• Kontakt
Wednesday, October 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basti i Rames me Nigel Farage si gafa me Trumpin

16:42 : 30/06/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Në këtë periudhë vape, ku vala e të nxehtit vret shumë lajme, Edi Rama ka ditur të kapë titujt mediave vendase dhe atyre britanike, duke u përfshirë në një polemikë identitaro- humoristike me liderin e “Reform UK”. Replikat kundër Nigel Farage, që kërkon zbrazjen e burgjeve të vendit të tij nga “kriminelët shqiptarë”, të cilët i sheh si një të keqe për Britaninë, do duhej, parimisht, të duartokteshin.

Po ashtu edhe etiketimet për “vendin e erët” që ka fobi ndaj të huajve mund të qëndronin në këtë kontekst.

Por ama, përpara se të bëjmë patriotin e fasadës ne duhet të ndalemi pak në sfondin e kësaj polemike dhe në bastin që vuri shefi i qeverisë për numrin e bashkëkombasve tanë që gjenden në qelitë e ishullit. Farage, duke iu referuar një të përditshmeje me reputacion të së djathtës, “The Telegraph”, pretendon se 1 në çdo 50 shqiptarë që gjendet në vendin e tij, ka përfunduar pas hekurave.

Rama, duke e tallur, duke botuar një foto të të dyve me rrobabanje të gjeneruar me IA, e ka sfiduar se do ta ftonte të pushonte në brigjet tona, nëse kjo shifër rezultonte e vërtetë.

Sipas kryeministrit numri i bashkëkombasve tanë në Britani është tre fish më i lartë prandaj dhe numërohen më pak se 1/100 shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uellsit.

Lexo edhe:

Paralajmëron Trump: Nëse Hamasi nuk dorëzohet, do ta çarmatosim me forcë

Kritikat e Ramës, dosja “Eco Park”, aferat e Qeverisë dhe zgjedhjet/ Altin Dumani raporton tek “Ligjet”

Por, përtej faktit se kush ka të drejtë për numrat dhe përqindjet, pyetja që ngrihet është: a i intereson komunitetit shqiptar atje dhe imazhit tonë në përgjithësi, fokusimi i vëmendjes tek shqiptarët e burgosur?

Pavarësisht nëse Farage e ka të ekzagjeruar llogarinë dhe ajo e shefit të qeverisë mund të jetë më pranë së vërtetës, gjithçka që mbetet në mend nga tërë kjo polemikë, nuk është diskreditimi i gënjeshtrës së liderit të ekstrmit të djathtë, por asocimi i emigrantit shqiptar me burgaxhiun. Duke u ndërkallur në këtë debat, më shumë se të luajë patriotin, mburojë për çunat e Londrës, Rama i jep krahë stigmatizueve të tyre. Edhe më të fortë e bën këtë përshtypje fakti se ai është idhtar i një teorie që e predikon shpesh, asaj se shpifja, e keqja, e errëta, kërkojë shumë mund që të mposhten nga e vërteta dhe dirta. Pikërisht për këtë ai ka zgjedhur që në Shqipëri të mos i japë përgjigje pjesës më të madhe të akuzave kundër tij. Si një mjeshtër i komunikimit dhe i teknikave të manipulimit të opinionit, ai është i ndërgjegjshëm se imazhi negativ edhe kur mposhtet, gjithësesi e lë një njollë.

Atëherë, pse u përfshi në këtë debat kundër parimve të veta, të afishuara, i bindur se tezgjatja dhe mediatizimi i tij nuk do t’i bënte mirë shqiptarëve të Britanisë?

E vetmja përgjigje logjike për këtë është se duke u angazhuar në përplasje me ksenofobin Nigel Farage, atë nuk e shqetësonte as imazhi i emirantëve të atjeshëm, as roli prej Skënderbeu në mbrojtje të bashkëkombasve. Kjo polemikë Edi Ramës i shërben për tjetër gjë. Ai do të jëtë me çdo kusht favoriti i etablishmentit evropian, i elitave që duan të ruajnë status quo-në dhe që ende janë dominante në perëndim. Vetëm përmes tyre ai mund të sigurojë legjitilitetin e brendshëm dhe të vijojë mbyljen e syve ndaj regjimit autoratik që ka ngritur.

