• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO-EMRAT/ Rama me aksionin “selektiv” fut në sherr biznesmenët, dhunë barbare ndaj njëri-tjetrit

09:43 : 23/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Edi Rama ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike të “zaptuara” nga bizneset, por përtej propagandës që raporton kryeministri në rrjetet sociale, realiteti në terren është tjetër.

Aksioni është selektiv, ku bizneset e “miqve” të pushtetit nuk preken, teksa kjo situatë u raportua pak ditë më parë edhe në media me zonën tek kompleksi “Delijorgji” në kryeqytet, ku një pjesë e restoranteve dhe lokaleve vijojnë të mbajnë të zaptuara trotuaret.

Kjo ka bërë që biznesmenët përfshihen në sherre të dhunshme ndaj njëri-tjetrit, më konkretisht, pronarët e barit “STOCKHOLM COFFEE & LOUNGE“, Ferhat dhe Olti Kaja, kanë dhunuar barbarisht pronarin e restorantit “Tokyo Bar & Snack”, Laert Kasaj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të hënës, rreth orës 22:30, në ambientet e kompleksit “Delijorgji”. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se disa persona kanë dhunuar në grup Laert Kasajn, i cili pas kësaj ngjarje ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë.

Në disa foto të publikuara në rrjet shihet se Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, pas sherrit të dhunshëm, por pas rreth 36 orë nga ngjarja, ende nuk kishte bërë asnjë komunikatë për mediat, duke e mbajtur të fshehtë.

Lexo edhe:

Korreshi ironi tek “Ligjet”: Ku është Kryeministri ta puthim njëherë! Manja: Edhe nëse vjen, ti se arrin dot

Rama “burg, burg, burg”, Lamallari: Paraburgimi një nga padrejtësitë më të mëdha, duhet adresuar

Reagimi erdhi vetëm pasi sherri bëri bujë të madhe mediatike, ku Policia e Tiranës bën me dije se ka shpallur në kërkim dy vëllezërit Ferhat dhe Olti Kajën, të cilët janë identifikuar si autorë të dhunës barbare.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasin Ferhat Kaja, 31 vjeç dhe Olti Kaja, 30 vjeç, pasi me datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi “Delijorgji” dyshohet për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dyshohet dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe Laert Kasaj, të cilët pas marrjes së asistencës mjekësore u larguan për në banesë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.” – njoftuan autoritetet.

SHKAKU I SHERRIT

Lokali “STOCKHOLM COFFEE & LOUNGE” i Ferhat dhe Olti Kajës është i pozicionuar përballë kompleksit “Delijorgji”, ndërsa restoranti “Tokyo Bar & Snack”, i Laert Kasajt ndodhet në brendësi të kompleksit.

Tre ditë më parë, Edi Rama publikoi një video në rrjetet sociale, ku tregonte se bizneset në zonën e kompleksit “Delijorgji” vijonin ende t’i kishin të zaptuara hapësirat publike, ku në fokus të video-s ishte edhe restoranti “Tokyo Bar & Snack”, i Laert Kasajt.

“Ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar.” – shkruante Rama,.

Pas videos së Edi Ramës, u publikua edhe një denoncim në media ku tregonte bizneset në zonën e kompleksit “Delijorgji” dhe përballë tij vijon t”i mbanin të zaptuara trotuaret. Denoncimi niste me foton e lokalit “STOCKHOLM COFFEE & LOUNGE” të Ferhat dhe Olti Kajës, por pjesë e denoncimit ishte edhe restoranti “Tokyo Bar & Snack”, i Laert Kasajt.

Gjithsesi, referuar raportimeve mediatike, pronarët e lokalit “STOCKHOLM COFFEE & LOUNGE” dyshonin se pas këtij denoncimi në media qëndronte Laert Kasaj i “Tokyo Bar & Snack”, si dhe se ky i fundit i kishte denoncuar edhe tek Edi Rama.

Kjo dyshohet se ka qenë edhe arsyeja pse Ferhat Kaja së bashku me vëllain e tij Olti Kaja, e kanë pritur Laert Kasajn në momentin kur ka shkuar tek restoranti, duke e dhunuar barbarisht .

Etiketa: aksioniEdi RamaFerhat KajaLaert KasajlokalOlti KajaRamarestorantselektivSTOCKHOLMSTOCKHOLM COFFEE & LOUNGEtokyoTokyo Bar & Snack

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Korreshi ironi tek “Ligjet”: Ku është Kryeministri ta puthim njëherë! Manja: Edhe nëse vjen, ti se arrin dot

11:14 : 14/10/2025
AKTUALITET

Rama “burg, burg, burg”, Lamallari: Paraburgimi një nga padrejtësitë më të mëdha, duhet adresuar

10:59 : 14/10/2025
AKTUALITET

Sulmi ndaj Focus Media Group, Kallas: Mosmarrëveshjet të zgjidhen në rrugë ligjore! Të respektohet liria e gazetarëve

10:20 : 14/10/2025
AKTUALITET

Rama premton “qiqra në hell”, por 19 mijë shqiptarë me arsim të lartë janë të papunë

08:18 : 14/10/2025
AKTUALITET

Rama therrët tubim më 17 tetor në Tiranë për krerët e UÇK-së

20:49 : 13/10/2025
AKTUALITET

Deklaratat e Von der Leyen, Strazimiri tregon me ironi ç’bën “keqkuptimi” në komunikim…

14:19 : 13/10/2025
Para

U paraqit në SPAK, Ajola Xoxës do t'i komunikohet zyrtarisht akuza

TË GJITHA

Paradoksi në Parlament, Ulsi Manja pyet Lamallarin për raportin që përgatiti vetë

14:26 : 14/10/2025

Kurti: Ende nuk kemi nisur diskutimet me partitë për formimin e qeverisë së re

14:23 : 14/10/2025

Ishte arratisur nga burgu, policia arreston 30-vjeçarin në Korçë

14:21 : 14/10/2025

Sfida miqësore, ja si pritet të rreshtohet Shqipëria përballë Jordanisë

14:15 : 14/10/2025

Vjedhje në biznese dhe banesa, dy të arrestuar në Tiranë

14:08 : 14/10/2025

Olsian Çela kritikon prokurorët: S’kuptojnë pozicionin e tyre! Ankohen në ambasada për vendimet e Apelit

14:08 : 14/10/2025

Indrit Doda emërohet drejtor në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve

13:51 : 14/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com