• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Furça e arkitektëve të famshëm në shërbim të parave të pista që financojnë ndërtimin

22:51 : 18/06/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Të famshëm, të shtrenjtë por që në Shqipëri gjithnjë i kanë shoqëruar pikëpyetje të shumta: a po përdoren nga pushteti për të ndihmuar rregullimin estetik të parave të pista që po depërtojnë në sektorin e ndërtimit?

Kontestimet e projekteve të kullave me dhjetëra kate që po mbijnë çdo ditë në kryeqytetin e Shqipërisë i preku gjatë konkursit ndërkombëtar “Bukë dhe zemër” edhe Winnie Mass, partner i studios holandeze MVRDV dhe mik i kryeministrit Edi Rama.

“Ne nuk jemi këtu të kënaqim këdo, ne jemi të gjejmë rrugët tona. Ju mund ta thoni është gabim ose mund të thoni: Ua, ky është një kontribut në identitetin e Europës”.

Shqetësimet që ngrihen nga aktivistët, ambientalistët dhe urbanistët – zëra që çdo ditë janë pakësuar në hapësirën publike shqiptare, nuk janë aq pavend.

Tirana është kthyer vitet e fundit në një qytet me kaos urban, ku përveç trafikut që rëndohet gjithnjë e më shumë dhe çon në kolaps transportin ditëve me shi, mungon struktura komunitare e shërbimeve sociale në lagje të reja, e në ato të vjetrat qendrat e shërbimeve publike nuk mjaftojnë. 

Lexo edhe:

Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore

Pamjet filmike, Alimehmeti: Në çdo qendër votimi ka pasur problematika

Në qytetin që shitet si kozmopolit dhe një qendër e arkitekturës ndërkombëtare, ku janë thyer barrierat e ndasive fetare dhe që qëndron mikpritës ndaj të huajve, shkelen më të dyja këmbët të drejtat e qytetarëve lokalë.

Qytetit i mungon furnizimi i përhershëm me ujë, ujërat e zeza rrjedhin në lumin që kalon mespërmes tij, pemët zëvendësohen nga betoni me ritëm më të lartë se numri i banorëve, asnjë projekt ndërtimi nuk konsultohet me banorët dhe autoritetet që japin leje, mbivendosin kate mbi rregullat që kanë miratuar vetë.

Që të marrësh leje ndërtimi do të duhet të kesh lidhje me pushtetin, ndërsa që të marrësh leje ndërtimi për kullë, vendin duhet ta miratojë vetë kryeministri si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, ndërsa projekti duhet të ketë emrin e një studioje ndërkombëtare- rregull ky i pashkruar në asnjë akt ligjor, por që zbatohet më me përpikmëri dhe se ato të shkruara nga çdo investitor!

“Ne shohim se si Këshilli Kombëtar i Territorit ka marrë gjithnjë e më shumë kompetenca dhe kudo vendos vetëm një individ. Kemi oligarkët që paguajnë projektet dhe arkitektët që zgjidhen nga kryeministri i cili më pas miraton lejet,” thotë Ervin Goci, pedagog dhe aktivist.

Një kosto e cila nuk ka llogari të saktë është ngrohja që shkakton intensiteti i lartë i ndërtimit dhe dëmi në shëndet. Në një studim të kryer nga Banka Botërore rezulton se Tirana, Shkodra, Vlora, Mostari, Sarajeva dhe Shkupi janë 4.5-7.5 gradë celsius më të nxehtë gjatë verës se në zonat rurale afër tyre. Qytetet me ndërtime të mëdha kanë rrezik më të lartë për fatkeqësi natyrore si rrëshqitja e dheut dhe përmbytjet, ndërsa rrezikojnë dëme kolosale dhe humbje ekonomike. Në këtë raport rezulton se sipërfaqja e gjelbër është rritur në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor, por kjo nuk vlen për Tiranën. Qytetet e mëdha, si Beogradi , Shkupi, Sarajeva dhe Prishtina, patën shtim të hapësirave të gjelbra, ndërsa Tirana, Tetova dhe Prizreni pësuan rënie. 

