• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në maj

13:01 : 10/07/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në muajin maj. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues arriti në 4.12%, nga 4.03% që kishte qenë në muajin prill.

Niveli prej 4.12% është më i larti për vitin 2025 dhe ishte regjistruar më parë edhe në muajin janar të këtij viti. Megjithatë, raporti i kredive me probleme ngelet në rënie me bazë vjetore. Në maj të vitit të kaluar, ky tregues ishte në nivelin 4.81%.

Rënia e raportit të kredive me probleme në dy vitet e fundit është ndikuar sidomos nga rritja me ritme të shpejta e portofolit të kredisë. Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë për ekonominë ishte në rritje vjetore me 12.5%. Rritja e kredisë edhe në pjesën e parë të vitit 2025 po ruan ritme të ngjashme të rritjes me vitin 2024.

Rritja dyshifrore e portofolit ka një efekt pozitiv mbi raportin e kredive me probleme, sepse për një portofol të njëjtë të kredive me probleme bën që raporti i tyre të jetë më i ulët. Por, nga ana tjetër një rritje e shpejtë e kreditimit në teori shton rreziqet edhe për një shtim gradual të portofolit të kredive me probleme.

Në fakt, krahasuar me fundin e vitit të kaluar (kur shënohej raporti 4.17%) raporti i kredive me probleme nuk ka pësuar rënie domethënëse, megjithëse madhësia e portofolit total është rritur me 5.4% gjatë kësaj periudhe. Kjo tregon se vlera e kredive me probleme po rritet me ritme të përafërta me vlerën e portofolit total të kredisë.

Lexo edhe:

Raporti/ Bullizmi dhe shëndeti mendor, problemet kryesore të të rinjve në Shqipëri

Më shumë kredi në muajin prill, bizneset rritën kërkesat për investime

Në fund të majit, vlera e kredive të këqija mund të vlerësohet në afërsisht 36.3 miliardë lekë, nga 34.85 miliardë lekë që kishte qenë në fund të vitit të kaluar dhe 37.7 miliardë lekë që kishte qenë në majin e vitit të kaluar.

Shifrat tregojnë që, megjithëse kreditë e këqija kanë pësuar rënie krahasuar me një vit më parë, ato janë rritur që nga fillimi i vitit. Këto të dhëna dëshmojnë se rritja e shpejtë e portofolit të kredisë tashmë ka nisur të shoqërohet edhe me një rritje të stokut të kredive të këqija.

Rritja e shpejtë e kreditimit, veçanërisht në segmentin e pasurive të paluajtshme, ka shqetësuar Bankën e Shqipërisë, që ka nisur aplikimin e shtesës kundërciklike të kapitalit për bankat tregtare. Kjo shtesë ka arritur në nivelin 0.5% (për t’u përmbushur prej 31 dhjetorit 2025), ndërsa Banka Qendrore së fundmi ka paralajmëruar një rritje të mëtejshme të saj.

Shtesa kundërciklike e kapitalit ka qëllim posaçërisht ngadalësimin e kreditimit nga sektori bankar, në rastet kur Banka e Shqipërisë gjykon se ndodhemi në kushtet e një rritjeje tepër të shpejtë.

Përveç shtimit të kërkesave për kapital, prej korrikut ka hyrë në fuqi edhe aplikimi i masave të posaçme kufizuese për kredinë për blerje banesash, nëpërmjet vendosjes së disa kufizimeve në tregues të veçantë të administrimit të rrezikut. Këto masa synojnë të shtrëngojnë veçanërisht marrjen e një kredie të dytë për blerjen e pasurive të paluajtshme./ Monitor.al

Etiketa: krediprobleme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti/ Bullizmi dhe shëndeti mendor, problemet kryesore të të rinjve në Shqipëri

16:02 : 29/06/2026
AKTUALITET

Më shumë kredi në muajin prill, bizneset rritën kërkesat për investime

19:57 : 28/05/2026
AKTUALITET

Kreditë rëndojnë familjet, dobësohet aftësia paguese, rritet pesha e huave mbi buxhetet familjare

12:36 : 03/05/2026
AKTUALITET

E padëgjuar! Familjari i vdekur del me kredi, e kishte marrë kur ishte me karrocë

21:28 : 30/04/2026
AKTUALITET

Mashtroi një grua për shlyerjen e kredisë dhe i mori paratë, vihet nën hetim bankieri në Shkodër

11:42 : 23/04/2026
AKTUALITET

KLSH zbulon probleme te Enti i Banesave: Shqetësuese mënyra si menaxhohen kontratat me ndërtuesit

19:08 : 17/04/2026
Para

Përfshihet nga flakët sipërfaqja me pisha pranë nënstacionit elektrik në Lezhë

TË GJITHA

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş