• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëshmia: “Kili” kishte ngritur laborator kokaine pranë hotel “Koral”, e shiste me 38 mijë euro kg

17:08 : 21/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

SPAK, së bashku me autoritetet italiane, goditën një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Itali, Ballkan, por edhe më gjerë, duke lëshuar 52 masa sigurie në total, ku janë ekzekutuar 40 prej tyre.

Në krye të grupit dyshohet se qëndronte Xhevdet Troplini, i cili duket se tashmë drejtimin ia kishte lënë nipit të tij, Elvis Doçi, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës{, si dhe Adi Çobës.

Por, pjesë e këtij grupi kriminal ka qenë dhe Ekil Nderjaku, i cili njihet ndryshe si “Kili”. Atij i është komunikuar masa në burg, pasi është një prej të arrestuarve për atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja dhe “Rrumit” të Shijakut, teksa akuzohet edhe se ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të eliminuar Mitri Priftin në periudhën 4 tetor 2020 deri në 30 janar 2021.

Ndërkohë, në lidhje me aksionin “Ura”, nga biesadt e zbardhura nga aplikacioni i enkriptuar “Sky Ecc”, ka dalë në dritë se më 7 shtator 2020, Kili kishte marrë porosi për 2 kilogramë kokainë, që u dorëzua në Itali nga bashkëpunëtorët e tij me çmimin 38 mijë euro për kilogram.

Po ashtu, pjesë e dosjes hetimore për “Kilin” është edhe dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Lexo edhe:

“Të nxirret jashtë Nuredin Dumani”, përplasje në seancën për dosjen e “Plumbit të Artë”

Përplasje në GJKKO për dëshmitë e Alibejt, gjykata urdhëron Prokurorinë t’i dorëzojë aktet e vitit 2022

Ky i fundit para hetuesve ka deklaruar se Ekil Nderjaku merrej me kokainë që prej vitit 2013, pasi merrnin droghë prej tij dhe se kishte ngritur një laborator për përpunimin e kokianës pranë hotel-restorant Koral.

Sipas Nuredin Dumanit, “Kili” vitet e fundit ishte bërë edhe më i fuqishëm, teksa kishte blerë me lekët e kokainë edhe tre makina të blinduara.

Biseda mes hetuesve dhe Dumanit:

Dumani: “E identifikoj foton numër dy.”
Hetuesi: Si quhet personi?
Dumani: “Kil, Akil NDERJAKU. E njoh si Kili. Jeton në një zonë të quajtur ‘Plazh’ në Durrës. Në njësinë numër 13. Me emër identifikoj foton numër pesë.”
Hetuesi: Jo, jo prit, prit, kthehemi te fotografia numër dy. Na thuaj gjithçka që di për NDERJAKUN. Çfarë di?
Dumani: “Te Kili merrnim kokainën sepse kishte laboratorin në lokalin e tij.”
Hetuesi: Laboratori në lokalin e tij? Çfarë laboratori?
Dumani: “Laboratori i kokainës.”
Hetuesi: Ku?
Dumani: “Aty pranë hotel-restorantit KORAL, i njohur gjithashtu si RUOTA ROSSA.”
Hetuesi: Pra, kishte laboratorin e kokainës në restorantin e tij?
Dumani: “Jo në restorantin e tij, por pranë restorantit KORAL. Sepse restoranti KORAL është tjetër, janë ngjitur. Janë afër. Emrin e restorantit të Akilit nuk e di, por është pranë hotelit KORAL, në të njëjtin lagje të quajtur RUOTA ROSSA.”
Hetuesi: Në ç’periudhë ke marrë kokainë prej tij?
Dumani “Kokainën e kam marrë nga ai, nga Akil NDERJAKU, bashkë me vëllain tim sepse ai ishte mik me vëllain tim.”
Hetuesi: Kur e keni marrë?
Dumani: “Ne vitin 2013.”
Hetuesi: Sa sasi?
Dumani: “Merrnim 50 gram, 20 gram, sipas kërkesës.”
Hetuesi: Sa shpesh?
Dumani: “Çdo dhjetë ditë, çdo pesëmbëdhjetë ditë, çdo muaj… nuk kishte ndonjë fluks të madh.”
Hetuesi: Ke thënë që di nofkën e këtij personi?
Dumani: “Kili.”
Hetuesi: E di nëse e quanin edhe Genti?
Dumani: Nuk dua të them gënjeshtra.
Hetuesi: A di nëse ky person ka vazhduar trafikun e kokainës?
Dumani: E di, por unë nuk kam pasur më të bëj me të sepse ai u bë pjesë e një grupi rival ndaj meje.
Hetuesi: Pra, si pjesë e një grupi tjetër, nuk merrje më prej tij.
Dumani: “Jam shkëputur plotësisht.”
Hetuesi: Dhe si e di që ai ka vazhduar me drogën?
Dumani: “Sepse ne gjithmonë interesoheshim për kundërshtarët tanë.”
Hetuesi: Ti bashkë me grupin tënd?
Dumani: Po, po. Në vitin 2019, kushëriri i parë i Kilit erdhi të më takonte. Nuk më kujtohet tani emri, por erdhi dhe më kërkoi të bëja një takim me Kilin.”
Hetuesi: E bëre këtë takim?
Dumani: Jo, nuk u bë, unë nuk pranova.”
Hetuesi: Kur thua nuk pranuam, ti dhe grupi yt nuk pranuat?
Dumani: Jo, unë nuk pranova, unë vetë.”
Hetuesi: A di nëse ka vazhduar me drogën edhe pas vitit 2019?
Dumani: “Është bërë shumë i fuqishëm. Ka blerë tre makina të blinduara. Dy G-Class dhe një Cadillac Escalade fuoristradë.”
Hetuesi: Të blera me çfarë para?
Dumani: “Normale me kokainë, ndryshe nuk i blen dot ato. Sepse ishin makina që kushtonin 500 mijë euro të tria bashkë.”
Hetuesi: A di nëse Kili trafikonte drogë edhe në Itali?
Dumani: “Unë e krijova lidhjen me grupin me të cilin ai kishte kontakt. Ata ishin shumë më të fortë dhe shkonin përtej Italisë.”

Etiketa: Akil NderjakudeshmiaEkil Nderjakuelvis dociKilikokainelaboratorNuredin Dumani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Të nxirret jashtë Nuredin Dumani”, përplasje në seancën për dosjen e “Plumbit të Artë”

13:51 : 01/07/2025
AKTUALITET

Përplasje në GJKKO për dëshmitë e Alibejt, gjykata urdhëron Prokurorinë t’i dorëzojë aktet e vitit 2022

13:39 : 01/07/2025
AKTUALITET

Del FOTO/ Kush është 36-vjeçari që dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij në Patos

11:17 : 01/07/2025
AKTUALITET

Arrestohen dy furnitorët e drogës në Tiranë, sekuestrohen 1.2 kg kokainë

09:45 : 01/07/2025
AKTUALITET

Arrestohet 42-vjeçari në Shkodër, sekuestrohen armë dhe kokainë

09:15 : 01/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ “Tony Montana” shqiptar kapet në Itali me 27 kg drogë, pakot mbanin foton e Al Pacinos

18:39 : 30/06/2025
Para

GJKKO konfiskon 5 pasuri të Indrit Veizit dhe i liron nga sekuestro 4 të tjera

TË GJITHA

“Të nxirret jashtë Nuredin Dumani”, përplasje në seancën për dosjen e “Plumbit të Artë”

13:51 : 01/07/2025

Përplasje në GJKKO për dëshmitë e Alibejt, gjykata urdhëron Prokurorinë t’i dorëzojë aktet e vitit 2022

13:39 : 01/07/2025

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

13:35 : 01/07/2025

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

13:32 : 01/07/2025

Vala e të nxehtit në Europë, dy viktima në Itali

13:19 : 01/07/2025

I zhdukur prej 21 ditësh në Malësinë e Madhe, familjarët e të moshuarit: 50 mijë euro shpërblim kushdo që e gjen

13:06 : 01/07/2025

Zjarri përfshin një sipërfaqe të madhe me ullinj në Balëz të Bradasheshit

13:03 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com