• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA dhe India nisin misionin historik që mund të ndryshojë mënyrën se si e shohim Tokën

21:13 : 30/07/2025
në BOTA, NDRYSHE, Teknologji

Agjencitë hapësinore të Shteteve të Bashkuara (NASA) dhe Indisë (ISRO) kanë lëshuar një satelit të ri të përbashkët për vëzhgimin e Tokës, i cili pritet të sjellë të dhëna me saktësi të jashtëzakonshme mbi ndryshimet në tokë, dete dhe akullnaja.

Sateliti NASA-ISRO Synthetic Aperture Radar (NISAR), me peshë 2.392 kg, u nis të martën (30 korrik) në orën 17:40 me orën lokale, nga Qendra Hapësinore Satish Dhaëan në Indinë Jugore. NASA e ka cilësuar atë si ‘radarin më të avancuar që kemi ndërtuar ndonjëherë’, në gjendje të zbulojë edhe lëvizjet më të vogla kudo në botë.

NISAR është i pari satelit në botë që përdor dy frekuenca të ndryshme radioje, bandën L nga NASA dhe bandën S nga ISRO, për të monitoruar Tokën. Sipas ish-shkencëtares së NASA-s, Mila Mitra, sateliti do të kalojë mbi të njëjtat zona çdo 12 ditë, duke regjistruar ndryshime në sipërfaqe me saktësi që shkon deri në centimetra.

Të dhënat e mbledhura do t’u shërbejnë jo vetëm Indisë dhe SHBA-së, por edhe gjithë botës për përgatitjen dhe reagimin ndaj katastrofave natyrore, si dhe për vëzhgimin e efekteve të ndryshimeve klimatike.

“Do të mund të shohim shenjat paralajmëruese të tërmeteve, rrëshqitjeve të dheut, shpërthimeve vullkanike. Do të ndjekim zhytjen dhe ngritjen e tokës, lëvizjet, shkrirjen e akujve në Grenlandë e Antarktidë dhe madje edhe zjarret pyjore,” tha Karen St. Germain, drejtore e Gjeoshkencës në NASA, e pranishme në vendin e lëshimit në Indi.

Lexo edhe:

Mesazhi prekës i Parashqevi Simakut për të birin: Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote

SHBA planifikon ngritjen e një baze ushtarake pranë Gazës

Sipas saj, NISAR do të ndihmojë gjithashtu në identifikimin e ndikimeve të aktivitetit njerëzor në terren, nga ndërtimet dhe infrastruktura, te bujqësia.

Sateliti pritet të nisë mbledhjen aktive të të dhënave pas rreth 90 ditësh, pasi të përfundojë kontrolli i sistemeve. Misioni i përbashkët, me një buxhet prej 1.5 miliardë dollarësh dhe mbi 10 vite punë përgatitore, u zhvillua në pjesën më të madhe në Indi, e cila ofroi raketën dhe infrastrukturën e lëshimit.

Presidenti i ISRO-s, V. Narayanan, e përshkroi NISAR-in si ‘satelitin shpëtimtar’, që dëshmon për rritjen e rolit udhëheqës të Indisë në hapësirë. “Kjo është një tjetër ditë e madhe për Indinë”, u shpreh ai për NDTV.

Ndërsa ministri indian i Shkencës, Jitendra Singh, e cilësoi këtë lëshim si një gur themeli në bashkëpunimin hapësinor mes Indisë dhe SHBA-së.

“NISAR nuk është thjesht një satelit, por dora shkencore e Indisë drejt botës,” theksoi ai.

Lëshimi i NISAR vjen vetëm pak javë pas pjesëmarrjes së astronautit indian Shubanshu Shukla në misionin AX-4 drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, nën udhëheqjen e ish-astronautes së NASA-s, Peggy Ëhitson.

Programi hapësinor indian ka përparuar ndjeshëm kohët e fundit, në gusht 2023, India u bë vendi i parë që zbriti një mjet në Polin e Jugut të Hënës, ndërsa nisi edhe misionin e parë për vëzhgimin e Diellit.

ISRO ka në plan të realizojë misionin e parë të saj me ekuipazh në 2027 (Gaganyaan), të ndërtojë një stacion hapësinor deri në vitin 2035 dhe të dërgojë një astronaut në Hënë deri në vitin 2040.

Etiketa: IndiaNISARsatelitSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Mesazhi prekës i Parashqevi Simakut për të birin: Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote

19:43 : 11/11/2025
BOTA

SHBA planifikon ngritjen e një baze ushtarake pranë Gazës

13:35 : 11/11/2025
BOTA

Senati amerikan miratoi marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë. Çfarë pritet të ndodhë më tej?

15:35 : 10/11/2025
BOTA

Kina pezullon tarifat portuale ndaj anijeve amerikane

12:31 : 10/11/2025
BOTA

SHBA, arrihet marrëveshja për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

08:41 : 10/11/2025
BOTA

Vala e të ftohtit përfshin SHBA, temperatura të ulëta rekord

08:25 : 10/11/2025
Para

Toka u drodh, deti heshti! Misteri i tërmetit në Rusi që nuk solli cunamin “e pritur”

TË GJITHA

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025

Reuter zbulon skenarin: Ja ndarja ‘de facto’ që mund ti bëhet Rripit të Gazës

22:14 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com