• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumentet/ Moisi Lazaj përfshin Ermal Dredhën në grabitjen e pronës publike në Vlorë për të ndërtuar pallat

18:43 : 25/06/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pas denoncimit publik dhe nisjes së një procedimi penal për ndërtim pa leje në një pronë publike në zonën e “Ujit të Ftohtë”, ndërtuesi Moisi Lazaj ka kaluar në një plan të ri: tjetërsimin e pronës nëpërmjet një skeme të modifikuar, që përfshin votimin e Këshillit Bashkiak dhe përfshirjen direkte të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Sipas burimeve dhe dokumenteve zyrtare, qëllimi është që prona t’i kalohet fillimisht Bashkisë së Vlorës dhe më pas, në një mbledhje tjetër, t’i transferohet firmës “Lazaj 2002”.

Strategjia e re është një përpjekje për të “faturuar burgun” te këshilltarët bashkiakë, ndërsa vetë kryetari i bashkisë dyshohet se do të përfitojë disa apartamente si pjesë e marrëveshjes me ndërtuesin.

Lexo edhe:

Mori para për të ndihmuar një subjekt privat, arrestohet punonjësi i OSSH në Vlorë

Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Kamerat filmuan autorin, zbardhet dëshmia e pronarit

Denoncimet zyrtare: Prona në proces gjyqësor, ndërtim pa leje, manipulim dokumentesh

Pas dështimit për t’a kaluar në dy tentativa të mëparshme në Këshillin Bashkiak, ku këshilltarët refuzuan të miratojnë tjetërsimin e pronës, Mojsi Lazaj ka ndryshuar taktikë.

Një shkresë zyrtare me nr. protokolli 10062 dhe 10063, depozituar në Bashkinë e Vlorës, vë në dijeni zyrtare institucionet se prona ndodhet në proces gjyqësor aktiv dhe se ndaj ndërtuesit ka procedim penal për ndërtim pa leje dhe falsifikim dokumentesh. Në të njëjtën shkresë përmendet edhe tentativa për tjetërsim të paligjshëm të pronës përmes një skeme të miratuar politikisht nga brenda bashkisë.

Megjithatë, ndërtuesi ka vijuar me mbulimin e betonit të hedhur ilegalisht me dhe, ndërsa ka vendosur një rrethim provizor në terren për të fshehur veprën penale. Pavarësisht konstatimeve nga IKMT dhe kallëzimit penal të depozituar, tentativa për të miratuar kalimin e pronës në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak vijon me mbështetje nga brenda institucionit.

Skema: Nga Bashkia te Mojsiu – i njëjti mekanizëm i ndaluar më herët me Shtëpinë e Fëmijës

Skema që po tentohet është e njëjtë me atë që u përpoq të zbatohej më herët për Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë, ku u ndërhynë institucionet qëndrore për të ndaluar abuzimin. Dredha këtë herë po del kundër institucioneve publike dhe vet qeverisë.

Tashmë, gjithçka është e strukturuar: Prona i kalon Bashkisë me justifikimin “interes publik”. Në një mbledhje tjetër, Bashkia e transferon tek “Lazaj 2002”.

Sipas burimeve, kjo është një marrëveshje e mirëkuptuar mes kryetarit të bashkisë, Ermal Dredha, dhe ndërtuesit Lazaj, ku kryetari përfiton në këmbim të mbështetjes institucionale dhe heshtjes ndaj zaptimit.

Çfarë rrezikojnë këshilltarët që votojnë për t’i falur pronën Mojsi Lazajt?

Nëse Këshilli Bashkiak voton për t’i kaluar një pronë publike një ndërtuesi të hetuar penalisht, në kundërshtim me statusin juridik të pronës (në proces gjyqësor), këshilltarët që mbështesin vendimin përballen me një sërë akuzash penale, si më poshtë:

  1. Shpërdorim detyre – Neni 248 i Kodit Penal
    Dënimi: deri në 7 vite burg
  2. Falsifikim dhe përdorim i dokumenteve zyrtare – Nenet 186 & 189
    Dënimi: deri në 5 vite burg
  3. Korrupsion pasiv i zyrtarëve publikë – Neni 259
    Dënimi: 2 deri në 8 vite burg + ndalim ushtrimi funksioni publik
  4. Ndihmë në ndërtim të paligjshëm dhe legalizim të pasurisë së vjedhur – Nenet 199/a dhe 287
    Dënimi: deri në 5 vite burg
  5. Pengim i drejtësisë – Neni 301
    Dënimi: 6 muaj deri në 5 vite burg

Tashmë që këshilltarët janë vënë zyrtarisht në dijeni se prona është në proces gjyqësor dhe objekti i një hetimi penal, çdo votë nuk është më e padijshme, por e qëllimshme dhe me pasoja të drejtpërdrejta penale.

Përgjegjësia për këtë skemë korruptive nuk është më vetëm mbi ndërtuesin Lazaj. Përfshirja e kryetarit të bashkisë, Ermal Dredha, dhe këmbëngulja për ta futur pikën në rend dite, e bën atë pjesë kyçe të një manovre që shkon përtej shkeljes administrative – është një tentativë për tjetërsim të qëllimshëm të pronës publike. Edhe këtë herë ndoshta Dredha do të dalë nga mbledhja për t’ja lën “faturën” këshilltarëve.

Burime nga institucione ligjzbatuese bëjnë të ditur se i gjithë proçesi i votimit në këshillin bashkiak po monitorohet dhe në vazhdimësi mund të ketë dhe pranga për funksionarë të përfshirë në aferë.

Në një kohë që Vlora vuan problemet me ujin, me zjarret, menaxhimin e turizmit, pse kryetari Dredha shqetësohet kaq shumë që kjo pronë ti shkoj Mojsiut? Çfarë përfiton vallë?/ Prapaskena.com

Lexo edhe:

Moisi Lazaj zapton Ujin e Ftohtë në Vlorë dhe nis ndërtimin pa leje, policia dhe prokuroria heshtin

Etiketa: dredhaermal dredhagrabitje pronashkullaMoisi LazajpallatUji i ftohtevlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mori para për të ndihmuar një subjekt privat, arrestohet punonjësi i OSSH në Vlorë

15:48 : 25/06/2025
AKTUALITET

Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Kamerat filmuan autorin, zbardhet dëshmia e pronarit

08:32 : 25/06/2025
AKTUALITET

EMRI-PAMJET/ Shpërthim me tritol në Vlorë, kush ishte “shënjestra”

07:55 : 25/06/2025
AKTUALITET

Video/ Betonieret paradë në mes të Tiranës. A i ka blerë mafia e betonit shefat e policisë?

16:37 : 24/06/2025
AKTUALITET

Lorena e Kadastrës bën drejtor të ASHK Vlorë ish kryetarin e PD

15:16 : 24/06/2025
AKTUALITET

Tri vatra zjarri ende aktive në vend! Ja zonat me problematike

22:54 : 23/06/2025
Para

"Shkrimi në FoxNews tronditi qeverinë"/ Abilekaj: SHBA po rikthen vëmendjen ndaj Shqipërisë

TË GJITHA

Zyrtare/ Spastrime në sulm, Partizani njofton largimin e 3 futbollistëve

23:01 : 25/06/2025

BE paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë në samitin e Brukselit

22:56 : 25/06/2025

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

22:53 : 25/06/2025

SHBA teston B-21 Raider, “fantazma” e re që do të zëvendësojë B-2 (Video)

22:51 : 25/06/2025

“Perandoria kriminale” e Diddy-t! Gjyqi drejt fundit, reperi refuzon të dëshmojë!

22:49 : 25/06/2025

DW: Si i detyroi Donald Trump vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet 5% për Mbrojtjen

22:45 : 25/06/2025

Prokuroria fle mbi kontenierët e ‘mbetjeve të rrezikshme’ në Durrës

22:34 : 25/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com