Bayern dhe Napoli pas Leaos, Milani bën “bllok” me klauzolë

Lexo edhe:

Rafael Leao është një nga lojtarët më të mirë të Milanit. Emri i sulmuesit portugez po përmendet në korridoret e zyrave të Bayern, me kampionët e Bundesligës që synojnë të përforcojnë repartin e avancuar.

Sipas Kicker, javën e kaluar u zhvillua një takim në Mynih midis drejtuesve të bavarezëve dhe disa përfaqësuesve të numrit 10 të Milanit.

Në skenë ka dalë edhe Napoli. Napoletanët janë të gatshëm të përfitojnë, një transferim ky që do shërbente për të mbushur boshllëkun e lënë janarin e kaluar me largimin e Kvaratskhelia.

Rafa Leao ka nënshkruar një kontratë me klubin e Milanit deri më 30 qershor 2028 dhe ka një pagë që shkon diku tek 7 milionë euro neto në sezon, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në ekip.

Për më tepër, brenda kësaj marrëveshjeje ekziston një klauzolë prej 175 milionë eurosh që mbron Milanin në rast interesi konkret për yllin e tyre.

Lajme të lidhura

Para