• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dumani: Grupi i “Pojës” kontrollon të gjithë Durrësin! Hamburgun e “pushtuan” me kokainë

17:35 : 21/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Është zbardhur një pjesë e dosjes “Ura”, ku autoritetet italiane, në bashkëpunim me SPAK, goditën një grup të organizuar krimin në fushën e trafikut ndërkombëtar të kokainës, ku në total u lëshuan 52 masa sigurie, teksa janë ekzekutuar vetëm 40 prej tyre.

Zbërthimi i kësaj bande kriminale, me qendër në qytetin e Durrësit u bë bazuar në bisedat në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, por edhe në dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Ky i fundit para hetuesve italian ka deklaruar se në krye të grupit qëndronte Xhevdet Troplini, dhe pas tij Elvis Doçi, ndërsa pas tyre “Miri”.

Sipas Dumanit, grupi “Poja” është një ndër më të fuqishmit që vepronin në Shqipëri dhe se ka hyrë fuqishëm në tregtinë e drogës që nga viti 2010 dhe tashmë kontrollojnë të gjithë Durrësin. Madje, sipas Dumanit, në Hamburg pothuajse kanë pushtuar gjithë qytetin.

Në lidhje me kapacitetin kriminal të grupit të lidhur me Xhevdet Troplinin, i quajtur “Poja”, Nuredin Dumani tregoi se bëhej fjalë për një grup kriminal të egër, ndër më të fuqishmit që vepronin në Shqipëri, hegjemoni prej disa vitesh në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, dhe i aftë për të vepruar edhe jashtë vendit, falë degëzimeve të forta në Itali dhe Gjermani, si dhe kontakteve në Amerikën Latine:

Lexo edhe:

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

U kapën me mbi 1 kg kokainë, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

“Ka hyrë fuqishëm në tregti që nga viti 2010 (…) tani ata kontrollojnë të gjithë Durrësin! (…) Në Gjermani, Itali. Në Hamburg pothuajse kanë pushtuar gjithë qytetin (…) Po flas për trafikun e kokainës (…) në Itali kishin mundësi ta fusnin në zonën e Kalabrisë. Ajo vinte nga Kolumbia.”

Sipas Nuredin Dumanit, ky grup kriminal u fuqizua shumë gjatë kohës që President i Shqipërisë ishte një person i korruptuar.

Biseda e plotë e Nuredin Dumanit me hetuesit italianë

P.M. DOKTOR CARDINALI: Pra Visi është numri 2, Poja është numri 1. Pastaj the që edhe Miri bën pjesë.

NUREDIN DUMANI: “Po. Këta janë tre personat më të rëndësishëm të grupit.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: The që ishte një grup që kishte armë.

NUREDIN DUMANI: “Në sasi të mëdha!”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Është një grup që operonte… që prej sa kohësh funksiononte?

NUREDIN DUMANI: “Ka hyrë fuqishëm në tregti nga viti 2010 e tutje. E kam fjalën që u bënë të fortë atëherë, sepse kishin punuar edhe më parë.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Kishin një zonë që e kontrollonin?

NUREDIN DUMANI: “Tani po, tani ata kontrollojnë të gjithë Durrësin! Më përpara jo.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Sa persona kishte ky grup?

NUREDIN DUMANI: “Njëherë Miri më tha që vetëm për personat që paguheshin për sigurinë, për lagjen, për familjen, ai paguante çdo muaj 150 mijë euro.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Sa persona?

NUREDIN DUMANI: “Nuk mund të jap një numër të saktë sepse ishin shumë! Rroga minimale për një person që punonte për sigurinë varionte nga 500 deri në 1000 euro.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Nëse paguante 150 mijë euro, të paktën 150 persona?

NUREDIN DUMANI: “Po.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Këta ishin ata që qëndronin në Durrës. Kishte të tjerë jashtë Durrësit?

NUREDIN DUMANI: “Dëgjo, këta që paguheshin ishin ata që nuk i duheshin për gjëra të tjera. Ndërsa ata që ishin jashtë Durrësit ishin ortakët në tregti. Këta u rritën shumë në periudhën kur presidenti ishte një person i korruptuar. Që ishte këtu në Shqipëri dhe që edhe sot është në qarkullim.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Po jashtë Shqipërisë, kishte njerëz të tjerë?

NUREDIN DUMANI: “Shumë.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Në Europë?

NUREDIN DUMANI: “Në Gjermani, Itali. Në Hamburg pothuajse kanë pushtuar gjithë qytetin, sepse edhe unë kisha ndërtuar punën time atje. Po flas për trafikun e kokainës. Ata arrinin të dominonin tregun përmes çmimit të ulët të kokainës.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Por a e kanë rrëzuar konkurrencën edhe me forcë?

NUREDIN DUMANI: “Jo, ata nuk e kanë forcën. Jo.”

Oficer P.G GJONI: Pyet nëse e kanë përdorur ndonjëherë?

NUREDIN DUMANI: Nuk e ka përdorur forcën. Me mua nuk kishte shans, por them me të tjerët – nuk kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk kishte nevojë për forcë, sepse ai e ulte çmimin dhe futej në treg.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Kjo në Gjermani dhe në Hamburg. Pastaj the që kishte njerëz edhe në Itali.

NUREDIN DUMANI: Po, më tregoi se në Itali kishte mundësi ta fuste drogën në zonën e Kalabrisë. Ajo vinte nga Kolumbia dhe shkarkohej atje.

Etiketa: deshmiaelvis docikokaineNuredin DumaniPojaXhevdet Troplini

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025
BOTA

U kapën me mbi 1 kg kokainë, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

17:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
BOTA

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025
AKTUALITET

Trafik kokaine në Zvicër, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar

14:22 : 28/10/2025
Para

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

TË GJITHA

Publikohet dokumenti: Policia greke vërteton ekspulsin e gjyqtares Irena Gjoka

10:42 : 03/11/2025

Bujar Leskaj lajmëron tërheqjen nga PD: Do djeg mandatin

10:34 : 03/11/2025

Berisha në SPAK, lexon mesazhin për Dumanin: Do përgjigjesh për milionat që ke marrë nga Kreshniku i Manzës

10:21 : 03/11/2025

Parashikimi për javën: Mot i paqëndrueshëm, reshje shiu në të gjithë vendin

10:08 : 03/11/2025

Vijon rokada në Policinë e Shtetit, priten ndryshime në Shkodër, Lezhë e Tiranë

09:59 : 03/11/2025

Avokati i Gentian Gjylit e konfirmon: Zyrtarisht i pandehur për tunelin e Llogarasë

09:44 : 03/11/2025

Pas Mynihut e Berlinit, dronët “ngrijnë” edhe aeroportin e Bremenit

09:40 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com