• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kanuni i “Lekës” dhe “katundi” i Ramës

20:07 : 13/07/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Malësorët në veri e në jug, kanë lëshu kushtrimin, kanë thirr Kuvendet, janë mbledh paria e krerët e Bajraqeve, pashalleqeve, bejlerët, për me i dal zot vatanit, i rrezikuem prej armikut.

As serb as turk as grek, as shkja, nuk na kanë marrë trojet tona prej 500 motesh thotë Zef Vladi, trashëgimtar i Bajrakut të zonës.

Prifti në krah të malësorëve. Ata po përballen me antiligjin. Me shtetin e kapur. Me qeverinë e përdorur. Me vendorët e rrëzuem. Kanë shtet-pushtet-partinë përballë.

E në traditën e paqes ku nderi e kodi rrinë në këmbë janë kthyer te e drejta zakonore, karshi të.cilit të gjithë binden. Aty kuvendi ndahet me një seancë. Thethi thirri burrat në Kuvend.

Lexo edhe:

Riemërimet e Ramës, Çollaku: Dëshmi e kapjes së shtetit

‘Nepali’ nuk ndodh në Shqipëri se ne kemi fb!!

Bajraktari dhe prifti, ata duan bekimin e Zotit kur të veprojnë. Janë të gjithë në këmbë. Mandati i Kuvendit të Maleve është i shenjtë. Nuk ka parti. Ka veç atdhe. Kullat kanë kode. Kanë asht. Kanë vatanin fe.

Në Theth, si kudo në Shqipëri po shohim se Kanuni i Lekës është bërë i domosdoshëm përballë “katundit” të Ramës për të mbijetuar.

Me 500 fjalë në një letër rruge, të Paketës së Ramë-Benetit, dy të pandehurve të mëdhenj, na u bëkërke për pesë minuta pronar i trojeve 500 vjeçare. Por këtu çudia nuk zgjat tre ditë. Janë thirr burrat nga Malësia e Diaspora dhe të gjithë janë gati me u mbledh në Dukagjin.

Vetëm ai që ka detyrë ligjin, KM nuk është gati të zbatojë ligjin e të merret vesh me vendasit. Sepse Rama ka zgjedhur baronët në vend të banorëve.

Sjellja e pushteti me armë kundër autoktonëve, sikur e kanë katundin e shefit, e po e çlirojnë është kanibalizëm. Ulërimë është plaçkitja e pronës, kudo në Vlorë, Sarandë, Ksamil, Shëngjin, Velipojë, Durrës. KM ia ka sajuar targat ndonjë “thethiani me ngjyrë” apo jo shqipfolës për të bërë pazarin e radhës. Thethi nuk është Surrel i vjedhur, as Gjipeja e klonuar e kthyer në saraj të ramajve qeveritar me VKM.

Fatkeqësisht me leje e ligje mbajtëm në kurriz 50 vite diktaturë vrasëse. Po sot me çligje të Ramës grabitja është kthyer derë për derë. Qeveri, kuvend bashki, drejtësi, ekonomi, medie, votë, Mafie, të gjitha i koordinon e kontrollon një individ.

Shteti nuk është fadromë. Kur institucionet nuk funksionojnë atëherë njerëzit, qytetarët, e kanë detyrim të ngrihen e ti ribëjnë ato. Sot Kanuni i Lekës ka mbajt rend e siguri shumë herë më tepër se “katundi” kriminal ii Ramës.

Ne e kujtojmë marrjen e frymës dhe azmën e acaruar të Kryeministrit që dihaste si maratonomik i sëmurë, kur kuksianët i dhanë kusurin traut apo kur studentët e telendisën për tre ditë. E treta mundet me prodhu lajme. Në një emergjencë kombëtare askush mos befasohet kur shqiptarët të brohorasin më me shumë dëshirë, rroftë “Kanuni”, e poshtë “Katundi…”

Etiketa: aksioniBasir ÇollakukanunilekesThethi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Riemërimet e Ramës, Çollaku: Dëshmi e kapjes së shtetit

17:23 : 13/09/2025
AKTUALITET

‘Nepali’ nuk ndodh në Shqipëri se ne kemi fb!!

13:54 : 10/09/2025
AKTUALITET

A është Rama një spiun rus dhe kinez?!

16:01 : 09/09/2025
AKTUALITET

V*asja në Shkodër, Çollaku: Siguria po merr goditje të rëndë, ka policë dhe prokurorë bashkëpunojnë me krimin

17:58 : 08/09/2025
AKTUALITET

“McGonigal”, Çollaku: Këshilltarët e Ramës të lidhur me kinezë e rusë, të majmur me tendera në Shqipëri

17:39 : 08/09/2025
AKTUALITET

Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre

10:48 : 08/09/2025
Para

Tjetër vatër zjarri, përfshihet nga flakët sipërfaqja me ullishte në Mallakastër

TË GJITHA

“O Hashim, ti ku je…”/ Qytetarët protestojnë para Gjykatës Speciale në Hagë (Video)

13:11 : 14/09/2025

Vodhën një automjet dhe grabitën dy dyqane, arrestohen dy të miturit në Tiranë

13:04 : 14/09/2025

“Të marr peng, të fus në bagazh”, Berisha: Gazetari Edon Kuqi u kërcënua nga djali i tezes së Ballukut

12:48 : 14/09/2025

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë

12:43 : 14/09/2025

Asist dhe gol, sulmuesi i harruar nga Sylvinho shkëlqen sërish në Angli (Video)

12:35 : 14/09/2025

Ndërtim pa leje, vjedhje në kishë dhe aksidente, 4 në pranga, 3 nën hetim në Vlorë

12:31 : 14/09/2025

Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre korçarët në Selanik (Emrat)

12:16 : 14/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com