• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja Veliaj/ Dëshmitë e të penduarës së SPAK “fundosin” Fatmir Bektashin, biznesmeni pranon pagesat

10:28 : 25/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Adela Kondakçi, ish-financierja e OJF-ve dhe studios ligjore “Partner Law” të Ajola Xoxes, ka marë statusin e bashkëpuntores së prokurorisë së Posaçme, duke u kthyer në gruan e parë të penduar në historinë e Drejtësisë Shqiptare.

Nuk dihet me saktësi se cilat janë kushtet e marrëveshjes që kjo grua ka lidhur me dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado, por pa dyshim mes pikave të negociuara ka shumë gjasa të jetë amnistimi i saj nga dënimi me burg, duke e çuar drejt një dënimi alternativ.

E penduara e parë femër në Shqipëri, do dëshmojë në një gjyq ku i pandehur do të jetë kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, gruaja e tij Ajola Xoxa dhe disa prej oligarkëve më të mëdhenj të Shqipërisë, duke filluar nga Gentian Sulaj, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi e të tjerë.

Dhe këtë “arritje” domethënëse e realizuan vetëm dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado, të cilët arritën pas disa muaj hetime të pendojnë një grua në Shqipëri dhe ti japin statusin e bashkëpunëtores një vajzë ekonomiste nga Lushnja, e quajtur Adela Kondakçiu.

Në këtë dosje janë angazhuar gati 15 oficerë dhe vlerësues financiare të BKH-së. Ndërsa e penduara, Adela Kondakçiu, mësohet të jetë marrë në mbrojtje.

Lexo edhe:

Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

Hetimet për Portin e Limionit/ SPAK kontrolle vartësve të Ballukut dhe ish-drejtoreshës së Xhaçkës

Nga dëshmia e Adela Kondakçiut, SPAK ka ngritur akuzën për stafin e zyrës ku punonte kryefinancierja, si për avokatet Ines Dani, Greta Domi, pronaren Ajola Xoxa, oligarkun Shkëlqim Fusha, Elman Abulen, Marisa Niton, Fatmir Bektashi dhe persona të tjerë që janë përfshirë në marrëdhënie financiare.

Më konkretisht në dosjen e prokurorisë së posaçme SPAK, thuhet se në lidhje me financimin e organizatës jo fitimprurëse “BYL-A” nga kompania “Kontakt”, Adela Kondakçiu në cilësinë e bashkëpunëtores së drejtësisë deklaron se shoqëria “Kontakt” ka bërë dy sponsorizime por herën e parë ka paguar direkt “Tim Newman” për festivalin “ICDF” edicioni i parë në vitin 2022.

Ndërsa për edicionin e dytë, në vitin 2023 është paguar “Byl-A” gjithmonë me konfirmim të Ajolës.

Më pas ajo ka folur për kontratën dhe faturën me ekonomisten e “Kontaktit”, Eralda Ikonomi. U vendos që kontrata duhej të ishtë marrëveshje bashkëpunimi dhe jo kontratë sponsorizimi. Vlerën e ka konfirmuar Ajola.

Më tej në dosje thuhet se Adela Kondakçiu, mban mend që i është nisur një “voice” nga Ajola Xoxa, ku i është thënë që kontratën ta mbante vetëm ajo dhe Greta, sepse ishte sekret. Me sa është në dijeni, deklaruesja shton se Ajola Xoxa komunikonte direkt me Fatmir Bektashin me e-mail.

Deklaruesja mban mend që ata kanë sponsorizuar dhe kanë paguar edhe biletat e festivalit për stafin e tyre.

Ndërkohë, Fatmir Bektashi, gjatë seancës së verifimit të kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal, duke i bërë me dije se për shkak të pozitës procedurale nuk ka detyrimin për t’u përgjigjur, ka pranuar të japi shpjegime.

Lidhur me faktin penal përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme në seancë gjyqësore, pyeti personin nën hetim Fatmir Bektashi si më poshtë vijon:

Prokurori: Me z. Veliaj përpara se të bënit sponsorizimin e “Bylës”, prej 60. 000 euro, keni pasur një udhëtim jashtë shtetit?

Fatmir Bektashi përgjigjet: Po, në 2016-ën.

Prokurori: Bileta e këtij udhëtimi kush i ka paguar, për Bektashin, për z.Veliaj dhe për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa?

Fatmir Bektashi: Sipas asaj që kam parë tek ju, del që i ka paguar “Kontakti”.

Prokurori: Po veç biletës ç’farë keni paguar tjetër për z. Veliaj?

Fatmir Bektashi: Dhomën e Veliaj. Për qëllimin që e mora me vete.

Prokurori: Ku keni qënë në këtë udhëtim, në ç’vend të Bashkimit Europian?

Fatmir Bektashi: Për të parë zanafillën e një projekti të ri. ‘Mangalem 21”.

Prokurori: Pra, ju shkoni me Kryetarin e Bashkisë, duke i financuar biletën dhe qëndrimin në Hotel në një suitë ekzekutive në mos gaboj, për të parë ecurinë e një projekti për të cilin ju se keni nisur akoma dhe për të cilën do të kërkoni lejen e ndërtimit nga ky kryetar Bashkie, a jam i saktë unë?

Fatmir Bektashi: Po.

/ Marrë me shkurtime nga Ora News

Etiketa: Adela KondakçiuAjol XoxadeshmiErion VeliajFatmir BektashikontaktKontakt shpkpagesaryshfetetspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

21:58 : 17/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ SPAK kontrolle vartësve të Ballukut dhe ish-drejtoreshës së Xhaçkës

21:23 : 17/10/2025
AKTUALITET

E pandehur nga SPAK/ Shoqja e Veliajt, Klotilda Bushka krah Manastirliut për të mbledhur vota (VIDEO)

19:29 : 17/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

13:59 : 17/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi

12:57 : 17/10/2025
AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani

09:03 : 17/10/2025
Para

Vrau të atin, çfarë dëshmoi para policëve 26-vjeçarja nga Fieri: Ma nxiu jetën...

TË GJITHA

Onkologjiku, 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, vetëm 2 ndëshkime

09:23 : 18/10/2025

Ora dimërore, ja kur akrepat do të kthehen 60 minuta mbrapa

09:14 : 18/10/2025

Takimi Trump-Zelensky, mes optimizmit dhe rezervave për Tomahawk

09:03 : 18/10/2025

EMRI/ Ndërron jetë në spitalin e Traumës 22-vjeçari që u aksidentua një muaj më parë në Vlorë

08:53 : 18/10/2025

John Bolton dorëzohet pas aktakuzës për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara

08:34 : 18/10/2025

Këmbimi valutor 18 Tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:23 : 18/10/2025

OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete

08:19 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com