• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Elvis Roshi merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”

14:28 : 09/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij.

Mediat raportojnë se Elvis Roshi është thirrur këtë të hënë në organin e akuzës, pasi në prani të avokatit të tij Andi Skënderi i është komunikuar marrja zyrtarisht si i pandehur për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Ky fakt u konfirmua edhe nga avokai i Elvis Roshit, i cili pas daljes nga SPAK tha për gazetarët: “Ka vetëm një akuzë, ajo për shpërdorimin e detyrës për pjesën e tenderave që është diskutuar më herët nga Gjykata e Durrësit, nuk ka asnjë rrethanë tjetër. Do njihemi me aktet dhe do mbajmë një qëndrim në një moment tjetër”.

I pyetur se pse një çështje e tillë është zgjatur kaq shumë për rreth 10 vite, avokati Andi Skënderi tha se: “Kjo është punë e Prokurorisë, nuk është punë e imja si avokat që të mbaj qëndrim në lidhje me këtë pjesë”.

Lexo edhe:

Sekuestro para 1 muaji/ Bllokohet “Majestic”, SPAK asnjë masë për “Eldemar-in” e Caushollit

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

Bëhet fjalë për një denoncim që është bërë ndaj tij në vitin 2017, në lidhje me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, për të cilin më herët, Gjykata e Durrësit kishte vendosur të pushonte procedimin penal ndaj tij.

Pasi Gjykata e Durrësit pushoi hetimet ndaj Roshit, gjyqtarja e GJKKO-së Rudina Palloi urdhëroi SPAK-un që të kryejë hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës.

Procedimi penal ndaj Elvis Roshit, u regjistrua mbi bazën e një auditimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Bashkinë e Kavajës, ku evidentoi shkelje.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një auditimi të zhvilluar në vitet 2013-2014, periudhë kur Roshi ishte në krye të bashkisë, dhe KLSH evidentoi një sërë parregullsish në sektorin e urbanistikës dhe në procedurat e prokurimit publik. Sipas raportit të KLSH-së, parregullsitë kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 33 milionë lekësh.

Për çështjen në fjalë, Elvis Roshi u paraqit më 16 Maj të vitit të kaluar në SPAK dhe dëshmoi për rreth 4 orë. “Për shkak të hetimit nuk mund të flas”, tha Roshi në atë kohë për gazetarët, pasi la ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Po ashtu, ai ka dëshmuar sërish edhe disa herë të tjera më vonë.

Elvis Roshi është paraqitur disa herë në ambientet e SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur me këtë çështje.

Tenderi i dyshimtë

“KLSH ka kryer auditimin mbi rregullshmërinë dhe përputhshmërinë financiare në Bashkinë Kavajë, për periudhën 01.01.2015-31.12.2016 dhe për ish komunat, të kaluar në administrim të kësaj Bashkie, për periudhën nga 01.01.2013 deri 31.07.2015.

Sipas palës kallëzuese, nga auditimi i ushtruar janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore e nënligjore në fushën e prokurimeve publike.

Për këtë shkak, Kontrolli i Lartë i Shtetit, i është drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, nëpërmjet shkresës nr.258/14, date 27.07.2017, me lëndë “Indicie për ndjekje penale mbi shkeljet e konstatuara nga ana e Bashkisë Kavajë”.

Prej këtej, sipas palës kallëzuese, rezulton se: i) Në procedurën e prokurimit me objekt “shërbimi i pastrimit të qytetit” të zhvilluar në datën 15.02.2016, me fond limit 147,519,416 lekë (pa TVSH), titullari i Autoritetit Kontraktor, Z. Elvis Roshi, ka miratuar procedurën dhe raportin përmbledhës të KVO-së, si dhe ka shpallur prokurimin publik dhe kërkesat e LPP.

Konkretisht: fitues OE “Alko Impeks Genaral Construction” SHPK, në kundërshtim me rregullat e OE “Ekologica Albanta” SHPK i cili ka vetëm një mangësi, mungesën e kontrollit teknik të një mjeti, por me vlerë të ofertës ekonomike më të ulët (127,500,526 lekë) dhe OE “Alko Impeks Genaral Construction” SHPK, i cili për dy mjete nuk ka paraqitur lejen e qarkullimit, nuk vërteton se ka kryer kontrollin teknik dhe siguracionin e mjeteve, nuk vërteton se ka paguar detyrimet për taksat vendore në shtetin e Kosovës, nuk ka paraqitur deklaratë se ky formular nuk aplikohet në shtetin e Kosovës, ka ofertën ekonomike më të lartë (139,746,161 lekë).

Titullari i Autoritetit Kontraktor Z. Elvis Roshi, ka shpallur fitues OE “Alko Impeks Genaral Construction” SHPK, me më shumë mangësi dhe ofertë më të lartë. Si pasojë, fondet publike nuk janë përdorur në mënyrën e duhur, me një vlerë dëmi prej 12.245,635 lekë”.

Hetimet për krime zgjedhore

Elvis Roshi është nën hetim edhe për një procedim penal për krim zgjedhor të regjistruar në Kavajë, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Edhe pse ka qenë kryebashkiak i PS-së, në zgjedhjet e 11 Majit, ai bëri fushatë për kushëririn e tij Elton Roshi, i cili garoi nën siglën e koalicionit të opozitës dhe mori 5 452 vota, duke u renditur i 7-ti nga lista e hapur e PD-së në Qarkun e Tiranës.

Për procedimin në fjalë, me urdhër të SPAK dhe vendim GJKKO-je, Policia dhe BKH zbatuan urdhrin për kontrollin fizik dhe të banesave të 5 shtetave, të cilët dyshohen për krime zgjedhore, ku një prej banesave ishte e Elvis Roshit. Atij iu bllokua telefoni, si dhe ju gjetën dhe ju sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.

“Roshit iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish”, njoftoi Policia e Shtetit më 18 Maj.

Ditën e zgjedhjeve, më 11 maj, një grua e identifikuar si Xhuli Duda, u shoqërua nga policia në Kavajë. Ajo është ndjekur nga agjentë të policisë, ndërsa është takuar me ish-kryetarin e bashkisë, Elvis Rroshi.

Pas takimit, gruaja është ndaluar teksa dhe i është gjetur një listë që përmbante emrat e disa prej familjarëve të saj. Dyshohet se ajo është përfshirë në aktivitete të dyshimta që lidhen me blerjen e votës. Duda dhe Roshi u morën në pyetje ditën e ngjarjes.

Etiketa: elvis roshiGJKKOi pandehurkavajespaktendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sekuestro para 1 muaji/ Bllokohet “Majestic”, SPAK asnjë masë për “Eldemar-in” e Caushollit

12:15 : 29/06/2025
AKTUALITET

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

11:37 : 29/06/2025
AKTUALITET

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

11:31 : 28/06/2025
AKTUALITET

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025
AKTUALITET

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

21:23 : 27/06/2025
Para

Tregjet e fruta perimeve në krizë, tregtarët: S'ka konsum! Të rinjtë kanë ikur nga vendi

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

22:52 : 29/06/2025

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com