• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

REL: A po e sfidon Putini ultimatumin e Trumpit?

21:18 : 29/07/2025
në BOTA

Njoftimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për shkurtimin e afatit për Rusinë që të pajtohet për një armëpushim në Ukrainë nga 50 ditë në “10-12 ditë” është përballur me pothuajse heshtje të plotë nga Kremlini dhe një valë të re të sulmeve vdekjeprurëse ndaj qyteteve ukrainase, duke sugjeruar se Moska mund të jetë e gatshme ta sfidojë atë.

Trump i bëri këto deklarata më 28 korrik, gjatë një takimi me kryeministrin britanik, Keir Starmer, në Skoci.

Ai iu referua një ultimatumi që i dha më herët gjatë këtij muaji presidentit rus, Vladimir Putin, që ai të pajtohej për një armëpushim, në të kundërtën tha se do të përballej me “tarifa shumë të rënda”. Atëbotë, Trump po ashtu sugjeroi për rritjen e tarifave edhe për shtete që blejnë eksportet ruse të energjisë.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, dha një përgjigje të shkurtër më 29 korrik, duke thënë se Kremlini “është në dijeni” të deklaratës së Trumpit, pa dhënë hollësi të tjera. Ai shtoi se nuk do të komentonte asnjë deklaratë tjetër të Trumpit, sipas së cilës “nuk është më i interesuar” për bisedime me Putinin.

Sipas analistit politik Boris Pastukhov, kjo ishte një përgjigje e shkurtër nga Kremlini.

Lexo edhe:

Moska ndërton mbrojtje raketore pranë fondacionit të vajzës së Putinit

Përshkallëzohet sërish situata në Lindjen e Mesme, SHBA godet objektiva iraniane në Ngushticën e Hormuzit

“Putini po pret”, tha ai për televizionin Current Time të Radios Evropa e Lirë. “Që ta dijë se çfarë të thotë, atij i duhet ta kuptojë saktësisht se si Trumpi planifikon të sillet”.

Trump shpesh ndryshon afatet, veçmas kur bëhet fjalë për tarifat.

Në këtë rast, ai tha se po shkurtonte afatin sepse “kur merresh me dikë për një kohë të gjatë, e di se çfarë do të bëjnë ata, apo nuk do të bëjnë”.

Jo vetëm që mbetet e paqartë nëse Trumpi do ta ndryshojë sërish afatin, por gjithashtu nuk është e sigurt se çfarë masash do të ndërmarrë nëse vendos të veprojë.

Tarifat ndaj mallrave ruse do të kishin pak ndikim, pasi Rusia gjithsesi eksporton shumë pak në Shtetet e Bashkuara. Është një stuhi që Kremlini mund ta përballojë.

Sanksionet dytësore do ta rrisnin ndjeshëm nivelin e përplasjes – jo vetëm në raportet e Trumpit me Putinin, por edhe në marrëdhëniet e tij me vende si Kina dhe India, të cilat kanë ndihmuar në financimin e luftës së Rusisë në Ukrainë përmes blerjes së naftës ruse.

Pastukhov tha se Putini tashmë po i mban kartat afër vetes dhe po pret që Trumpi të bëjë lëvizjen e tij.

“Trumpi nuk është i paparashikueshëm vetëm për njerëzit e zakonshëm. Ai është i paparashikueshëm edhe për Kremlinin. Ata nuk e dinë se çfarë të presin prej tij, prandaj po e rezervojnë lëvizjen e radhës”, tha ai.

Teksa Kremlini po hesht, mediat ruse dhe zyrtarët më të ulët po përsërisin frazat e zakonshme.

Gazeta Komsomolskaya Pravda shkroi se qasja e Trumpit mund të jetë e mirë për trajtimin e “konflikteve rajonale”, por nuk mund të aplikohet për Rusinë apo Kinën.

Po ashtu, ish-presidenti Dmitri Medvedev, i cili aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, shkroi se “Rusia nuk është as Izrael e as Iran” dhe paralajmëroi Trumpin të mos “luajë lojën e ultimatumeve me Rusinë”.

Kur Trumpi tha se po e shkurtonte afatin, ai theksoi se ishte “shumë i zhgënjyer” me Putinin – shprehje që e kishte përdorur edhe kur kishte shpallur ultimatumin fillestar.

Në atë kohë, analistët po ashtu kishin thënë se nuk prisnin që Putini të ndryshonte qasje për shkak të kërcënimeve të Trumpit.

“Kina dhe India janë dy përfitueset kryesore të eksporteve të energjisë nga Rusia, dhe pritja që ato do ta shtyjnë Putinin të ndalë luftën brenda 50 ditësh duket naive”, shkroi Michael McFaul, profesor i shkencave politike në Universitetin Stanford dhe ish-ambasador i SHBA-së në Rusi gjatë viteve 2012–2014, në revistën Time.

“Sipas mendimit tim është e qartë që Putini nuk dëshiron armëpushim, të paktën jo derisa të marrë kontrollin e të gjitha rajoneve që janë të përcaktuara si ruse në versionin e tij të Kushtetutës”, tha Dmitry Gudkov, ish-ligjvënës opozitar në Parlamentin rus për Current Time më 16 korrik.

Deklaratat më të fundit të Trumpit u pasuan nga një tjetër natë me sulme ajrore mbi caqe në Ukrainë, përfshirë një spital në Kamjansk dhe një burg në rajonin e Zaporizhjës, ku të paktën 17 persona u vranë.

Mediat ruse më 28 korrik theksuan se Rusia do të vazhdojë të shtyjë përpara në fushëbetejë.

Në mes të heshtjes së Kremlinit, si veprimet ashtu edhe diskursi publik i Rusisë mbeten të pandryshuara nga ultimatumi i ri./ REL

Etiketa: LuftaPutinTrumpukraina

Lajme të lidhura

BOTA

Moska ndërton mbrojtje raketore pranë fondacionit të vajzës së Putinit

09:54 : 28/06/2026
BOTA

Përshkallëzohet sërish situata në Lindjen e Mesme, SHBA godet objektiva iraniane në Ngushticën e Hormuzit

09:01 : 28/06/2026
BOTA

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

16:58 : 27/06/2026
BOTA

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

21:19 : 26/06/2026
BOTA

Dronët ukrainas intensifikojnë sulmet në Rusi

16:30 : 26/06/2026
BOTA

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putin – DETAJE

17:45 : 24/06/2026
Para

Analiza e CNN: Trump fitoi luftën e tarifave me BE-në, unioni shfaqet i penduar

TË GJITHA

Horoskopi, 30 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 29/06/2026

Protesta/ Artan Hoxha: Rama ka futur në punë anti-terrorin dhe SHISH, 173 persona në filtër

22:55 : 29/06/2026

Abilekaj: Nëse rrethohet kryeministria për një javë, Rama nuk mund të jetë më në detyrë!

22:53 : 29/06/2026

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave

22:50 : 29/06/2026

Vijon marshimi në Tiranë, protestuesit thirrje njëzëri: Rama n’burg, Berisha n’burg

22:44 : 29/06/2026

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

22:34 : 29/06/2026

Eurodeputetja holandeze: Nëse doni të shkoni në BE, Rama duhet të dëgjojë

22:17 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerGrandpashabetcasibomPerabetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio