• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Maqedonia e Veriut e përzgjedhura e Britanisë, siguron 6 miliardë euro investime

15:57 : 21/05/2025
në BOTA, RAJONI

Maqedonia e Veriut pritet të bëhet vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nënshkruan marrëveshje për partneritetit strategjik me Britaninë e Madhe.

Marrëveshja në vlerë rreth 6 miliardë euro pritet të nënshkruhet të enjten në Londër nga një delegacion i Qeverisë maqedonase, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolovski.

Megjithatë, hollësitë e këtij partneriteti dhe kushtet sipas të cilave Maqedonia e Veriut do të marrë burimet financiare nga Britani, nuk janë bërë të ditura ende.

Autoritetet maqedonase dhe Londra e mohojnë se marrëveshja përfshin pranimin e emigrantëve në Maqedoni, të cilëve nuk u është pranuar azili në Britani.

“Është diçka që nuk na ka shkuar kurrë në mendje dhe askush nuk na e ka kërkuar”, u tha kryeministri Hristijan Mickoski anëtarëve të partisë së tij VMRO DPMNE në Shkup, të dielën.

Lexo edhe:

Trump kundërshton njohjen e shtetit palestinez gjatë vizitës në Britani

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

Për të, marrëveshja është “historike”, sepse qasja në 6 miliardë euro kredi të favorshme, “do të sjellë një revolucion investimesh në vend, një cikël investimesh vërtet historik, që do të thotë punë, ndërtim, zhvillim”, tha Mickoski, duke përmendur ndërtimin e hekurudhave, autostradave, spitaleve dhe konvikteve studentore.

Ambasadori britanik në Shkup, Matthew Lawson, gjithashtu mohoi spekulimet për dërgimin e emigrantëve në Maqedoni, duke theksuar se bashkëpunimi në këtë fushë do të lidhet me luftën kundër rrjeteve kriminale dhe shkëmbimin e informacionit të inteligjencës.

Bisedime mbi emigrimin e parregullt

Zëvendëskryeministri Nikoloski, siç njofton Qeveria, do të takohet në Londër edhe me Dame Angela Eagle, ministre për Sigurinë Kufitare dhe Azilin e Britanisë, përgjegjëse për trajtimin e emigracionit të parregullt.

Ambasadori britanik e konsideron marrëveshjen një “moment historik” në marrëdhëniet dypalëshe dhe shpjegoi se Britania është tashmë investitori i dytë më i madh në Maqedoninë e Veriut, me rreth gjysmën e investimeve britanike në të gjithë Ballkanin Perëndimor të vendosura këtu.

Një marrëveshje për një partneritet strategjik u arrit në një takim midis kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë, Hristijan Mickoski dhe Keir Starmer, në margjinat e samitit në Tiranë më 16 maj.

Ku do të investohen 6 miliardë eurot?

Marrëveshja që do të nënshkruhet të enjten synon të krijojë mbështetje për projektet e infrastrukturës në shëndetësi, transport, teknologji, energji, transformim digjital dhe sektorë të tjerë jetikë. Për këtë qëllim janë planifikuar rreth 6 miliardë euro, ndërsa buxheti vjetor i Maqedonisë së Veriut është 6.5 miliardë euro.

Projektet e planifikuara, siç tha Qeveria, janë ndërtimi dhe rindërtimi i korridorit hekurudhor 10 nga Tabanovca në Gjevgjeli, i cili vlerësohet të kushtojë deri në dy miliardë euro, ndërsa ndërtimi i Spitalit Klinik, Fakultetit të Mjekësisë dhe Konviktit të Studentëve në Shtip, rindërtimi i plotë i Spitalit Klinik në Tetovë, si dhe ndërtimi i një spitali të ri me një qendër të re shëndetësore në Kërçovë do të kushtonin rreth 200 milionë euro.

Aleanca Social Demokratike në opozitë njoftoi se do të votonte për ratifikimin e marrëveshjes me Britaninë në Parlament, por udhëheqësi Venko Filipce kritikoi Qeverinë për mospublikimin e hollësive të marrëveshjes.

“Është shumë e rëndësishme të dihen të gjithë parametrat e marrëveshjes me Britaninë, sepse ajo përfshin “shuma të mëdha parash, interesa që nuk e dimë se sa janë dhe të cilat do të paguhen nga brezat e ardhshëm”, tha Filipche.

Hollësitë e marrëveshjes do të dihen brenda një muaji?

Hollësitë e kredive të reja nuk dihen, por si kryeministri ashtu edhe ministrat sigurojnë se ato nuk do të kalojnë kufirin kritik prej mbi 60 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB).

Para nisjes për në Londër, zëvendëskryeministri Nikolovski tha të martën se, sipas tij, “kushtet e ripagimit dhe normat e interesit për fondet nga marrëveshja do të jenë më të mira se çdo huamarrje e mëparshme” dhe “fillimisht është e mundur që të lëvizim nën normën e inflacionit, por hollësitë do të zbulohen pas një muaji, deri në një muaj e gjysmë”.

Nga gjashtë miliardë eurot në kuadrin financiar me Mbretërinë e Bashkuar, rreth 2.2 miliardë euro do të tërhiqen në ciklin e parë pesëvjeçar, tha ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Kochoska, në emisionin “360 Gradë”.

“Dy miliardë gjatë pesë vjetëve janë 400 milionë euro. Kjo është rritja vjetore e borxhit publik krahasuar me këto investime, të cilat, nga ana tjetër, do të kontribuojnë në rritjen ekonomike”, thotë Dimitrieska-Kochoska.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Nikolovski njoftoi se fondet e para priten deri në fund të verës, dhe punimet e ndërtimit mund të fillojnë në fillim të tetorit. Kompanitë vendase pritet të marrin pjesë deri në 70 për qind në zbatimin e projekteve të infrastrukturës./REL

Etiketa: 6 miliardë euroBritanie perzgjedhurainvestimekredimaqedonia e veriut

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kundërshton njohjen e shtetit palestinez gjatë vizitës në Britani

08:33 : 19/09/2025
BOTA

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

19:29 : 17/09/2025
BOTA

Trump thyen protokollin në Britani, u vonua 21 minuta dhe nuk u përkul para çiftit mbretëror

17:53 : 17/09/2025
AKTUALITET

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025
BOTA

“Blindohet” Londra, vizita e Trump të martën nën masa ekstreme sigurie

18:11 : 15/09/2025
AKTUALITET

Debati për shqiptarët me Farage, Rama u “qan hallin” britanikëve: Ku dreqin do i gjeni taksixhinjtë?

17:29 : 14/09/2025
Para

Eksportet në rënie, u ulën me 5% për Prillin

TË GJITHA

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

12:37 : 20/09/2025

EMRI/ Ky është viktima i aksidentit të trefishtë në Vorë, arrestohen dy shoferët e tjerë

12:25 : 20/09/2025

Një grua nga Maliqi tenton t’i japë fund jetës duke konsumuar një sasi medikamentesh

12:08 : 20/09/2025

127 mln lekë për 4 subjekte, KQZ shpërndan fondet paszgjedhore për partitë e reja

11:53 : 20/09/2025

Mediat e huaja: Karteli “Çopja-Çela” e siguronte drogën direkt nga prodhuesit, deri në 350 ton në vit

11:42 : 20/09/2025

PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

11:32 : 20/09/2025

Pasi largoi shqiptarët, Rama gjen “zgjidhje”: Të tërheqim mjekë të huaj në Shqipëri

11:19 : 20/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com