• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, i cili mbeti jashtë garës së 11 majit, në “Off the Record” në A2 CNN, renditi disa nga arsyet pse Sali Berisha dhe opozita i humbën këto zgjedhje.

Xhaferaj tha se e kishte lexuar rezultatin përgjatë tre viteve dhe “ndodhi një certifikim i atyre që kam thënë”.

“Ne nuk diskutohet që kemi autoritarizëm konkurrues në Shqipëri. Zgjedhje mbahen dhe janë konkurruese, por siç u shpreh OSBE/ODIHR kemi përdorimin e shtetit në favor të partisë qeverisëse dhe provohet të margjinalizohet opozita. Problemi madhor brenda kësaj është se mazhroanca mori shumë më pak se në 2013. Nuk është se u rrit mazhoranca, por opozita nuk ishte në gjendje të rritej atje ku duhet”, deklaroi Xhaferaj.

Sipas ligjvënësit të djathtë, problemi madhor i Berishës në këto zgjedhje ishte se dështoi të bashkojë të 4 frontet opozitare që garuan përballë Ramës.

Lexo edhe:

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

Në optikën e Xhaferajt, Berisha duhet të kishte hyrë në garë në një koalicion me partitë e Lapajt, Shehajt, e Shehit, duke iu ofruar atyre të paktën 8 vende në listat e sigurta dhe duke iu ofruar shqiptarëve shpresë dhe alternativë përballë qeverisjes së konsumuar të së majtës.

“Berisha u rikthye dhe mori mbështetjen e grupit parlamentar bazuar mbi një realizëm politik sepse në ato zgjedhje lokale që dekretoi Ilir Meta në 2022, qartazi doli më mirë se Lulzim Basha. Ne aty nga dëshira për të larguar këtë qeveri pamë që Berisha ishte i fuqishëm, faktori më i fortë opozitar, por që na duhej shumë punë për të bërë për ta mundur Edi Ramën. Kjo u pa edhe në 2023 ku na u tha se edhe pa vulë mblodhëm 500 mijë vota. Por nga këtu buronte që kemi një Berishë të rikthyer me të gjithë kapacitetin për të mobilizuar një pjesë të madhe të PD, por me deficite të mëdha për të mobilizuar të gjithë PD dhe elektoratin gri. Këtu buronte çfarë duhet të bënim. Ishte detyrë e Berishës të garantonte një koalicion të madh opozitar, sepse Edi Rama edhe me një opozitë të ndarë në katër fraksione, 52% ka shkuar në finale. Dhe elektorati shqiptar duhet të shihte negociata pa fund midis Berishës, Shehajt dhe Lapajt, për t’i thënë se këta kërkojnë 5-6 mandate por unë i jap 7-8. Sepse për hir të rotacionit politik unë do i them Flamurit, Albanës dhe gjithë të tjerëve se jeni në listë të hapur. Ky ishte zhvillimi i parë që na ka dëmtuar”, tha Xhaferaj.

Një tjetër faktor i rëndësishëm që sipas deputetit të PD çoi në humbjen e thellë të 11 majit, ishte mungesa e figurave të reja në listën e mbyllur të tyre. Duke iu referuar Ilir Alimehmetit që ndodhej në studio, por edhe emrave të tjerë nga e djathta, Xhaferaj tha se me ta në listën e sigurtë dhe “veteranët” në të hapur, elektorati gri do të prirej të votonte PD.

“E dyta që na ka dëmtuar është se nuk pamë rotacion brenda forcës politike. Në 70% të saj lista e mbyllur ishte lista e 2013. Kur kjo parit nga 2013 deri në 2025 ka prodhuar flukse. Njëri është në krahun tuaj (referuar Ilir Alimehmetit). Që do ishte shumë mirë që këto flukse të ishin më të përfaqësuar në listën e mbyllur dhe votuesit na e dhanë këtë mesazh. Na e provuan me certifikatë”, nënvizoi Xhaferaj.

Etiketa: Ferdinand XhaferajSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mungesa e ilaçeve në spitale, Berisha-Ramës: Makabritet! Shpenzove mln € për lukse

12:44 : 15/11/2025
AKTUALITET

Berisha publikon denoncimin: Luftar Hysa bashkëpronar me Dritan Rexhepin te “Queens Casino

20:25 : 14/11/2025
Para

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com