• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ramaduro, koka në Fox News e trupi në ertv-të e Tiranës

17:43 : 24/06/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Tre ngjarje rreth një individi, u kryqëzuan jo rastësisht në SHBA, kur Rama pasi kishte shpartalluar zgjedhjet me 11 maj, turrej plot triumf kënetor andej e këndej mes lobimeve, të merrte një dorë bekim amerikan. Por spaska qenë e thënë.

Rama ndonëse u përpoq pas fitores së Trump ta largojë veten nga klubi “Soros” duke fshirë si një testim fotot, u gjunjëzua nga publikimi për kujtesë e mos-harresë nga Aleksi, të cilat u shërbyen dhe si mesazh për të mos dalldisur sjellje. Kështu Rama udhëtoi për në dasmën e Aleks Soros bashkë me zonjën e tij, në këtë takim politik majtistësh amerikanë më shumë se sa aheng çiftimi. Po në këtë mbërritje dasmore të KM shqiptar, mediet amerikanë botuan një sërë shkrimesh duke lajmëruar sipas burimeve të tyre, se është rihapur dosja Rama-McGonigal.

E kjo ndodh kur ka të dhëna të cilat çmohen si të reja hetimore për rikthimin e çështjes. Sikur të mos mjaftonte kjo, vjen më pikant dhe më me shumë ndikim, botimi nga media më e madhe amerikane Fox News, dihet afria e saj me administratën Trump, e një shkrimi të diplomatit, ish-ambassadorit Agim Nesho, “Njihuni me Ramaduro-n”.

Shkrimi botuar në rubrikën opinion, merr një peshë ende më të madhe duke ditur se lexueshmëria e njërëzve politikë në këtë adresë mediatike, është e atyre personazheve ku shkojnë vendimmarrjet e mëdha. Saktësimet shkojnë edhe për lidhjet kriminale të pamohura nga KM, ndaj vjen krahasimi me vend me Maduron, apo miqësinë e ngjitur të Ramës me Soros dhe kundër-trumpizmin e të dyve si të bashkëstërvitur e cila nuk arnohet me një sazan.

Lexo edhe:

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

Tërbimi i Ramës ka çuar në këmbë ushtrinë mediatike shqiptare të tredhur gjithandej, pasi janë varur në financat e shpërndara prej tij në xhepat e tyre. Mendimtarët e fjalës së kapur në Tiranë mendojnë se ambasadori është aksioner në Fox dhe mund të vetëvendosë për publikimin e artikullit në kategorinë opinion?? Kjo është një ftesë për mbikqyrje të shëndetit mendor. Sigurisht redaksia e televizionit më të shikuar në USA, redaktorët lejues të publikimit nuk marrin porosi, as botojnë materiale jashtë së vërtetës, sepse ata nuk kanë një “Fuga” .

Duke kujtuar se ambasadori ka botuar në këtë medie edhe shumë shkrime të tjera, duke u konfirmuar si një shkrues me besueshmëri për operatorin publikues. Halli duket se koka është në Foxneës e trupi në ertv-të shqiptare, të cilat turren të shpëtojnë atë çfarë mund të ketë mbetur nga KM i shpartalluar në opinionin ndërkombëtar. Duhet t’i ngjajë peri gëzofit thotë populli.

Po përse ulërasin mediet incenerator, tendermarrëse, pallatndërtuese, investitore strategjike, tre mediet kombetare janë të tilla, apo edhe të tjera lokale, e një turrë medie sociale, kanë hallin e fundshpinës së shefit KM, e jo të shqiptarëve. Sepse ai është individi ushques me para publike të këtyre të quajturve sipërmarrje të denoncimit të fenomenit ku majmen vetë bashkë me fajtorin.

Sepse ai u jep një dorë edhe të mbrohen nga Struktura e Posaçme sepse disa prej tyre do të ishin të pandehur ose në qeli sot, për ngjarje të rënda korruptive, kriminale, të trafiqeve e pastrimit të parave. Sepse ata janë eunukëzuar prej tij prej 10 vitesh nga paraja e zeza qarkulluese nëpër llogaritë e tyre. Kanë hall të përbashkët. Sepse Ramaduro nuk rrëzohet vetëm por hap kusure të mëdha edhe për ertv-të e tiranës me emra privatë pas shembjes.

Më kujtohet ngjarja me Bild ku kam punuar me kolegët gjermanë. I paditi, u kërkoi 100 mijë euro. Pastaj u tërhoq se i dolën djem të mirë shefat e redaksisë. Ndoshta avoakti gjerman Matthias Prinz, që i kushtonte një orë mbrojtje 750 euro, ka gjetur një shteg dakortësie sipas modelit të kompromiseve me dëme të “vogla” anësore për palën paditëse, e cila u lajmërua në seancë paraprake se e kishte davane e humbur.. …

Etiketa: Basir ÇollakuEdi RamaRamaduroTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026
AKTUALITET

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026
AKTUALITET

Kenin e priti Edi tek parku Edenit, të dy 8 milionë euro

20:03 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Protesta ka detyruar Ramën të bëjë hapa prapa”, aktivisti: Mbreti ka dalë lakuriq

19:31 : 15/07/2026
Para

Apeli rrëzon dënimet për vrasjen e Martin Çeços, çështja kthehet për rigjykim në Korçë

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş