• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

10:43 : 18/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kombinati, një prej lagjeve më të mëdha në Tiranë, prej vitesh është në një lëngim të vertetë. Varfërisë ekstreme të kësaj zone, vetëm pesë kilometra larg qendrës së kryeqytetit, iu shtuan edhe pasojat e rënda të tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Dhjetra pallate e shtëpi më të ulta u dëmtuan keqaz nga lëkundjet sizmike dhe një pjesë e tyre u përfshinë në planin e demolimit të detyruar nga Bashkia dhe Inspektorati Ndërtimor.

Tashmë, gati 6 vjet pas asaj ngjarjeje të rëndë, Kombinati është një rrënojë e madhe. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari (tashmë i arrestuar) i Bashkisë, Erion Veliaj, premtuan që në ditët e para pas tërmetit se lagja do të rindërtohej e re, me kushte perëndimore, brenda një kohë shumë të shkurtër.

Lexo edhe:

Përjashtohet interpelanca me Ramën për fondet IPARD, Bardhi: Mazhoranca po shkel Kushtetutën

“Skenar i stilit Zelensky”/ Media greke: Florian Binaj sfidon Edi Ramën për Tiranën

Në foto: Pamje nga gërmadhat e krijuara pas tërmetit në Kombinat (foto: Boldnews.al)

Por, fjalët i mori era. Veliaj tani po “shijon” qelitë e paraburgimit në Durrës, ndërsa Rama ka halle shumë më të mëdha, me natyrë gjeopolitike, se sa shqetësimet e përditshmërisë së kombinatasve.

Megjithatë, për të kujtuar banorët e kësaj zone se ata janë në zemër të Ramës, kryeministri ka dërguar për ekspeditë ekzotike në këtë zonë deputeten e sapozgjedhur, Iris Luarasi.

Pedagogia e gazetarisë, “zysh Irisi”, e cila mori një mandat qyl nga kryerilindësi, pasi ishte në “listën e mbyllur të kandidatëve” të Partisë Socialiste për Tiranën dhe që nuk e lodhi aspak veten për t’u dukur se po bënte fushatë, tashmë ka dalë shëtitje në Kombinat, për “të qarë hallet e banorëve”.

“Bashkë me drejtuesen e Njësisë Administrative nr. 6, patëm kënaqësinë të jemi pranë banorëve të bllokut 4 në Kombinat, për të dëgjuar, për të kuptuar, dhe mbi të gjitha, për të vepruar! Zëri i qytetarëve është busulla jonë, dhe energjia pozitive që na transmetuan,  na motivon edhe më shumë për të çuar përpara zgjidhje konkrete që përmirësojnë jetën e përditshme”, shkruan një tekst plot pathos zysh Irisi në rrjetet sociale.

Postimi i “zysh Irisit” është shoqëruar edhe me disa foto, ku bien në sy pamje nga një “treg Gabi” pranë ish-qytetit të nxënësve, si edhe të mbeturinave të pambledhura në zonë.

“Zysha”, një mbrojtëse e flaktë e të drejtave të njeriut, ka harruar “një detaj të vogël” në këto foto. Tek shkrepjet e publikuara në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka nxjerrë me fytyrë dy të mitur, në mesin e grumbullit të plehrave.

Por, kjo “shkelje flagrante” nuk përbën problem për aktivisten, e shndërruar në rilindase.

Në foto: Pamje e publikuar nga Iris Luarasi (fytyrat e fëmijëve janë retushuar nga Boldnews.al)

Gjithësesi, mesazhi që synon të përcjellë “zysh Irisi” me fotot me mbeturina që, tashmë që ajo u bë deputete, nën drejtimin edhe të liderit vizionar, Edi Rama, lagja e Kombinatit do të shpëtojë nga varfëria dhe nga plehrat.

Kjo “historia e plehrave” mund të jetë edhe një mesazh që “Rilindja e Re” e Rama-Luarasit do të rregullojë ato “të pabërat” e Erion Veliajt, i cili, si kryebashkiak i Tiranës për gati 10 vjet, nuk e zgjidhi punën e mbeturinave.