Natyrisht, për të garantuar përkëdheljen e këtij establishmenti nuk ka target më të mirë se goditja e Nigel Farge. Ish kryqëtari i Brexit, njeriu që prej më shmë se dy dekadash shndërroi në kauzë të të vetën daljen nga BE, duke denoncuar elitat polktike dhe emigracionin e pakontrolluar, ka qenë halë në sy për të gjithë ata që tenton të joshë Edi Rama.

Në këtë kuptim, ajo që ndodhi me ish frymëzuesin e Brexit-it, së fundi, është një deja vue e asaj që pamë me sharjet kurndër Trumpit në fushatën elektorale të 2016, kur ai u etiketua si “fatkeqësi për botën” dhe “turpi i njerëzimit”.

Ndonëse edhe atëherë deklaratat kundër kandidatit miliarder u bënë gjoja me preokupimin se fitorja e tij e mundshme do rrënonte marrëdhëniet e shqiptarëve me SHBA-në, gjithçka u ndërrmor në emër të Sorosit, klintonëve dhe elitave sunduee, në Francë, apo Gjermani.

Atëherë Rama nuk besonte se lideri i MAGA do e mundte Hillary Clintonin, ashtu si dhe sot nuk beson që shefi i “Reform UK”, ka shance të mbërrijë në 10, Downing Street.

Por, ama kur çudia e parë ndodhi, ai s’la akrobaci pa bërë për të rikuperuar gafën e dikurshme, duke shkuar deri tek falja e Sazanit. Tani duhen kryqëzuar gishtat për fatin e keq të Nigel Farage, për të mos hubur llokma të tjera Shqipërie. Ose për të mos pasur burgje të tjera si ato të Melonit, që, tani për tani, thuhet se britanikëve nuk do tu jepen kurrë./ Lapsi.al

Etiketa: Andi BushatigafaNigel FarageRamaTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Paralajmëron Trump: Nëse Hamasi nuk dorëzohet, do ta çarmatosim me forcë

21:47 : 14/10/2025
AKTUALITET

Kritikat e Ramës, dosja “Eco Park”, aferat e Qeverisë dhe zgjedhjet/ Altin Dumani raporton tek “Ligjet”

20:01 : 14/10/2025
AKTUALITET

Rama therrët tubim më 17 tetor në Tiranë për krerët e UÇK-së

20:49 : 13/10/2025
BOTA

Trump nënshkruan marrëveshjen e paqes në Gaza: Tre mijë vjet për të arritur këtu

19:12 : 13/10/2025
BOTA

Sisi takon Trumpin: Jeni i vetmi që mund të sillni paqe në Gaza

18:11 : 13/10/2025
BOTA

Medvedev kërcënon SHBA-të për furnizimin e Ukrainës me raketa Tomahawk: Mund të përfundojë keq

14:53 : 13/10/2025
Para

Ardian Ismajli arrin akordin me klubin e ri për 1.1 milionë euro në sezon

TË GJITHA

Begaj letër Kushtetueses: Zhbllokoni zgjedhjet në Tiranë, shpallni moskompetencën për dekretin presidencial

16:02 : 15/10/2025

Belina Pupa shpëton nga akuza për drogë, por vijon gjyqi për një çështje tjetër

15:55 : 15/10/2025

Vendimi për monopatinat/ Teliti: Asgjë nuk bëhet me studim, gjithçka njoftohet në “Facebook”

15:54 : 15/10/2025

U arrestua një ditë më parë, GJKKO lë në burg nipin e Astrit Avdylajt!

15:48 : 15/10/2025

Vrau vëllain dhe kunatën në Tiranë, burg përjetë për Arsen Muskurtin

15:39 : 15/10/2025

Shefja e KE-së: Kosova të vazhdojë të ndërtojë institucione të forta dhe t’i ulë tensionet

15:25 : 15/10/2025
Drejtori i IMT, Klajdi Meçi

‘Ku është se do e vras’/ Kërcënoi me jetë drejtorin e IMT-së në Tiranë, shoqërohet 61-vjeçari (Emri)

15:19 : 15/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com