Ndryshimi i klimës shoqërohet me një rritje të faktorëve stresues që minojnë elasticitetin e bimëve, duke prishur pyjet dhe ekosistemet. Matjet në qytetet shqiptare të Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës treguan pabarazi temperaturash në intervalin 4–6°C. Niveli i nxehtësisë ishte sistematikisht më i lartë në lagjet me një densitet të lartë sipërfaqesh të ndërtuara, si p.sh. trotuaret e asfaltit dhe një incidencë të ulët të barit, shkurreve dhe mbulesave të pemëve. Ndërhyrjet e gjera fizike si rritja e mbulesës së hijes dhe ulja e përdorimit të materialeve që ruajnë nxehtësinë si betoni dhe asfalti, ka të ngjarë të zbusin efektet e nxehtësisë urbane. 

“Volumi i betonit nëse nuk shoqërohet me sipërfaqe të gjelbër rrit nxehtësinë, ndaj konferencën e 150 arkitektëve vlerësoj se duhet ta kishin orientuar drejt arkitekturës së gjelbër, e cila i mungon Tiranës. Ka trafik, mungesë qarkullimi të ajrit për shkak të ndërtimeve dhe çlirim të grimcave të dëmshme për shkak të betonierëve dhe makinerive të rënda që qarkullojnë çdo ditë,” thotë  Olsi Nika nga Echo Alb.

Ajo që rezulton më shqetësuese në këtë studim është parashikimi për të ardhmen se vala e të nxehtit do të rritet në dekadat e ardhshme. Deri në vitin 2040, Durrësi projektohet të ketë rritjen më të lartë të indeksit të madhësisë së valëve të të nxehtit në grupin e kampionit të qyteteve, i pasuar nga kryeqytetet e rajonit, Prishtina, Podgorica, Sarajeva, Tirana dhe Shkupi. 

Realiteti që na ofron Banka Botërore, është ndryshe nga e ardhmja që ëndërrojnë 150 arkitektët e famshëm që morën pjesë në edicionin e parë të festivalit Bread and Heart. Çuditërisht pjesëmarrësit, janë dhe autorët e shumë projekteve në Shqipëri, disa publike e të tjera private, disa që qëndrojnë nga pikëpamja estetike e të tjera që bien ndesh me strukturën urbane të qytetit.

Festivali vetë u mbajt në qendër të qytetit, brenda kullës që ka dubluar Sahatin e vjetër të Tiranës, por që nuk është e vetmja ndërtesë që mban firmën e një të huaji dhe që ka shkatërruar historinë e qytetit.

Pak metra më poshtë është ndërtuar një nga kullat e para në kryeqytet, godina e hotel Maritim Plaza. Projekti është bërë nga studio e famshme belge “51N4E”, por punimet u pezulluan për një kohë të gjatë për shkak të rrënojave antike të zbuluara, që qëndrojnë sot si pjesë e kullës. Por çuditërisht, vendosja e betonit mbi monumente të trashëgimisë kulturore dhe antikitetit nuk shihet si një problem nga arkitektët e famshëm, por si një nga pikat të listës se çfarë ka shkuar keq e çfarë gabimesh kanë bërë ata në Shqipëri. 

15 vitet e fundit lejet e dhëna për kulla në kryeqytet janë shtuar me ritëm të lartë. Në një analizë që ka bërë gazetarja Arbjona Çibuku e rrjetit Citizens.al nga të dhënat e lejeve që ka zbardhur Agjencia e Zhvillimit të Territorit, rezulton se janë miratuar në total leje për 139 kulla me gjatësi 8 deri në 100 kate, ndërsa mesatarja e kateve të dhëna në këto leje është 26 kate. 

“Janë 66 kulla për të cilat janë zbardhur lejet dhe e dimë planvendosjen dhe në bazë të rendit të ditës së KKT-së ku në parim janë miratuar të gjitha kërkesat janë në total 139 ndërtesa me 8 deri në 100 kate. Pas vitit 2018 kemi vërejtur një intensitet të lartë të miratimit të ndërtesave të larta krahasuar me më parë,” thotë gazetarja Arbjona Çibuku nga Citizen Chanel.

Në retrospektivën e një dhjetëvjeçari, sektori i ndërtimit është dyfishuar sa i takon kontributit në prodhimin kombëtar, ndërsa zë një vlerë prej 2.2 miliard eurosh dhe përbën 8% të GDP-së së vendit. Nëse këtu do të shtonim dhe tregun e pasurive të patundshme, i cili vitin e shkuar prodhoi një vlerë prej 1.3 miliard eurosh, pesha në ekonomi e të dy sektorëve arrin në 17% të prodhimit kombëtar të vendit.

