Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 3 dylymësh me bimësi të thatë në fshatin Kardhiq, të Gjirokastrës duke rrezikuar përhapjen drejt banesave për shkak të erës së fortë.
Ndërkohë raportohet se situata është vënë nën kontroll.
Së fundmi, për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të thatësirës, Shqipëria ka përjetuar një valë zjarresh, që ka përfshirë zona të ndryshme të vendit, duke rrezikuar pasuritë natyrore dhe pronat e banorëve.