• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fitoi 2.2 mln euro te Arkivat/ “Adel Co” me pronar “në hije”, Arjan Lleshi, 1 vit jashtë tenderave

19:08 : 12/07/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

 Abuzimet me dokumentat e një tenderi me fond limit 2.2 milionë euro të Arkivës së Shtetit e kanë penalizuar rëndë kompaninë “Adel Co”, në pronësi formale të Kliti Avdullari, por që besohet se pas tij fshihet biznesmeni Arjan Lleshi.

Në 11 Korrik 2025, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka vendosur përjashtimin e shoqërisë së shtypshkrimit dhe prodhimit të letër-kartonave, “Adel Co” për një vit nga pjesëmarrja në tendera.

APP thotë në vendimin nr. 51 të saj se arsyeja e përjashtimit të shoqërisë private nga e drejta për të marrë pjesë në procedurat të prokurimit publik është fakti që “ka keqinformuar për qëllime kualifikimi” në tenderin e zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në vitin 2023, me objekt “Blerje kuti dhe dosje për ruajtje të përkohshme”, me fond limit 227.210.205 lekë të reja (rreth 2.2 milionë euro).

Në foto: Vendimi i Agjencisë së Prokurimit Publik për përjashtimin e “Adel Co”

Sipas Agjencisë së Prokurimit Publik, hetimi administrativ ka nisur pas ankesës së një shoqërie tjetër pjesëmarrëse në atë tender. Në përfundim, APP ka konstatuar problematika në dokumentacionin e përdorur nga “Adel Co” dhe ka vendosur përjashtimin e saj për 12 muaj nga pjesëmarrja në tendera publik.

Lexo edhe:

SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO kthen për plotësim dosjen e Jonaid Myzyrit

Pushimi i çështjes së Jonaid Myzyrit/ GJKKO cakton datën për shqyrtimin e kërkesës së SPAK

Historia e tenderit të Arkivave vijon prej më së paku dy vitesh. Në këtë histori ka dyshime se është përfshirë edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPP), i cili, nën drejtimin e Jonaid Myzyrit, i dha të drejtë më herët shoqërisë “Adel Co”.

Në vijim, kompania që rezultoi humbëse në atë tender, iu drejtua me kallëzim Prokurorisë së Posaçme në shkurt të vitit 2025, ku kërkonte hetimin e të gjithë anëtarëve të Komisionit të Prokurorimit Publik, nën dyshimet se kanë favorizuar shoqërinë me “pronar në hije”, Arjan Lleshin.

Në kallëzim, ndër të tjera thuhej se “Kliti Avdullari (pronari në letra) është thjesht një prestanome, pronari faktik është Arjan Lleshi dhe Arjan Lleshi në bashkëpunim dhe me të tjerë ka ndikuar në vendimarrjet e KPP në favor të subjektit Adel CO”.

Ky tender është denoncuar publikisht edhe nga Partia Demokratike nw opozitw, nw mars tw vitit 2025.

Në foto: Shpallja e tenderit me fond 2.2 mln euro të Drejtorisë së Arkivave

Shoqëria “Adel Co” është regjistruar në vitin 2012, në emër të Reshit Koni.  Në vitin 2017, Reshit Koni ia dhuron të gjithë aksionet e shoqërisë Arjan Lleshit. Më pas, Koni mban postin e drejtorit të burimeve njerëzore në këtë kompani.

Dy vjet më pas, Arjan Lleshi ia dhuron kompaninë Kliti Avdullarit. Në listën e pagave të vitit 2021, të “rrjedhur” në publik, Avdullari rezultonte drejtor i përgjithshëm i shoqërisë “Adel Co”, me një pagë vetëm 30 mijë lekë të reja në muaj.

Në foto: Akti i dhurimit të shoqërisë “Adel Co”, mes Arjan Lleshit dhe Kliti Avdullari

Gjithësesi, prej asaj kohe, dokumentat publikë të Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se Avdullari vijon të jetë aksioneri kryesor, pavarësisht se kompanitë e tjera të së njëjtës fushë besojnë se ai shërben vetëm si mbulesë për pronarin real, Arjan Lleshi.

Shoqëria “Adel Co” rezulton të ketë krijuar një lloj situate “monopoli” në tenderat e shtypshkrimeve dhe kutive e materialeve të kartonit, më së paku tek “Posta Shqiptare”, por emri i kompanisë rezultonte fituese në prokurimet publike edhe në institucione të tjera, përfshirë Bashkinë e Tiranës, përsa kohë drejtohej nga Erion Veliaj.

Madje, të dhënat e siguruara nga “Boldnews.al” tregojnë se ai që konsiderohet si “pronar në hije” i “Adel Co”, Arjan Lleshi, ka lidhje personale me një prej punonjësve të zyrës së prokurimit në Bashkinë e Tiranës.

Emri i asaj punonjëseje shfaqet përciptazi edhe në dosjen hetimore “5D” të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, emri që lidhet me Arjan Lleshin nuk rezulton, të paktën deri më tani, pjesë e hetimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Etiketa: Adel CoArjan LleshitarkivatJonaid MyzyriKliti Avdullaritenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO kthen për plotësim dosjen e Jonaid Myzyrit

11:17 : 25/05/2026
AKTUALITET

Pushimi i çështjes së Jonaid Myzyrit/ GJKKO cakton datën për shqyrtimin e kërkesës së SPAK

11:46 : 13/05/2026
AKTUALITET

SPAK kërkon pushimin e çështjes për ish-kreun e KPP, Jonaid Myzyri

13:35 : 11/04/2026
AKTUALITET

Tenderi 800 mijë euro, Benet Beci nuk u paraqit në GJKKO, si po zvarritet çështja

14:41 : 19/02/2026
AKTUALITET

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

11:21 : 22/01/2026
AKTUALITET

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025
Para

VIDEO/ Denoncimi: Pronarë e 'Prado Luxury Hotel' dhunojnë dy gra për pronën në bregdet

TË GJITHA

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom