• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zjarri te inceneratori, Elbasani për të tretën ditë radhazi me shtullungat e tymit toksik

16:27 : 03/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Vijon për të tretën ditë me radhë zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve, pranë inceneratorit të Elbasanit, i cili nisi që prej rreth orës 17:00 të pasdites së të martës.

Banorët e Elbasanit, ashtu si edhe vitet e kaluara, po përballen me re të zeza tymi me helm toksik, nga djegja e mbetjeve të ndryshme urbane dhe industriale, duke u kthyer në një rrezik për shëndetin e tyre dhe duke shkaktuar kështu edhe një katastrofë mjedisore.

Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarr vënie të qëllimshme, ku “autorët” synojnë djegien e maleve me mbetje për shkak se inceneratori, për të cilin janë harxhuar miliona euro, është jofunksional.

Forcat zjarrfikëse vetëm sa kanë mbajtur vatrën nën kontroll, teksa pas tre ditësh “katastrofë mjedisore”, Ministria e Mbrojtjes ka ndërhyrë me helikopter nga ajri për të tentuar fikjen e zjarreve.

Nuk është hera e parë që si landfilli i inceneratorit, ashtu edhe mbetjet e skrapit përfshihen nga flakët duke shkaktuar ndotje të shumta, por që hetimet dhe ndëshkimet ligjore në asnjë rast nuk ka qenë në proporcion me dëmet e shkaktuara.

Lexo edhe:

Shisnin drogë në qytet, arrestohen katër persona në Elbasan, dy në kërkim

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

Landfilli dhe inceneratori jo-funksional i Elbasanit, gjenden rreth 2 kilometra në të djathtë të aksit rrugor që lidh Bradasheshin me Unazën e qytetit. Ato menaxhohen nga kompania publike “Eco-Elb”, në pronësi të 7 bashkive përbërëse të qarkut Elbasan, dhe administrohet nga Leli Kaja.

Aktualisht, “Eco-Elb” e Leli Kajës është nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit, një hetim që mori pikënisje pikërisht nga një zjarr vënie e qëllimshme. Hetimi fillimisht nisi në vitin 2023 për “Shkatërim i pronës me zjarr” dhe “Ndotjes së ajrit”, por tashmë rezulton të jetë shtrirë thellë në aktivitetin ekonomik të kësaj kompanie dhe në 7 bashkitë që janë pronare.

Kompania  “Eco-Elb”, e krijuar nga të gjitha bashkitë e qarkut për të menaxhuar dhe inceneruar mbetjet urbane, “Eco-Elb”, mori në dorëzim në fund të vitit 2021 landfillin dhe inceneratorin e Elbasanit, pas skandalin financiar, ku u përfshinë zyrtarë të niveleve të ndryshme dhe pronarët në letra dhe ata faktikë të kompanisë koncesionare “Albtek Energy”, e kontraktuar nga qeveria e Edi Ramës për ndërtimin e kësaj vepre publike.

Por, sipas një hetimi të Prokurorisë së Elbasanit, besohet se edhe kompania  “Eco-Elb” është kthyer në një gropë financiare, ku janë shpenzuar 9 milionë euro fonde publike, pa kryer asnjë shërbim real në teren.

Qytetarët kanë paguar taksa për pastrimin e mbetjeve, ndërsa mbetjet janë lënë të përhapura në natyrë dhe paratë e taksapaguesve, kanë përfunduar në xhepat e një rrjeti të ngushtë individësh të lidhur me pushtetin lokal.

“ECO-ELB” kishte si mision përpunimin dhe incenerimin e mbetjeve, një shërbim jetik për komunitetin dhe mjedisin në qarkun e Elbasanit. Por hetimet kanë zbuluar se pavarësisht pagesave të vazhdueshme dhe deklarimeve financiare optimiste, shërbimi nuk është kryer realisht në teren.

Në vend të impianteve funksionale, ekziston vetëm një mekanizëm fiktiv për të gjeneruar fatura dhe për të zhdukur fondet publike.

Sipas hetimeve kompania merret vetëm me administrimin dhe grumbullimin e mbetjeve në ambientet e hapura të inceneratorit, por nuk jep shërbimin e djegies së mbeturinave, pasi inceneratori i Elbasanit, nuk punon.

Etiketa: elbasanhelminceneratoritymi toksizjarri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shisnin drogë në qytet, arrestohen katër persona në Elbasan, dy në kërkim

16:09 : 04/11/2025
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

14:03 : 28/10/2025
AKTUALITET

U përfshi në aksident rrugor 3 ditë më parë, humb jetën 22-vjeçari në Elbasan

10:59 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ndalohen tre policë në Elbasan, kishin kthyer lokalin në qendër bastesh

16:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

Inxhinjeri humbi jetën në kantier, të afërmit: Punonte për ‘Alb Building’, nuk ka asnjë siguri në punë

17:52 : 25/10/2025
Para

Struga e Bledi Shkëmbit bën merkato te Tirana, firmos me Gledi Micin

TË GJITHA

Kualifikueset e Botërorit/ Shiten të gjitha biletat e sfidës Andorrë-Shqipëri

17:38 : 08/11/2025

Makina përplaset me motorin në Shkodër, plagoset një 19-vjeçar

17:33 : 08/11/2025

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës, 6 të vdekur. Zelensky: SHBA të reagojë

17:19 : 08/11/2025

VIDEO/ Moti i keq në vend, stuhi breshëri në Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas

17:03 : 08/11/2025

Ndërron jetë dirigjenti i njohur italian Giuseppe Vessicchio! Maestroja i Sanremos

16:55 : 08/11/2025

Analiza: Ujku në lëkurë deleje, pushteti i mprehtë i Kinës nga Amerika Latine deri në Australi

16:49 : 08/11/2025

Arkeologët gjejnë varrin 5000-vjeçar: Mund të jetë ‘porta’ për mbretërinë prehistorike

16:42 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com