• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Barcelona rrezikon sanksione nga UEFA për shkak të “Fair Play-it Financiar”

17:25 : 04/06/2025
në SPORT

Barcelona ka zhvilluar një sezon pozitiv, edhe pse humbja në gjysmëfinale të Champions League kundër Interit ka peshuar padyshim në bilancin e sezonit.

Megjithatë, skuadra katalanase rrezikon që shumë shpejt t’i shohë të pavlefshme të gjitha përpjekjet për shkak të parregullsive në Fair Play-in Financiar, me UEFA-n që mund të ndërhyjë që në sezonin e ardhshëm me një penalizim në kompeticionin më të lartë evropian.

Ajo që rëndon mbi klubin katalanas është përsëritja e shkeljes, pasi klubi i Joan Laportës kishte shkelur tashmë rregulloret e parashikuara nga Bordi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) i UEFA-s, duke raportuar gabimisht fitimet dhe duke u ndëshkuar kështu me një gjobë prej 500.000 eurosh nga organi evropian i futbollit.

Barcelona kishte bërë ankim në tetor në Gjykatën e Arbitrazhit për Sportin, të cilin e kishte humbur, me vetë organin gjyqësor që e kishte cilësuar sanksionin si “relativisht të lehtë”.

Duke lexuar arsyetimin e vendimit, del në pah një skenar që frikëson veçanërisht në Katalonjë: “CFCB… thekson se një shkelje e ngjashme nga ana e klubit gjatë procesit të monitorimit 2023/24 do të përbënte një rast të përsëritur dhe do të trajtohej me vendosjen e një mase disiplinore më të ashpër ndaj FC Barcelona-s.”

Lexo edhe:

Zyrtare/ 70 milionë euro në arkat e Newcastle, sulmuesi i Anglisë firmos me Barcelonën

Barcelona rrit me 100% tarifën për vizitorët e kroçerave

Në këtë pikë, siç raportohet nga The Times, mund të merret një penalizim në fazën e grupeve të Champions League-s së ardhshme, një situatë që mund të ndikojë në rrugëtimin evropian të skuadrës spanjolle.

Barcelona nuk do të ishte skuadra e vetme që ka tejkaluar kufijtë e vendosur nga UEFA, të cilët parashikojnë një humbje maksimale prej 60 milionë eurosh në një periudhë trevjeçare.

Të prekura nga ky vendim do të ishin gjithashtu edhe Aston Villa dhe Chelsea, por këto të fundit do të ishin në shkeljen e tyre të parë, arsye për të cilën do të ndëshkoheshin vetëm me një gjobë financiare dhe disa kufizime në merkato.

KOMUNIKATA E BARCELONËS

“Barcelona ka përfunduar së fundmi një proces auditimi financiar që UEFA e zhvillon çdo dy vjet. Klubi nuk është ende i informuar për përfundimet dhe pasojat e mundshme që mund të vijnë nga ky auditim. Mospërputhja kryesore është se UEFA nuk i konsideron disa transaksione (të ashtuquajturat leva) si të ardhura të zakonshme, ndryshe nga Liga, e cila i konsideron si të ardhura operative të zakonshme. Do t’ju mbajmë të informuar.”

 

Etiketa: Barcelonachampions leagueFair Play Financiar

Lajme të lidhura

SPORT

Zyrtare/ 70 milionë euro në arkat e Newcastle, sulmuesi i Anglisë firmos me Barcelonën

21:55 : 29/05/2026
BOTA

Barcelona rrit me 100% tarifën për vizitorët e kroçerave

19:32 : 19/05/2026
SPORT

Shorti i Champions League/ Përballje të mëdha në 1/8, Reali sfidon Manchester City-n

12:26 : 27/02/2026
SPORT

Spektakël me pesë gola, Barcelona mund Realin dhe fiton për herë të 16-të Superkupën e Spanjës

22:13 : 11/01/2026
Lajmet e Dites

Barcelona-Real Madrid, zhbllokohet rezultati në finalen e Superkupës së Spanjës

20:47 : 11/01/2026
SPORT

Bayern thyen kampionët e Europës, Liverpool triumfon ndaj Real Madrid

23:08 : 04/11/2025
Para

"Il Giornale": Sa fiton në vit lobisti i Edi Ramës, ish kryeministri italian D’Alema

TË GJITHA

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom