• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasi e “ndriti” me Arsimin në Shqipëri, ish-ministrja e Ramës kërkon që të drejtojë Prishtinën

17:43 : 03/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka njoftuar ditën e sotme se do të kandidojë për kryetare të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të Kosovës që pritet të mbahen në vjeshtë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Besa Shahini përmes një video të publikuar në profilin e saj në rrjetet sociale.

“Para katër vjetësh jam kthyer për të jetuar në Prishtinë nga Tirana, në një qytet që e dua fort, që ka një potencial të jashtëzakonshëm, por që ka marrë një kahje të gabuar në zhvillimin e vet” – shprehet ish-ministrja e Edi Ramës.

Më tej ajo shpreh shqetësimin për mungesën e hapësirave të gjelbërta dhe betonizimin e Prishtinës, teksa vlen të theksohet fakti se kur ishte ministre e Qeverisë shqiptare, duket se nuk e kishte shqetësim betonizimin e Tiranës.

“Është një qytet kryesisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbra. Prishtinës i duhet një ndryshim radikal dhe një kahje tjetër zhvillimi. Unë dua të jem pjesë e këtij ndryshimi, andaj në vjeshtë do të garoj për kryetare të komunës në zgjedhjet lokale 2025. Ju ftoj të më bashkoheni që keni sadopak energji në përpjekjen për ndryshim.” – shprehet ajo.

Besa Shahini u emërua si ministre e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri në fund të Dhjetorit 2018, kur Edi Rama u detyrua të shkarkonte nga ai post Lindita Nikollën pas protestave të studentëve.

Lexo edhe:

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

Besa, një nga prurjet “patriotike” të Edi Ramës, si përfaqësuese e Kosovës në qeverinë shqiptare, i ngjante më shumë një lloj pluhuri kozmik, që vjen rrotull kot dhe nuk bën asnjë punë.

Ashtu siç erdhi në krye të Ministrisë, ashtu edhe u largua në Shtator të vitit 2020. Ajo i dorëzoi një dorëheqje formale kryeministrit Edi Rama, pa dhënë asnjë lloj shpjegimi se përse e ndërmori këtë vendim dhe, për më tepër, pa u përballur asnjëherë me llogaridhënie për rrokullisjen që tashmë kishte marrë arsimi shqiptar.

E vetmja gjë që mbahet mend nga Besa Shahini në Shqipëri është momenti i dorëheqjes së saj, me skenarin e gatshëm të dhënë nga lart dhe që duhet ta zbatonte me përpikmëri, duke dhuruar shfaqje para kamerave të ERTV-së (Edi Rama Televizion).

Ajo i shkoi në zyrë Edi Ramës për të pirë një kafe dhe për t’i prezantuar dorëheqjen nga posti i ministres së Arsimit në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor, mes pandemisë së koronavirusit dhe kaosit nëpër shkolla.

Bashkë me Besën shkoi në zyrën e Ramës edhe pasardhësja e saj Evis Kushi. Rama rrinte si “pasha” në zyrë, ndërsa përballë kishte dy femra që ndërruan pozitat. Njëra hipi, tjetra zbriti! Në sfond dukeshin pikturat e tij, sa ishte e vështirë të kuptohej nëse ndodheshe në ndonjë paradhomë ku pulsojnë dritat me nuanca të kuqe, apo në zyrën e kreut të një qeverie.

Të fundit në botë për Arsimin/ Dështimi ka një emër dhe disa fytyra

Etiketa: arsimibesa shahiniEdi Ramakafekandidaturekomunakosovekryetareprishtine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026
AKTUALITET

Kenin e priti Edi tek parku Edenit, të dy 8 milionë euro

20:03 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Protesta ka detyruar Ramën të bëjë hapa prapa”, aktivisti: Mbreti ka dalë lakuriq

19:31 : 15/07/2026
AKTUALITET

Mbahet sot protesta e 46-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:04 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

18:32 : 15/07/2026
Para

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen tre makina, disa të plagosur! Një në gjendje të rëndë

TË GJITHA

Dyshime për abuzim me fondet/ Ndalohet drejtoresha e Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

20:41 : 15/07/2026

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

20:24 : 15/07/2026

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026

Aksident në Vlorë, makina e Policisë përplas 13-vjeçarin

20:06 : 15/07/2026

Kenin e priti Edi tek parku Edenit, të dy 8 milionë euro

20:03 : 15/07/2026

Mbi 2 mijë raste dhe 754 viktima nga ebola në Kongo, OBSH: Epidemia po përhapet me ritëm alarmues

20:03 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş