• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Elbasani nën “pushtetin” e tymit toksit, shuhet pas 6 ditësh zjarri tek landfilli i inceneratorit

16:44 : 06/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Është shuar pas rreth 6 ditësh zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve, pranë inceneratorit të Elbasanit, i cili nisi që prej rreth orës 17:00 të pasdites së të martës.

Mediat raportojnë se që prej orës 16:00 të ditës së sotme, në thellësi të “malit me mbetje”, nuk ka më flakë dhe as shtëllunga tymi.

Mbi “Malet me mbetje u hodhën mbi 35 mijë m³ dhera për të bllokuar futjen e oksigjenit dhe për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Trashësia e dheut në pjesën e sipërme të fushës arrin nga 1.5 deri në 2 metra, ndërsa në anët e saj shkon nga 30 cm deri në 50 cm.

Banorët e Elbasanit, prej 6 ditësh, u përballën me re të zeza tymi me helm toksik, nga djegja e mbetjeve të ndryshme urbane dhe industriale, duke u kthyer në një rrezik për shëndetin e tyre dhe duke shkaktuar kështu edhe një katastrofë mjedisore.

Lexo edhe:

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

Inxhinjeri humbi jetën në kantier, të afërmit: Punonte për ‘Alb Building’, nuk ka asnjë siguri në punë

Dyshohet se zjarri ishte i qëllimshme, ku “autorët” synojnë djegien e maleve me mbetje për shkak se inceneratori, për të cilin janë harxhuar miliona euro, është jofunksional.

Para Prokurorisë së Elbasanit u mbajt edhe një protestë nga qytetarët ku u kërkua që përgjegjësit të viheshin para drejtësisë.

Nuk është hera e parë që si landfilli i inceneratorit, ashtu edhe mbetjet e skrapit përfshihen nga flakët duke shkaktuar ndotje të shumta, por që hetimet dhe ndëshkimet ligjore në asnjë rast nuk ka qenë në proporcion me dëmet e shkaktuara.

Landfilli dhe inceneratori jo-funksional i Elbasanit, gjenden rreth 2 kilometra në të djathtë të aksit rrugor që lidh Bradasheshin me Unazën e qytetit. Ato menaxhohen nga kompania publike “Eco-Elb”, në pronësi të 7 bashkive përbërëse të qarkut Elbasan, dhe administrohet nga Leli Kaja.

Aktualisht, “Eco-Elb” e Leli Kajës është nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit, një hetim që mori pikënisje pikërisht nga një zjarr vënie e qëllimshme. Hetimi fillimisht nisi në vitin 2023 për “Shkatërim i pronës me zjarr” dhe “Ndotjes së ajrit”, por tashmë rezulton të jetë shtrirë thellë në aktivitetin ekonomik të kësaj kompanie dhe në 7 bashkitë që janë pronare.

Kompania  “Eco-Elb”, e krijuar nga të gjitha bashkitë e qarkut për të menaxhuar dhe inceneruar mbetjet urbane, “Eco-Elb”, mori në dorëzim në fund të vitit 2021 landfillin dhe inceneratorin e Elbasanit, pas skandalin financiar, ku u përfshinë zyrtarë të niveleve të ndryshme dhe pronarët në letra dhe ata faktikë të kompanisë koncesionare “Albtek Energy”, e kontraktuar nga qeveria e Edi Ramës për ndërtimin e kësaj vepre publike.

Por, sipas një hetimi të Prokurorisë së Elbasanit, besohet se edhe kompania  “Eco-Elb” është kthyer në një gropë financiare, ku janë shpenzuar 9 milionë euro fonde publike, pa kryer asnjë shërbim real në teren.

Qytetarët kanë paguar taksa për pastrimin e mbetjeve, ndërsa mbetjet janë lënë të përhapura në natyrë dhe paratë e taksapaguesve, kanë përfunduar në xhepat e një rrjeti të ngushtë individësh të lidhur me pushtetin lokal.

“ECO-ELB” kishte si mision përpunimin dhe incenerimin e mbetjeve, një shërbim jetik për komunitetin dhe mjedisin në qarkun e Elbasanit. Por hetimet kanë zbuluar se pavarësisht pagesave të vazhdueshme dhe deklarimeve financiare optimiste, shërbimi nuk është kryer realisht në teren.

Në vend të impianteve funksionale, ekziston vetëm një mekanizëm fiktiv për të gjeneruar fatura dhe për të zhdukur fondet publike.

Sipas hetimeve kompania merret vetëm me administrimin dhe grumbullimin e mbetjeve në ambientet e hapura të inceneratorit, por nuk jep shërbimin e djegies së mbeturinave, pasi inceneratori i Elbasanit, nuk punon.

Etiketa: elbasaninceneratorilandfillitoksiktymizjarri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

Inxhinjeri humbi jetën në kantier, të afërmit: Punonte për ‘Alb Building’, nuk ka asnjë siguri në punë

17:52 : 25/10/2025
AKTUALITET

Ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji, emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit

10:29 : 21/10/2025
AKTUALITET

Prokurori e akuzoi për kanosje, avokati Ulian Barjami: E mori personale, unë nuk kërcënova askënd

20:31 : 20/10/2025
AKTUALITET

Akuzohet se kërcënoi prokurorin gjatë mbrojtjes së klientit të tij, arrestohet avokati Ulian Barjami

22:14 : 18/10/2025
AKTUALITET

SPAK çon në gjyq “Çopjat”/ Si funksiononte grupi me 33 persona dhe lidhjet me drejtësinë e Policinë

16:50 : 18/10/2025
Para

Konflikti Izrael-Hamas, presidenti Herzog takon Netanyahun: Marrëveshja duhet, edhe me kosto

TË GJITHA

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025

“Bankers” dhe shtetit ende indiferent/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve

13:34 : 26/10/2025

Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

13:16 : 26/10/2025

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

13:01 : 26/10/2025

Natën në burg, ditën trafikonte drogë me logon e Kristiano Ronaldos/ Arrestohet shqiptari në Itali

12:49 : 26/10/2025

Kampi i Rojit, plagë e hapur e ISIS-it: 2 100 gra dhe fëmijë të bllokuar në shkretëtirë

12:34 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com