Edi Rama ka thirrur në një takim pasditen e kësaj të enjte deputetët e zgjedhur të Tiranës së bashku me përfaqësues të bashkisë Tiranë.
Mësohet se takimi do të mbahet në ambientet e një prej hoteleve të kryeqytetit, ku Edi Rama ka shkuar, teksa e pranishme është edhe krytearja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.
Mbledhja pritet të nisë pas përfundimit të Kuvendit, teksa ata që nuk janë deputetët të kësaj legjislature kanë shkuar tashmë në takim, siç është rasti i ministrit Igli Hasani.
Nuk dihet se cili është qëllimi i këtij takimi dhe a do të dioskutohet dhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme lokale në Tiranë apo jo.