Zysha, “ftujake” në politikën e lartë, e cila do të futet në Parlament falë aftësisë së saj për t’iu “lëpirë” pushtetit të Edi Ramës nga njëra studio në tjetrën, nuk ka aspak guxim të tregojë se përse është kjo gjendje në Kombinat (por jo vetëm).

“Zysh Irisi” duhet të lexojë më shumë, për të kuptuar se Kombinati, por edhe i gjithë vendi, drejtohet prej 12 vitesh nga lideri i saj, Rama. “Zysh Irisi”, gjithashtu duhet të lexojë e të mësojë se, Tirana, pra edhe Kombinati, drejtohet prej vitit 2015 nga rilindasi Erion Veliaj, i cili shihej si “pasardhësi” e kryetarit, derisa përfundoi pas hekurave, në shkurt të këtij viti.

Në foto: Deputetja e PS, “zysh” Iris Luarasi, xhiro tek “tregu i Gabit”, pranë ish-Qytetit të Nxënësve

Pas 12 viteve “Rilindjeje”, Kombinati, jo vetëm që nuk mori asnjë lloj përmirësimi, por, për më tepër, u shndërrua në një gërmadhë gjigante.

Tani që do të jetë në Parlament zysh Iris Luarasi, kombinatasve do t’u shtohen shpresat për Rimëkëmbje. Kjo është fjala e zyshës, e cila “xhiron” e parë në Kombinat, e zhvilloi në “Tregun e Gabit”.

Natyrisht, ajo nuk ka shkuar për të bërë pazar aty, pasi standardi nuk ia lejon. Këtë e ka pohuar me gojën e saj, kur deklaroi disa muaj më parë se “nuk kandidon për Drejtor të TVSH-së, sepse rroga (mbi 2 milionë lekë në muaj), nuk më mjafton për shpenzimet e mia”.

Etiketa: Edi RamaIris LuarasiKombinattregtregu i Gabit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përjashtohet interpelanca me Ramën për fondet IPARD, Bardhi: Mazhoranca po shkel Kushtetutën

10:37 : 08/10/2025
AKTUALITET

“Skenar i stilit Zelensky”/ Media greke: Florian Binaj sfidon Edi Ramën për Tiranën

19:42 : 07/10/2025
AKTUALITET

Bardhi: Rama dhe Koçiu gënjyen publikisht për rolin e policisë në gjykata, SPAK të nisë hetimet

16:11 : 07/10/2025
AKTUALITET

Shteti “i vrarë” nga babëzia e pushtetit

14:39 : 07/10/2025
AKTUALITET

Përgjimet e grupi të “Rrumit” për “të gjatin”, Berisha ironizon: E ka për Ramën, s’mund të jetë Braçe

13:24 : 07/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiaku i New York-ut viziton Shqipërinë, hotelin dhe transportin në vendin tonë e mbulon qeveria

12:51 : 07/10/2025
Para

Tritoli në Tiranë/ Dalin pamjet nga lokali, xhamat e bërë copash nga shpërthimi

TË GJITHA

Përjashtohet interpelanca me Ramën për fondet IPARD, Bardhi: Mazhoranca po shkel Kushtetutën

10:37 : 08/10/2025

U plagos në sallën e gjyqit ku u vra gjyqtari, zbardhet dëshmia e Ervis Kurtajt: Elvisi u çua nga karrigia dhe…

10:26 : 08/10/2025

Opozita kërkon shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja

10:13 : 08/10/2025

Daily Mail: Shqiptari i kërkuar nga SPAK lëviz i lirë rrugëve të Londrës

10:04 : 08/10/2025

Trump/Stubb, dy Arkitektët e Rendit të Ri Botëror

09:53 : 08/10/2025

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

09:48 : 08/10/2025

Nxiste 13-vjeçarin për të kryer vjedhje, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

09:33 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com