• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Presion, dorëheqje dhe hetim penal”/ NYT: Projekti i familjes Trump trazon Serbinë

13:24 : 10/06/2025
në BOTA, RAJONI

Gjatë vitit të shkuar, familja Trump është parë duke firmosur marrëveshje për pasuri të patundshme në të gjithë botën, shpesh duke përfshirë qeveritë ndërkombëtare dhe ngritur një mori shqetësimesh etike.

Por vetëm një prej tyre ka shkuar drejt një hetimi publik penal ndaj zyrtarëve vendas. Kjo ndodhi pasi një grup ruajtësish kulturorë në Serbi kundërshtuan qeverinë dhe si rrjedhojë, të afërmit e presidentit  amerikan.

“New York Times” ka publikuar një artikull të hollësishëm mbi çështjen duke hyrë në detajet e marrëveshjes dhe hetimit.

Dhëndri i Trump, Jared Kushner, ka një ujdi me qeverinë serbe për të ndërtuar një hotel me vlerë gjysmë miliardi dollarë dhe kompleks apartamentesh në qendër të Beogradit. Projekti përfshin edhe Organizatën Trump që udhëhiqet nga djemtë e presidentit, Eric dhe Donald Jr. pasi hoteli luksoz do të mbajë mbiemrin e familjes.

Në nëntor të vitit të shkuar, vetëm një javë pas fitores së zgjedhjeve presidenciale në SHBA nga Trump, qeveria serbe hoqi menjëherë statusin si zonë kulturore e mbrojtur të Stafit të Përgjithshëm, pjesë e një kompleksi ushtarak që u dëmtua nga bombardimet e NATO-s në vitin 1999. Gjashtë vite më vonë u shpall aset i mbrojtur kulturor.

Lexo edhe:

Pse Trump dëshiron ta rimarrë kontrollin e bazës ajrore të Bagramit në Afganistan?

Pse NATO mund ta humbasë Luftën e Tretë Botërore brenda 5 ditësh

Familja Trump planifikon të ndërtojë hotele dhe apartamente në këtë zonë, krah rrugës në qendër të  Beogradit ku ndodhen institucionet qeveritare.

Arkitektë dhe historianë të Institutit të Republikës për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore e quajtën vendimin të paligjshëm dhe me motiv politik. Disa deklaruan se iu bë presion nga shërbimet e  inteligjencës që të reshtnin së kundërshtuari projektin.

Shtatë muaj më vonë, projekti Trump është kthyer në një skandal në Serbi dhe shembull sesa larg është e gatshme të arrijë një qeveri për të përmbushur interesat financiare të familjes së presidentit. Njëkohësisht, nxjerr në pah shqetësimet se marrëveshjet e biznesit të familjes janë bërë edhe më të vështira për t’u ndarë nga vendimet zyrtare të Trump.

Asnjë nuk e di deri ku do të shkojë hetimi. Por një pyetje që është bërë publikisht lidhet me ministrin serb të financave, Sinisa Mali, nëse ai ka ushtruar presion ndaj zyrtarëve për të mbështetur projektin ose të jepnin dorëheqjen. Mali ka lidhje me Shtëpinë e Bardhë përmes Richard Grenell, aleatit të Trump i cili është i ngarkuar me misionet speciale.

Trump ia ka vënë syrin kësaj ndërtese që në vitin 2013 dhe ideja iu rishfaq në mandatin e tij të parë  presidencial. Asokohe, Grenell, i cili merrej me marrëdhënien mes Serbisë dhe Kosovës, nxiti liderët serbë që të merrnin parasysh që ta zhvillonin këtë hapësirë përmes investimit amerikan.

Pasi Trump humbi zgjedhjet e vitit 2020, Grenell i tha Kushner që të merrte në dorë projektin dhe ndërkohë veproi si ndërmjetës i hershëm. Në vitin 2022 dhe 2023, Grenell u takua me Vuçiç ndërsa në vitin 2021, postoi foto krah Mali.

Afifinity Partners siguroi një koncension 99-vjeçar për këtë hapësirë, e cila mund të konvertohet në pronë dhe Serbia do të marrë 22% të fitimeve. Pas marrëveshjes, ekipi i avokatëve të Kushner vizitoi Seerbinë dhe ujdia është në shqyrtim.

Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore kundërshtoi ndryshimin e statusit të mbrojtur dhe drejtuesja, Dubravka Djukanovic, tha se duhet të ishte pronë publike. Në qershor të vitit 2024, ministri i financave i bëri presion asaj dhe një zyrtari tjetër të mbështesnin projektin ose të jepnin dorëheqjen. Pak pas kësaj, Djukanovic tha dorëheqjen.

Në nëntor 2024, qeveria serbe revokoi statusin. Drejtuesja e institutit, Estela Zivkov, dhe stafi e quajtën lëvizjen si shkelje serioze të ligjeve të trashëgimisë kulturore dhe protestuan përmes një letre zyrtare. Zivkov tha se shërbimet e inteligjencës e telefonuan në orën 07:30 të mëngjesit të 18 nëntorit ku i thanë se e prisnin në Institut.

Edhe në dy telefonata pasuese, ajo “u këshillua me ngulm” që të hiqte dorë nga kjo. E palëkundur, ajo  dërgoi letrën e firmosur nga 50 zyrtarë të tjerë, drejt qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës.

Ministri Mali nuk ka komentuar çështjen duke cituar se hetimi po vijon. Kompania e Kushner, Affinity Partners, thotë se marrëveshja po rishikohet. Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka minimizuar hetimin penal duke thënë se “nuk ka pasur ndonjë lloj mashtrimi.”

Është e paqartë nëse ishte letra e stafit ajo që nxiti hetimin penal. Drejtori i institutit u ndalua përkohësisht për t’u marrë në pyetje dhe më pas u akuzua për shpërdorim të detyrës në mes të majit. Ai ende nuk ka dalë para gjykatës.

Ian Brekke, avokati kryesor i Affinity Partners, kompanisë së Kushner, fluturoi menjëherë për në Beograd pas daljes së lajmit, sipas një burimi që ka folur në kushte anonimati dhe ka përshkruar çështje konfidenciale biznesi. Zyrtarët serbë i kanë thënë se ishte thjesht gabim administrativ, por ekipi i Kushner po vlerëson situatën.

Ndërkohë, hetimi i prokurorisë ka përparuar. Zivkov tha se u intervistua në fund të majit. Sipas zyrës së prokurorit, në listë ka edhe 34 emra të tjerë për t’u marrë në pyetje.

Etiketa: Aleksander VucicdhendriGrenellhetimJared KushnerprojektiRichard GrenellSerbiTrumpVucic

Lajme të lidhura

BOTA

Pse Trump dëshiron ta rimarrë kontrollin e bazës ajrore të Bagramit në Afganistan?

22:32 : 20/09/2025
BOTA

Pse NATO mund ta humbasë Luftën e Tretë Botërore brenda 5 ditësh

13:51 : 20/09/2025
BOTA

Trump, tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës

13:20 : 20/09/2025
BOTA

Pse Trump dëshiron ta rimarrë kontrollin e bazës ajrore të Bagramit në Afganistan?

09:16 : 20/09/2025
BOTA

Trump njofton takim me Erdoganin në Shtëpinë e Bardhë: Do flasim për marrëveshje të rëndësishme

20:48 : 19/09/2025
BOTA

Intervista e parë e Papa Leonit XIV: Gjenocid në Gaza? Selia e Shenjtë për momentin nuk shprehet

20:27 : 18/09/2025
Para

Me kanabis dhe kokainë, arrestohet adoleshenti në Vlorë

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 23 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:10 : 22/09/2025

Ousmane Dembele shpallet fitues i “Topit të Artë 2025”

23:00 : 22/09/2025

Aksident në Fier/ “Toyota” përplaset me makinën e parkuar dhe përmbyset në rrugë

22:57 : 22/09/2025

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22:51 : 22/09/2025

“Do votojmë pro shkarkimit”/ Qori: Veliaj të kthehet në bashkëpunëtor të SPAK dhe të tregojë aferat

22:43 : 22/09/2025

Njohja nga Franca e Palestinës, çfarë pritet më pas?

22:31 : 22/09/2025

Afrim Krasniqi: Ja kandidati që i duhet opozitës për bashkinë e Tiranës

22:28 : 22/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com