Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 13 urdhër-arreste në kuadër të një operacioni të nisur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00 për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.
Burime për mediat bëjnë me dije se nga 13 urdhër-arreste të lëshuara në total, 8 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Urdhër-arreste janë firmosur nga prokurori Andan Xholi. Mësohet se grupi kriminal kishte bazën në Shkodër, teksa operacioni po vijon edhe në disa qytete të tjera të vendit.
Po të njëjtat burime konfirmojnë se një prej të shpallurve në kërkim është ish-efektivi i Policisë Erjon Dani. Ky i fundit ka qenë shef krimesh në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, teksa prej disa kohësh ka dhënë dorëheqjen nga Policia e Shtetit.

Dyshohet se personat e shpallur në kërkim, krerët e grupit kriminal, ndodhen në Dubai. Operacioni është bazuar në bisedat e zbërthyera në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, ku grupi kriminal merrej me veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të kokainës dhe heroinës.
Mësohet se në total janë zbardhur 11 episode të trafikut të lëndëve narkotike, ku grupi kriminal trafikonte sasi nga 850 deri në 1000 kilogramë drogë. Kokaina transportohej nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Në mesin e të dyshuarëve janë edhe zyrtarë të implikuar në ushtrimin e ndikimit të paligjshëm.
Mediat raportojnë se ky operacion është në vazhdimin e operacionit “Ura”, ku në bashkëpunim me autoritet italiane u godit grupi kriminal i Elvis Doçit, i njohur si “Visi i Pojës”, me bazë në Shkozet të Durrësit.
Detajet e këtij operacioni pritet të bëhen me dije përmes njoftimit për shtyp nga SPAK,