• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konflikti si gjendje e përhershme

08:42 : 28/07/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, BOTA, KRYESORE, OP-ED

Nga Ilir Kalemaj

Luftërat kanë qenë gjithnjë norma dhe jo përjashtimi në historinë njerëzore. Konflikti është karakteristikë kryesore në shoqëri e reflektuar dhe në marrëdhëniet mes entiteteve, qofshin këto qytete, shtete, organizata etj. Në 3400 vitet e fundit, njerëzimi ka qenë gjithsej në paqe për vetëm 268 vjet, ose vetëm 8 përqind të historisë prej nga ku ka të dhëna. Pra gjendja e paqes është përjashtimi nga rregulli në një det luftimesh dhe konflikti të pandërprerë. Nuk është synimi i këtij shkrimi të bëj një qasje antropologjike se pse ndodh kjo, por se çdo të thotë për marrëdhëniet ndër-shtetërore në epokën moderne, çfarë mund të nxjerrim si leksione si shqiptarë në një rajon të trazuar dhe Shqipëria si komb-shtet i vogël dhe si parashikohet trendi i të ardhmes së afërt duke u bazuar te ajo çfarë po ndodh aktualisht në botë.

Nga 1800 rreth 37 milionë njerëz kanë humbur jetën drejtëpërsëdrejti nga luftimet, pra të vrarë në luftë si palë ndërluftuese. Pra bëhet fjalë për trupa ushtarake. Kjo pa futur në llogari viktimat nga pandemitë që kanë ndodhur në kushte lufte, si gripi spanjoll përgjatë luftës së parë botërore, civilët që e kanë pësuar etj., ku me lehtësi mund të merret me mend se sa e lartë është shifra e këtyre dy shekujve e kusur që kanë humbur jetën direkt apo indirekt nga lufta. Mendohet se vetëm përgjatë shekullit të 20-të të ketë rreth 108 milionë njerëz të vrarë, duke përfshirë civilët. Rreth tre të katërtat e atyre që kanë humbur jetën kanë qenë në dy kuftërat botërore ndërsa mbi 90 përqind kanë qenë në 10 konfliktet më të mëdha që në fillim të 1800ës.

Po si paraqitet gjendja sot? Vetëm vitet e fundit bota është përfshirë nga disa konflikte të mëdha, ku vlen të theksohet ai Rusi-Ukrainë, si teatri më i madh i luftës ndër-shtetërore në kontinentin evropian por ndoshta në gjithë botën pas luftës së dytë botërore. Kjo pasi përgjatë luftës së ftohtë, luftërat apo konfliktet ishin kryesisht proxy, pra superfuqitë nxisnin dhe mbështesnin palë rivale në shtete të ndryshme si Koreja e Jugut, Vietnam apo Afganistan. Luftërat ndër-shtetërore si ajo 8-vjecare Iran-Iraq ishin përjashtimi nga rregulli. Konflikte të tjera të mëdha janë ai Izrael-Hamas, por që ka një kosto të jashtëzakonshme njerëzore, me humbje jete masive palestinezësh të pafajshëm, ku krimet e luftës nuk kanë kursyer as fëmijë përkundër çdo konvente të ratifikuar ndërkombëtare si ajo e Gjenevës.

Konflikte të tjera si konflikti në Siri që përfundoi me largimin e Asadit, luftërat civile në Jemen apo Sudanin e Jugut, luftërat e shkurtra por tejet intensive si ajo Izrael-Iran me përfshirjen e SHBA-së që nisi bombarduesit B2 që lëshoi 14 bomba GBU-57, mbajtën globin pezull për shkak të rezonancës së gjerë që përfshinin dhe kostot afatgjata jo vetëm për sigurinë rajonale por edhe ekonominë botërore etj. Në tërësi, paqja përgjatë 2025-ës ka rënë me 0.36 përqind sipas Indeksit Global të Paqes. Konflikte të tjerë si ai me potencial bërthamor Indi-Pakistan që zgjati vetëm katër ditë apo së fundmi Tailandë-Kamboxhia, u ndërmjetësuan me shpejtësi nga presidenti Trump sipas deklaratave të vet Shtëpisë së Bardhë dhe tregojnë një rol të dyfishtë të Washingtonit në parandalimin e konflikteve botërore.

