• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policia i toleron/ Lokalet e basteve të paligjshme në “Ali Demi” kthehen në skenë krimi

13:04 : 11/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Prej disa vitesh, bastet në Shqipëri janë shndërruar në një objekt të paligjshëm dhe Policia e Shtetit raporton periodikisht për arrestimin e individëve që kanë në telefonat e tyre faqe interneti për garat sportive apo që luajnë në tavolina pokeri të fshehura në garazhe apo bodrume ndërtesash.

Policia kërkon të shpërndajë bindjen se është e vendosur për të luftuar ata, të cilët kryeministri Edi Rama i konsideron si “njerëz me vese, që shkatërrojnë financat e familjeve të tyre për baste”.

Por, realiteti në praktikë është shumë më ndryshe se sa propagandohet. Rasti më tipik është zona e “Ali Demit” në Tiranë.

Një nga lagjet që ka marrë një zhvillim të fuqishëm urban gjatë viteve të fundit, është shndërruar në një lloj “parajse” për bastet e paligjshme. E gjitha ndodh në sytë e punonjësve të Policisë, të cilët ushtrojnë detyrat në territorin që mbulon Komisariati nr.1, në Tiranë, të drejtuar nga Robert Losha.

Lexo edhe:

Xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës, plagos dhe rrëmben një shtetas

Kokaina i “ikën” policisë/ Edhe pse është droga më e përdorur në vend, nga janari u kap më pak se viti 2024

Një vëzhgim i “Boldnews.al” tregon se në zonën e “Ali Demit” gjenden një seri lokalesh, të branduara me logon “333” dhe “CR7”. Të apasionuarit e basteve sportive e kanë shumë të qartë që këto lokale shërbejnë si kamuflim për baste të paligjshme.

Në foto: Lokalet “333” dhe “CR7”, ku dyshohet se zhvillohet aktiviteti i basteve të paligjshme

Por, policët e Robert Loshës duket se e kanë bezdi që të kthejnë kokën nga këto lokale. Madje, mundohen të mohojnë ekzistencën e tyre, edhe kur në këto lokale zhvillohen ngjarje të rënda kriminale.

Në fund të prillit 2025, një ngjarje e rëndë ndodhi në ambjentet e një prej lokaleve me logon “333” në zonën e Ali Demit.

Dy persona, babë e bir, kanë goditur dhe dhunuar një individ, me emrin Lendi Palaj, i njohur gjerësisht si “menaxher” i rrjetit të lokaleve “333”.

Pamjet e publikuara në media treguan se dy agresorët, Arjan Telhallari dhe djali i tij, Lorenc Telhallari, shkuan të armatosur në sherr, por, fatmirësisht, nuk u përdor arma kundër objektit të tyre.

Në foto: Arjan Telhallari, i armatosur në sherrin me menaxhimin e lokaleve “333”, Lendi Palaj

Drejtuesi i Komisariatit nr.1 në Tiranë, Robert Losha, në një njoftim të shpërndarë në media, tentoi të manipulonte motivin e ngjarjes, duke deklaruar se vendi i sherrit ka qenë pranë një zyre elektorale të Partisë Social-Demokrate.

Ky lloj informimi i shtrembëruar, me sa duket, synonte të fokusonte konfliktin tek arsyet politike, meqenëse vendi ishte në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Por, deklaratat e Loshës dhe komisariatit që ai drejton u përgënjeshtruan menjëherë nga raportimet mediatike, të cilat zbuluan se shkaku i konfliktit ishin bastet dhe borxhet që ato kanë krijuar.

Në atë rast, Robert Losha, jo vetëm që nuk guxoi të prekte lokalet e basteve të paligjshme, por, përkundrazi, nëpërmjet njoftimit zyrtar, tentoi të manipulonte opinionin publik për shkaqet reale të konfliktit mes Palajt dhe familjarëve Telhallari.

Në foto: Komisariati i Policisë nr.1, Tiranë

Rreth dy muaj pas asaj ngjarje, pikërisht në mbrëmjen e 10 Qershorit 2025, një tjetër konflikt i dhunshëm ndodhi në zonën e “Ali Demit”, me përfshirjen e të paktën pesë personave në përleshje fizike, por me dyshimet se janë përdorur edhe armë.

Policia e Tiranës, nëpërmjet të dhënave të siguruara nga Komisariati nr.1, publikoi një njoftim të thatë për ngjarje, pa dhënë asnjë arsye apo shkak për konfliktin.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, arsyeja e konfliktit nuk është shpjeguar zyrtarisht, megjithatë, burime të ndryshme mediatike ngrenë dyshimin se sherri është zhvilluar për shkak të basteve të paligjshme, të cilat zhvillohen lirshëm në zonën që mbulon Robert Losha, duke u shndërruar po aq lehtësisht në skena krimi.

Etiketa: 333Ali DemiArjan TelhallariBastetcr7e paligjshmeKomisariati nr.1lokalepoliciaRobert Loshaskene krimitoleron

Lajme të lidhura

RAJONI

Xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës, plagos dhe rrëmben një shtetas

16:19 : 03/11/2025
AKTUALITET

Kokaina i “ikën” policisë/ Edhe pse është droga më e përdorur në vend, nga janari u kap më pak se viti 2024

15:36 : 03/11/2025
AKTUALITET

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025
AKTUALITET

U ekzekutua në pragun e derës në Selenicë, 35-vjeçari kushëriri i një prej autorëve të masakrës së Çoles

21:30 : 01/11/2025
AKTUALITET

Plagosja në Selenicë, 35-vjeçari po vizitonte xhaxhain kur u qëllua me armë

20:55 : 01/11/2025
AKTUALITET

Itali/ I riu shqiptar kapet me 10 kg kokainë të fshehur në bagazh

19:36 : 01/11/2025
Para

Tafani: Dilnim për dreka e darka me Laertin, udhëtonim kudo! Makinat që na pëlqenin, i grabisnim

TË GJITHA

Kushtetuesja i dha të drejtë për t’u rikthyer në detyrë, Holta Zaçaj dhe Gent Ibrahimi votuan kundër Erion Veliajt!

18:57 : 03/11/2025

Aksident i rëndë në Prrenjas, humb jetën këmbësori (Emri)

18:44 : 03/11/2025

Neda i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në Gjykatë divorcin nga vëllai i Belinda Ballukut

18:40 : 03/11/2025

Vendimi i Kushtetueses/ Rama, fituesi kryesor, Veliaj gjysmë-fitues, Begaj-Rusmali qesharakë

18:38 : 03/11/2025

Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Do kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen zgjedhjet!

18:38 : 03/11/2025

Tirana vazhdon “dishezën”, regjistron humbjen e tretë rradhazi

18:19 : 03/11/2025

Evazion fiskal 1.29 miliard euro, policia italiane sekuestron aksionet e Camparit

18:05 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com