• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin nga 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve

13:40 : 12/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas Edi Ramës, edhe Sali Berisha ka dalë kundër kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve të depozituar në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkojnë rritjen e pagave të gjyqtarëve me nga 700 euro, që nëse do të pranohej, pagat e gjyqtarëve do të rriteshin për herë të dytë brenda tre vitesh.

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha tha se magjistratët në Shqipëri paguhen më shumë se kolegët e tyre në Ballkan dhe njëlloj me shumë vende të tjera të Euiropës. Berisha e konsideroi si një gjë absurde, teksa sipas tij, ryshfeti sot tek gjyqtarët dhe prokurorët është dyfishuar apo trefishuar.

Edhe pse nuk i përmendi me erma, Berisha iu referua një raporti të Komisionit Europian, ku hodhi akuza ndaj ish-presidentit Bamir Topi dhe ish-nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiut se merrnin 150 mijë deri në 300 mijë euro ryshfet për transferimin apo emërimin e gjyqtarëve.

Berisha: Tani, e kam theksuar dhe e theksoj se prokurorë dhe gjykatës në Shqipëri, paguhen më shumë se çdo gjykatës dhe prokuror në gjithë gadishullin e Ballkanit dhe baras me disa vende të Europës. Nuk ka gjë më absurde dhe kjo vetëm sa u ka rritur oreksin. Ju jeni gazetarë dhe takoheni çdo ditë me njerëz, në qoftë se gjeni një qytetar të vetëm që po i ecën procesi gjyqësor pa ryshfet, urdhëroni dhe të rrëzojmë këto.
Por sot u garantoj se ryshfeti ka marrë përmasat më gjigante në tërë historinë e këtij shteti.

Ka qenë një periudhë kur, nuk e mohoj, kur ky çakalli që del çdo natë dhe flet nga Shallvaret apo nga Berlini thotë, bashkë me bosin e tij, Komisioni Europian në një raport investigativ, i akuzon se këta merrnin 150 mijë euro për një transferim, 200-300 mijë euro për një emërim në Tiranë. Po! Dhe t’u them të vërtetën, në qoftë se ka një themel të shkatërrimit të atij sistemi, qëndrojnë para së gjithash këta dy vetë. Ua them me keqardhjen më të madhe sepse këtë praktikë nuk ndoqi Rexhep Meidani. Jo. Rexhep Meidani kreu detyrën e kryetarit të KLGJ që ishte në atë kohë. Kjo praktikë u instalua me këta dy persona dhe ju mund të bëni një hetim se çcfarë do u thonë gjykatës dhe prokurorë. Natyrisht unë kërkova që ta publikonin, se erdhën dhe më pyetën mua. Menjëherë ta publikojmë, u thashë. Por ata nuk e publikuan sepse të dy këta, ky çakalli që ishte sekretar i përgjithshëm i KLGJ-së në atë kohë, kërkuan që raporti të mos bëhej publik.

Lexo edhe:

Berisha: PD ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, të shpallet sa më parë pafajësia e ish-krerëve të UÇK

Aldo Avdyli kur arrestohet përmend emrin e Bujar Deliallisit/ Berisha: Është mik i Pojës! (VIDEO)

Por sot u garantoj që shifrat, krahasuar me atë kohë, janë dy apo trefishuar. Sot, sidomos me shumat e pamasa, kolosale që disponojnë kartelet e drogës, pa kufi, mos u çudisni që për gjykime të caktuara jepen edhe dhjetëra milionë euro, nuk po them shifra se i kam, por sa të sakta janë, nuk e di. Pra, kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka pasur një shkallë të tillë të tmerrshme korrupsioni siç ka sot. Po më thuaj ti mua pak, sa i tha Poja, Altin Troplinit për të mos e arrestuar? Altin Troplini faktikisht amnistoi njeriun më të rrezikshëm për drogën në Europë sepse karteli i tij është karteli më i fuqishëm, është i vetmi kartel me port në dispozicioon. Unë jam i bindur se këtë e kombinoi me Edi Ramën. Por të garantoj që Poja, Altin Troplinit mund t’i jepte edhe 20 milionë euro pa asnjë dhimbje koke. Pra, ato rroga, ka mes tyre njerëz të ndershëm, nuk i mohoj fare, por si vepron korporata e krimit, e shndërruar në një korporatë, e lidhur Sadush-Duman, Duman-Sadush, kjo është. Por prapë do kohë. Këto fraza që dëgjuat ju për drejtësinë janë hapat e parë. Ne do të vazhdojmë. Sot përsëri ka avoketër të drejtësisë politike. Ka. Sot, ata të cilët të korruptuar apo jo të korruptuar, nuk e di, u bënë avoketër kryesorë të kësaj korporate. Bëjnë gjithçka që ta mbrojnë, por diellin me shoshë nuk e mbulojnë. Ne do bëjmë gjithçka që vendi të ketë sistemin e drejtësisë dhe i garantoj kurrë me rrogat më të larta në rajon, por me rroga në proporcion me vendin. Nuk është vendi për 7 mijë euro për ata që flenë mbi dosje krimi, siç fle Altin Troplini. Më thuaj pak, ku është Poja? Kur erdhi për Çopjen, shkoi gjersa t’i merrte telefonin Prodës, se i tha se ti i ke njoftuar. Që Proda është një Matrix, kjo nuk ka diskutim. Por problemi është se nuk e kishte njoftuar Proda atë, ishte njoftuar nga ndërtesa e Skapit. Kështu që nuk është zgjidhje ajo. Jo!

Etiketa: 300 mije euroBamir TopiBerishaDrejtesiemerimegjyqtareKLDkorrupsionKreshnik SpahiuProkuroreryshfetSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: PD ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, të shpallet sa më parë pafajësia e ish-krerëve të UÇK

20:51 : 17/10/2025
AKTUALITET

Aldo Avdyli kur arrestohet përmend emrin e Bujar Deliallisit/ Berisha: Është mik i Pojës! (VIDEO)

18:35 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Urdhri i Mjekut t’i heqë diplomën Bajram Begajt”, Berisha: Ta përjashtojë si të padenjë!

13:15 : 17/10/2025
AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani

09:03 : 17/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi debate për UÇK, Kosovën dhe fondet e IPARD, socialistët miratojnë ligjin për mbetjet

17:45 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Kishte bërë një fjalim të gjatë”/ Berisha: Ramën e detyruan të tërhiqej nga protesta e UÇK-së

13:28 : 16/10/2025
Para

Dënohet me 3 vite burg analisti i CIA-s që zbuloi planin e sulmit izraelit ndaj Iranit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 18 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 17/10/2025

Nga “tatuazhi i dashurisë” te mallkimet, 40-vjeçari shqiptar kthehet në makthin e ish-të dashurës virtuale

23:00 : 17/10/2025

India, forca ushtarake ajrore e treta në botë, tejkalon Kinën

22:56 : 17/10/2025

Policët flenë, hajdutët bëjnë kërdinë në një fshat të Vlorës! Vidhen 50 stalla

22:43 : 17/10/2025

SHBA u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

22:42 : 17/10/2025

“E di që është brenda, por s’hap derën”/ Pronari i “exchange”-it i zhduk të moshuarit 12 mln lekë

22:32 : 17/10/2025

Mbesë dhe viktimë! Historia e vajzës që u abuzua seksualisht nga daja i saj

22:14 : 17/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com