• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bushati: Rama ka projekt me pasoja afatgjata, që është nënshtrimi i shoqërisë! Këtu s’ka më zgjedhje

21:15 : 21/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

“Një veprim autokrati” Kështu e ka konsideruar analisti Andi Bushati veprimin e Edi Ramës, i cili i ndaloi kandidatët e tij të merrnin nga KQZ pamjet e numërimit të votave, pas dyshimeve për tjetërsim të tyre.

I ftuar në MCN, Bushati tha se nga mesazhi i Ramës kuptohej se ai nuk kishte hallin e votave dhe të demokracisë, por se i prishej imazhi nga mediat. Sipas Bushatit, Rama ka një projekt shumë më të keq dhe më të dëmshëm dhe me pasoja afatgjata, që është nënshtrimi i shoqërisë.

Sa i përket debatit, nëse a duhet të largohet Sali Berisha nga drejtimi i PD-së apo jo, Bushati tha se kjo po nxitet nga propaganda e Edi Ramës. Ai shtoi se impakti i Berishës sot në jetët tona është zero, pasi me aq deputetë nuk ka fuqi as të ndalojë ndonjë ligj në Kuvend, dhe sipas tij, mediat duhet të merren me pushtetin.

“Është veprim tipik prej autokrati, iu thotë të vetëve me përbuzje kush jeni ju që doni të shikoni që sa vota keni marrë. Po të shihni gjuhën e Ramës, ishte kjo, do i hidhni material qenërisë dhe në qasje Rama kishte hallin e mediave. Vota dhe demokracia nuk i vlejnë para imazhit. Ironike dhe e bukura është kjo që njeriu që i futi njerëzit në grevë urie me moton hap kutitë ose largohu, iu thotë të vetëve bëhuni rojtarë të kutive të mbyllura. Edi Rama ka një projekt shumë më të keq dhe më të dëmshëm dhe me pasoja afatgjata, që është nënshtrimi i shoqërisë dhe i bën të pamundura zgjedhjet, por do votime. Këtu në 11 maj ndodhën votime, ka 100 mijë raste, boll të kapësh ngjarjet e sotme të SPAK që nuk kishte njeri që se dinte se Troplinët po bënin kërdinë në Durrës dhe kuptohet qartë lidhja mes pushtetit dhe organeve ligjzbatuese dhe SPAK i la të vepronin nën zgjedhje dhe i arrestoi pas zgjedhjeve.

Çdo mendje normale duhet të bëjë paqe me faktin se këtu nuk ka më zgjedhje. Në optikën time siç e kuptoj unë politikën Berisha nuk duhet të ikë sot, por të ikte që në 1997. Ti dështon njëherë dhe nuk ke arsye pse të rrish. Por kjo nuk domethënë se do e vëmë theksin a duhet të ikë Berisha apo jo. Kjo po nxitet nga propaganda e Ramës. Në debatet në studio televizive, 90% e zë fakti a do ikë Berisha dhe çdo ndodhë me PD-në po nuk iku Berisha. Po të shohësh sot impakti i Berishës dhe PD mbi jetët tona, është thuajse zero. Nuk ka mundësi as të pengojë ndonjë ligj në parlament me aq sa ka. Po flasim mbi një njeri që nuk ka fuqi mbi jetën tonë dhe nuk bëjmë debat mbi një parti dhe forcë që ka pushtet absolut mbi ne.

Lexo edhe:

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

“Fqinjët janë xhelozë për ne”, Rama nga Londra: BE është hipokrite

Ne duhet të merremi me pushtetin. Një pjesë të analistëve thoshin nuk ka fituar Rama se mori më pak vota se në 2021, faji është i Berishës, jo i Ramës. Me shifra Rama ka marrë 90 mijë vota më shumë se në 2021. Një njeri që nuk e ka shitur mendimin e vetë pyet si ka mundësi që një njeri në mandat të katërt vazhdon dhe rritet. Sa më shumë të vjedhësh, aq më shumë të dashka ky popull. Dhe pas kësaj nuk ngrenë dhe pyetjen tjetër se pse në vende normale këta njerëz ikin dhe në vende si Rusia, përqindja rritet.

Mos vallë po shkojmë drejt putinizmit. Padyshim që Berisha është një nga shtyllat e këtij sistemi që nga 1992. Reforma në drejtësi nuk bëhej pa PD dhe Berishën. Në çdo gjë ky sistem mban vulën dhe firmën e Berishës. Ne kemi kaluar nga një oligarki pluraliste, në një oligarki autoritariste. Kjo oligarki autoritariste e ka nxjerrë Berishën jashtë sistemit. Sistemi e ka nxjerrë jashtë Berishën. Duke u ndërgjegjësuar se sistemi e ka nxjerrë jashtë dhe dalë si anti-sistem që godet reformën në drejtësi, mediat e sistemit, kjo do ishte më e shëndetshme për PD-në që në ADN-në e vetë ka ndeshjen me diktaturën.” – tha Andi Bushati.

Etiketa: Andi BushatiBerishademshmen=mEdi RamanenshtrimiprojektiRamashoqeria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Fqinjët janë xhelozë për ne”, Rama nga Londra: BE është hipokrite

16:20 : 21/10/2025
AKTUALITET

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

15:55 : 21/10/2025
AKTUALITET

Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës

14:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme me gratë e Onkologjiut/ Protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

11:31 : 21/10/2025
Lajmet e Dites

“Aferë e pastër qeveritare”, Bushati: Tenderi i aeroportit të Vlorës, “gropë” për përfitime private

21:58 : 20/10/2025
Para

Ministrja britanike: Izraeli po përdor urinë si ‘armë’ të luftës

TË GJITHA

Horoskopi e mërkurë, 22 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 21/10/2025

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE

22:55 : 21/10/2025

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

22:26 : 21/10/2025

Zbulohet varr masiv në Siri, shumica e viktimave gra dhe fëmijë

22:25 : 21/10/2025

Cilët janë dy librat që Sarkozy mori me vete në qelinë “VIP”, ja simbolika e tyre

22:13 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com