktësisht: “Për rastin e shoqërisë MEG Albania, Erald Ismaili shpjegon se kjo kompani i ishte referuar nga Ajola dhe Klotilda, klienti Vladimir Fezga kishte ardhur në zyrën e Ajolës për të hapur biznes në landfillin e Sharrës dhe për të marë lejen mjedisore… pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë MEG Albania kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar.

Shtetasi Erald Ismaili deklaroi se megjithëse ishte pronar formal i kompanisë Eris Consulting, pronari i vërtetë i saj ishte Ajola Xoxa…”

Të nderuar qytetarë,

Kompania MEG Albania është ajo e cila mori në administrim landfillin e Sharrës, menjëherë pas vdekjes tragjike të minorenit Ardit Gjoklaj. Më pas kjo kompani themeloi edhe kompaninë tjetër Eco Recycling sëbashku me kompaninë Eco Tirana, e themeluar nga Bashkia Tiranë dhe famozja Amia Verona, e hetuar në Itali për lidhje me Ndranghettën.

Në fund të këtyre transaksioneve hyri në lojë edhe kompania e Inceneratorit të Tiranës, me bekimin e plotë të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Pyetja që i drejtoj për të disatën herë Prokurorit të kësaj dosje, Dritan Prençi është: Përse nuk hetohet roli i dy pronarëve faktikë të Inceneratorit të Tiranës, përkatësisht Edi Ramës dhe Erion Veliajt, në këtë aferë korruptive?

Nëse prokurori Dritan Prençi, nuk është ‘qartësuar’ deri tani nga provat e depozituara në SPAK nga ana ime, atëherë sot ka detyrimin ligjor të administrojë provat e reja dhe dëshminë e shtetasit Erald Ismaili, i cili e specifikon qartë se kompaninë MEG Albania e ka sjellë në zyrë Ajola Xoxa dhe Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Deputetja e PS Klotilda Ferhati Bushka, për të mbyllur pazarin për administrimin e landfillit të Sharrës.

Nga kjo seli dhe nga kjo foltore, janë dhënë me qindra deklarata e janë bërë publike shumë fakte që tregojnë se vdekja e minorenit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, jo vetëm që nuk u zbardh kurrë nga organet e drejtësisë, por kjo ngjarje u përdor nga Erion Veliaj si alibi për pikënisjen e aferës korruptive në landfillin e Sharrës, fillimisht me shoqërinë MEG Albania dhe në fund me kompaninë fantazmë të Inceneratorit të Tiranës.

Sado që regjimi vijon ta mbajë të mbyllur këtë aferë korruptive që i ka kushtuar deri më tani të paktën 190 milionë euro qytetarëve të Tiranës, e vërteta në fund do të zbardhet.

Pronarët faktikë të Inceneratorit Tiranë Rama – Veliaj, dyshja e pandashme si mishi me thoin siç dikur shprehej vetë me gojën e tij Erion Veliaj, do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, por mbi të gjitha para qytetarëve shqiptarë, të cilët i vodhën dhe i dëbuan si asnjë pushtues në historinë e këtij vendi.

Ju faleminderit!

Etiketa: Belind Këlliçidritan prençiEco Recyclingeco tiranaEdi RamaErion Veliajinceneratori i tiranesMEG Albaniaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema e zhvatjes së 60 milionë eurove

11:37 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

11:34 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama me dy standarde për Veliajn, njëherë ‘i vjen keq’, njëherë jo

11:02 : 15/11/2025
AKTUALITET

Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama! Si u shlyen 229 mijë € kredi në pak muaj

10:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
Para

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

TË GJITHA

“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

11:49 : 15/11/2025

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema e zhvatjes së 60 milionë eurove

11:37 : 15/11/2025

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

11:34 : 15/11/2025

Photo Balluku–Wright / Did the U.S. Secretary of Energy know he was meeting an official indicted by SPAK?

11:21 : 15/11/2025

Fate Velaj promovon romanin “Kreuztanne” në Panairin e Librit në Vjenë

11:17 : 15/11/2025

Foto Balluku-Wright/ A e ka njoftuar Ambasada e SHBA, Sekretarin e Energjisë, se po takonte një të akuzuar nga SPAK?

11:16 : 15/11/2025

Rama me dy standarde për Veliajn, njëherë ‘i vjen keq’, njëherë jo

11:02 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com