Numri i lejeve të ndërtimit dhe sipërfaqeve që jepen për të ndërtuar çdo vit është rritur. Gjatë 5 vjeçarit të fundit janë miratuar leje për 10 milion metra katrorë sipërfaqe ndërtimi, të cilat kanë një vlerë investimi 5 miliard euro. Mesatarisht në Shqipëri janë miratuar leje ndërtimi të cilat lejojnë injektimin në këtë sektor të 1 miliard eurove në vit.

Nga 11 milion metra katrorë të dhënë për rezidenca banimi dhe hotele, 7 milion metra katrorë janë të përqendruara në kryeqytet dhe një pjesë tjetër të konsiderueshme zënë ndërtimet në zonat turistike bregdetare. 

Një kontrast i madh po dominon sektorin: përballë qindra kullave dhe çmimeve që po rriten me shpejtësi të madhe, po shtohen dhe banesat bosh në kryeqytet, ndërsa popullsia po largohet. 

Mes urisë së ndërtimit në ndërtesa gjithnjë e më të larta, pasqyra e të dhënave të Censusit tregon se ritmi i shtimit të familjeve në kryeqytet nuk është më i lartë se 1200 në vit, çka ngre dyshime për nevojën e investimeve në këtë sektor. Të dhënat e kredisë bankare që financojnë këtë sektor nuk justifikojnë fluksin që po depërton industrinë e ndërtimit, e duket se emrat e famshëm të arkitektëve po përdoren si boja që po lyen fasadat e një krimi ekonomik, njësoj si dikur ndërtesat e diktaturës.

“Ky nuk mund të konsiderohet zhvillim dhe nuk mund të përdoren emrat e star-arkitektëve që të justifikohet dhe të mos kontestohen ndërtimet që shkelin rregullat urbane dhe dalin jashtë planit rregullues të kryeqytetit,” thotë Doriana Musai, planifikuese urbane. 

Në emër të zhvillimit kryeministri Edi Rama përmendi në hapjen e këtij festivali sakrificën mistike të Ibrahimit dhe Abrahamit për të flijuar të birin. Pyetja që shtrohet është mos jemi ne, banorët e Tiranës kurbani i sakrificës së projekteve qindra miliona dollarëshe, para që kërkojnë të zënë jo vetëm strehën tonë, por dhe ajrin, gjelbërimin, kohën, shëndetin?!

/Emisioni “Kronos”

Etiketa: arkitektetarkitektiEdi RamakullandertimiRamaTiraneWinnie Mass

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore

22:28 : 18/06/2025
AKTUALITET

Pamjet filmike, Alimehmeti: Në çdo qendër votimi ka pasur problematika

21:46 : 18/06/2025
AKTUALITET

PS dhe PD me vota “të fryra”, si është rezultati i rinumërimit në Tiranë deri më tani

21:39 : 18/06/2025
AKTUALITET

Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, ligj i ri, rreziqe të vjetra

19:34 : 18/06/2025
AKTUALITET

“15 deputetë janë të mafies”/ Basir Çollaku: Krimi po kërkon vende në qeverinë e Ramës

19:33 : 18/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Unazën e Madhe, përplasen dy makina! Raportohet për të lënduar

16:44 : 18/06/2025
Para

Horoskopi, e enjte, 19 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

TË GJITHA

Al Hilal i Inzaghit ndal Realin në Botërorin e Klubeve, Valverde humb penallti në shtesë

23:12 : 18/06/2025

Horoskopi, e enjte, 19 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 18/06/2025

Furça e arkitektëve të famshëm në shërbim të parave të pista që financojnë ndërtimin

22:51 : 18/06/2025

Nga bananet te agrumet, zbuloni superushqimet që na ndihmojnë me reduktimin e stresit

22:49 : 18/06/2025

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit nëntokësor Fordov?

22:35 : 18/06/2025

Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore

22:28 : 18/06/2025

Lojtarët që Barcelona mund të shesë për të regjistruar Nico Williams

22:24 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com