Lexo edhe:

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

Nga njëra anë, SHBA duket e tërhequr në raport me pozitat ndërhyrëse që ka pasur në pjesën më të madhe të historsë moderne, së paku prej Uilson-it e këtej, madje duke pezulluar shumë prej programeve si USAID etj., të ndërhyrjeve të buta por edhe atyre në punët e brendshme të shteteve duke respektuar caqet sovranë të këtyre të fundit. Nga ana tjetër, duket e vendosur të parandalojë konflikte që shpërthejnë papritur si ato të cekura më sipër, por edhe ato që kanë disa vite si Ruanda-Kongo që ka nisur qysh në 2022-shin të përshkallëzohet por që rrënjët i ka 30 vjet më parë me gjenocidin ruandez të 1994-ës. Së fundmi këto dy shtete janë ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar një traktat formal paqeje që do të nxisi një dinamikë të re jo vetëm mes këtyre dy shteteve por edhe rajonit. Në të njëjtin prizëm, presidenti Tramp përmendi së paku 2-3 herë dhe ndërhyrjen e tij përgjatë mandatit të parë për të ulur në Shtëpinë e Bardhë në shtator të 2020-ës kryeministrin Hoti dhe presidentin Vuçiq për nënshkrimin e marrëveshjes që sipas tij parandaloi përshkallëzimin e konfliktit mes dy vendeve.

Si përfundim, mund të themi që luftërat moderne janë shpesh të pashpallura dhe pa përfundim të qartë. Janë luftëra hibride që përfshijnë kërcënime të shumëfishta. Shpesh luftërat konvencionale bashkëveprojnë me mjete dhe taktika jo-konvencionale që përfshijnë sabotim, përpjekje për destabilizim, përdorim të gjerë të spiunazhit, vrasje të paverifikuara në vende të treta, përdorim të mercenarëve dhe grupeve paramilitare. Por gjithnjë e në rritje përfshijnë sulme kibernetike, apo përhapje të lajmeve të rreme dhe dezinformimit. Luftërat dhe konfliktet përfshijnë gjithashtu rreziqe gjeoenergjetike, kufizime të ndërlidhjes dhe rritje të kostove të transportit. Zakonisht barrën më të madhe e marrin vende të treta, shpesh të vogla, periferike apo jashtë aleancave të mëdha si NATO. Luftërat dhe konfliktet janë tipar i përhershëm i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe formësojnë në praktikë sjelljen e shteteve karshi njëri-tjetrit. Nëse interesat janë të përhershëm, aleancat shpesh janë taktike në funksion të mbijetesës së shteteve dhe akumulimit të fuqisë. Por në çdo rast përgatitja nuk është kurrë e tepërt.

Etiketa: e perhershmegjendjeilir kalemajkonfliktilufteRusiSHBAUkraineusaid

Lajme të lidhura

BOTA

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025
BOTA

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025
BOTA

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

20:54 : 25/10/2025
BOTA

Pakistani paralajmëron Afganistanin: “Luftë e hapur” nëse bisedimet dështojnë

20:37 : 25/10/2025
BOTA

Trump forcon praninë ushtarake në Venezuelë: Anije, bombardues dhe CIA

17:10 : 25/10/2025
BOTA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025
Para

Përfshihet nga zjarri një automjet në aksin Fier–Seman

TË GJITHA

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025

EMRAT/ Albin Kurti prezanton kabinetin qeveritar

12:05 : 26/10/2025

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025

Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara

11:23 : 26/10/2025

Aksident tragjik/ 19-vjeçari përplas për vdekje me automjet një grua në Kavajë

11:06 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com