• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator

14:43 : 14/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Në muajin shtator, opozita ka vendosur t’i kundërvihet qeverisë me protesta mbarëkombëtare, duke mos përjashtuar as grevën e urisë në Kuvendin e ri.

Por, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, jep mesazhin e qartë se duhen ndërmarrë akte që t’i shërbejnë arritjes së qëllimit, të jenë efikase, jo thjesht për të bërë ‘show’.

Deputeti demokrat thotë për gazetën “Panorama” se greva e urisë vërtetë mund të tërheqë vëmendje ndërkombëtare, por është dyshues nëse do të sillte rezultatin që duhet. Edi Paloka ka bindjen se, “qeveritë i rrëzojnë popujt, padrejtësitë i lufton reagimi qytetar”, ndaj ai apelon shqiptarët për një reagim të fortë deri në përmbysjen e regjimit nga pushteti.

Teksa i konsideron zgjedhjet e 11 majit një farsë elektorale, deputeti demokrat flet për krijimin e një qeverie teknike si garante të votës së lirë dhe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve. Në këtë situatë, ai nuk mbështet zërat për një largim të Sali Berishës nga drejtimi i partisë. Sipas tij, Berisha ka meritat që e nxori PD-në nga koma dhe dorëheqja e tij do të ishte dëmi më i madh që mund t’i bëhej partisë në këtë moment.

Pyetje: A duhet të dorëhiqet Sali Berisha nga drejtimi i PD-së?

Lexo edhe:

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

Do garojnë me kandidat nga shoqëria civile, Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

Përgjigjet Paloka: “Berisha u rikthye në krye të Partisë Demokratike kur PD-ja ishte në koma dhe zyrtarisht mbahej peng nga Rama. Sapo PD-ja filloi t’i rikthehej normalitetit, Berisha u arrestua. Praktikisht, Berisha e drejtoi Partinë Demokratike vetëm dy muaj. Pra, edhe sikur të mos ishim përballë një farse zgjedhore, Berisha do të ishte njeriu më pak përgjegjës për një humbje të PD-së. Përkundrazi, Berisha ka meritat që e nxori PD-në nga koma, mori mbi supe pothuajse i vetëm gjithë fushatën dhe sot është njeriu, që po me ato energji po demaskon përpara gjithë botës jo vetëm farsën zgjedhore, por edhe të gjithë të vërtetën për diktaturën më të re që është vendosur në vend! Dorëheqja e Sali Berishës do të ishte dëmi më i madh që mund t’i bëhej Partisë Demokratike në këtë moment”

Pyetje: Është përmendur skenari për grevë urie të deputetëve në legjislaturën e re. A është greva e urisë një opsion?

Paloka: “Mendoj që ne duhet të ndërmarrim akte që t’i shërbejnë arritjes së qëllimit, të jenë efikase, jo thjesht të bëjmë show. Greva e urisë vërtetë mund të tërhiqte vëmendje ndërkombëtare, por unë dyshoj që do të sillte rezultatin që duhet. Deri tani, në kujtesën time, vetëm një grevë urie ka rezultuar e suksesshme, ajo e jona në shkurt të ’91-shit. Por, ajo grevë pati sukses sepse populli u lëshua në rrugë dhe përmbysi monumentin e diktatorit. Pra, nuk është greva në vetvete që detyron një qeveri të ndryshojë apo tërhiqet nga vendimet e saj, por reagimi qytetar. Nëse do të mjaftonte një greve urie për të rrëzuar qeveritë, atëherë nuk do kishte qeveri të qëndronte në këmbë. Qeveritë i rrëzojnë popujt, padrejtësitë i lufton reagimi qytetar. Për fat të keq unë shoh që populli im vetëm kur i shkon e keqja në derë, e kupton se nuk duhej lejuar e keqja të qëndronte në pushtet. Kjo është histori që vazhdon prej 12 vjetësh”

Pyetje: Berisha ka paralajmëruar protesta antiqeveri në shtator, por sa efektive do të jenë ato në një kohë kur nuk mundi që ta rrëzonte dot me votë?

Berisha: “Unë kam kohë që e them, ne jemi në diktaturë dhe diktaturat nuk ikin me votë! Shqiptarët e kishin në dorë ta hiqnin të keqen me votë edhe më 11 maj, po nuk e bënë! Të jem i sinqertë, për mua ata që i dhanë votën Ramës janë fajtorë e bashkëfajtorë në krim. Për mua pak rëndësi ka nëse u mashtruan, u blenë, ranë preh e shantazhit apo cilado qoftë arsyeja që pranuan të manipulohen e të votojnë Ramën; ata kanë bërë një krim ndaj vendit të tyre, por edhe ndaj vetes e fëmijëve të tyre. Po shohim shpesh këto ditë nga Vlora në Dukagjin nga ata që thonë: “Na u thaftë dora që votuam Ramën”. Në 12 vjet janë bërë shumë që mallkojnë kështu e pastaj e gjejnë zgjidhjen tek ikja nga vendi. Ia kanë bërë vetes, fëmijëve të tyre, por edhe gjithë pjesës tjetër të shqiptarëve që nuk e pranojnë këtë diktaturë e padrejtësi! I dhanë të keqes një mandat tjetër. Në sajë të tyre, ne sot nuk kemi më as demokraci, as liri, as një qeveri që të mendojë e mbrojë interesat e shqiptarëve. Tani ne kemi “mret” Ramën! Kemi “mretin” tonë, jo atë që do na duhej, po atë që meritojnë ata që e votuan dhe e mbajtën për ta mallkuar pak ditë pasi e votuan! Ne sot na sundon “mreti shurraq”. Shqiptarët e kanë në dorë të vazhdojnë të mashtrohen, të dhunohen e të poshtërohen nga “mreti shurraq”, ose të reagojnë. E keqja nuk luftohet vetëm kur të vjen te pragu i shtëpisë, se atëherë është vonë!”

Etiketa: Berishadorehheqjegreve urieopozitaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

20:49 : 04/10/2025
AKTUALITET

Do garojnë me kandidat nga shoqëria civile, Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

19:34 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Të hetohen!”/ PD: Në dy tendera të OSSH-së, fitues i njëjtë dhe mungesë konkurrence

14:56 : 04/10/2025
AKTUALITET

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Sot vendosim modelin për garën elektorale në Tiranë

13:55 : 04/10/2025
AKTUALITET

Salianji takohet me demokratët e Korçës: Rikthimi më jep energji për betejat që na presin

12:45 : 04/10/2025
Para

Vrasja e Martin Canit, dëshmon Mario Përlleshi: Thikën e gjeta në rrugë

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com