• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zëvendësuesja e Beqajt, Feskaj e Coku/ Besnikët e Ramës marrin “kontrollin” e kanabisit në Shqipëri

20:43 : 10/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që përcakton kompaninë që do të merret me procesin e gjurmëve të bimës së kanabisit në territorin shqiptar.

Për këtë “detyrë të posaçme” është përzgjedhur kompania “ALBTrace Co” sh.a., një shoqëri me kapital shqiptar dhe arab, e themeluar në muajin mars të këtij viti.

Por kjo kompani ka nën organikë administrator dhe anëtarë njerëzit e besuar të kryeministrit Edi Rama që ndër vite kanë mbajtur poste drejtuese në institucionet e administratës.

Kompania “ALBTrace Co” sh.a. ndodhet nën administrimin e Jona Suli e cila do të ketë përgjegjësinë për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale që do të përdoren për produktet që i nënshtrohen akcizës.

Jona Suli, administratore në “ALBTrace Co” sh.a.

Jona Suli nuk është emër i panjohur pasi është një prej besnikëve të Edi Ramës i cili i ka dhuruar shpesh herë poste me peshë të madhe financiare.

Lexo edhe:

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

Shiste kokainë dhe kanabis për një grup kriminal shqiptar, dënohet 35-vjeçari në Angli

Suli u emërua në muajin dhjetor të vitit 2023, në krye të Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), duke zëvendësuar Ilir Beqajn i cili dha dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar pasi iu komunikua akuza e SPAK për koncesionin e sterilizimit.

Më parë Jona Suli mbante postin e Sekretares së Ministrisë së Turizmit dhe në atë kohë ajo u përfol se ishte dërguar në krye të kësaj agjencie si “vegla” e Mirela Kumbaros dhe Ilir Beqajt, në mënyrë që këta të dy të kishin aksesin që kërkonin në milionat e Bashkimit Europian.

Vlen të theksohet fakti se nga zbërthimi i telefonit të Ilir Beqajt, u zbuluan bisedat që ai kishte pasur me Mirela Kumbaron, ku kishin biseduar për caktimin e Sulit në krye të SASPAC, si dhe për takime për të drektuar apo pushime.

Tashmë Ilir Beqaj ndodhet i arrestuar me urdhër nga SPAK për abuzim me fondet e bashkimit europian.

  • Kush është Alma Feskaj?
Alma Feskaj

Mes anëtarëve në këtë kompani është Alma Feskaj e cila ka qenë komisionere e Vetingut që tashmë kryeministri Edi Rama është përkujdesur që t’i gjejë punë në kompaninë e kanabisit.

Te kjo kompania shtetërore që do merret me kanabisin qeveria është kujdesur që t’u gjejë punë ca njerëzve që mesa duke i paska pasur besnikët e saj që “maskoheshin” si të pavarur.

Kujtojmë që Alma Faskaj është shkarkuar nga detyra Këshilli i Lartë i Drejtësisë në vitin 1996, për shkelje të ligjit dhe paaftësi. Ky fakt, i rëndë për një profesionist, duket se është mbajtur i fshehtë në aplikimin që Faskaj ka qene pjesë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Olsi Coku

Mes anëtarëve këtë kompani ndodhet edhe Olsi Coku ish-kryetari i Bordit të AMF që pas mbarimit të mandatit do të merret me “lulëzimin” e kanabisit në Shqipëri.

Në dokumentet e dorëzuara në qendrën kombëtare të biznesit, kompania ALBTrace CO një shoqëri me kapital të përbashkët ku 51% e aksioneve zotërohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë dhe 49% e aksioneve nga shoqëria e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, O&S Security and Solutions LLP.

Vendimi i plotë:

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT TË AUTORIZUAR PËR REALIZIMIN E SHENJIMIT DHE GJURMUESHMËRISË.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 34, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Autoriteti i autorizuar për realizimin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë, sipas ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, është shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a.

Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”’./ Boldnews.al

Etiketa: kanabiskompaniaram

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

17:13 : 30/09/2025
AKTUALITET

Shiste kokainë dhe kanabis për një grup kriminal shqiptar, dënohet 35-vjeçari në Angli

12:44 : 29/09/2025
AKTUALITET

Rama e lëvdoi se solli “Forbes Global” në Shqipëri, por “Capital Point” rezulton borxhlie në Tatime

18:49 : 27/09/2025
AKTUALITET

Zbulohen 3 parcela me kanabis në Himarë, shpallen në kërkim 2 persona/ EMRAT

15:14 : 27/09/2025
AKTUALITET

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

12:07 : 26/09/2025
AKTUALITET

EMRAT-VIDEO/ Zbulohet një magazinë ku përgatitej drogë për shitje në Tiranë, 5 të arrestuar

10:39 : 26/09/2025
Para

VIDEO/ Skena kaotike në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht

TË GJITHA

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025

Drejton fushatën e Tiranës, Berisha: Balluku ka nisur takimet me bandat, shkoi tek Asllani i Vorës

16:37 : 04/10/2025

Frikë nga incidentet, Serbia mbyll dyert për publikun në ndeshjen me Shqipërinë

16:24 : 04/10/2025

E mitura u hodh nga kati i 3-të në Korçë, e ëma: E bëri sepse e rrihnin dhe e tallnin në lagje

16:11 : 04/10/2025

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

15:58 : 04/10/2025

E rëndë në Korçë! 13-vjeçarja hidhet nga kati i 3-të i pallatit

15:53 : 04/10/2025

Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK

15:43 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com