• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mediat gjermane: Rama, një autoritar! Shteti ligjor dhe demokracia, suksese vetëm në letër

Zgjedhjet parlametare të zhvilluara në Shqipëri gjetën jehonë në median gjermane, ku përmendet, se PS dhe Edi Rama shkojnë drejt një mandati të katërt. Por gjendet edhe një reflektim i situatës në Shqipëri.

11:29 : 12/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Pas zgjedhjeve në Shqipëri media gjermane përmend gjasat që kryeministri, Edi Rama të shkojë drejt një mandati të katërt.  Por reflektohet edhe mbi situatën aktuale në Shqipëri, ku theksohet, se megjithëse Edi Rama dhe Partia Socialiste shkojnë drejt fitores ata janë të kontestuar në politikën e brendshme.

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” nën titullin “Edi Rama do të jetë për herë të katërt kryetar qeverie i Shqipërisë  -portret i një antikonformisti të përhershëm” nënvizon sot se nuk duhet të gënjehemi nga imazhi i Ramës si një i jashtëm në politikë.

“Fituesi me gjasë i zgjedhjeve është një politikan i etur për pushtetin”, shkruan NZZ.

Andreas Ernst pasi përmend suksesin e Ramës si kryetar bashkie i Tiranës, i referohet ndryshimit të kryeqytetit dhe thekson se në këtë bum ndërtimi në Tiranë përqëndrohet gjithçka shkon keq në Shqipëri.

Lexo edhe:

Zgjedhjet e pjesshme/ Avokati shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie: Tirana, vizioni ynë

Siria mban zgjedhjet e para që nga përmbysja e regjimit të Bashar al-Assad

“Ekonomia e tarafeve jep leje ndërtimi për të vetët dhe dhënia e tenderave varet nga lidhjet politike, paratë e zeza dhe kthimi i favoreve.” NZZ hedh vështrimin edhe tek fitorja e pritshme e zgjedhjeve nga socialistët dhe thekson se “sistemi klientelist i lyer mirë i Ramës është njëri shpjegim për suksesin zgjedhor të socialistëve. Shpjegimi tjetër është kundërshtari i tij, 81 vjeçari, Sali Berisha. Ndryshe nga Rama ai është një autokrat i tipit të vjetër, jo origjinal, kozmopolit apo sharmant.” 

Më tej NZZ vëren mbi Edi Ramën, se “më së voni në vitin 2005, kur ai mori pushtetin në PS u bë e qartë, se ai para së gjithash është një politikan i etur për pushtetin, që në politikë njeh vetëm mik dhe armik. [..]Rama ngriti një aparat pushteti siç e njohin mjaft vende në rajon: Ai është kreu i një partie, që kontrollon administratën, gjykatat dhe mjaft media.”

Në median gjermane, Rama portretizohet si vërtet proeuropian, artist jo konvencional që mirëpritet mjaft mirë në Bruksel, sepse politika është konform BE, por edhe mjaft i kontestuar.

“Zgjedhje në Shqipëri: Sa autoritar është Edi Rama”, pyet një nga radiot më të mëdha gjermane, “Dlf” në një kronikë të gjerë të fundjavës. “Edi Rama është në BE një mik i mirëpritur, dhe duket se nga ideologjike dhe gjeopolitike qëndron i palëkundur në anën e Europës. Por kritikët i tremben asaj se sukseset e Shqipërisë për temat si shteti ligjor dhe demokracia janë suksese vetëm në letër, dhe se vendi nuk është i gati për anëtarësim në BE. Kjo ka të bëjë edhe me Edi Ramën që tregon tipare autoritare.”

“Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Vendi i NATO-s në rrugën e anëtarësimit në BE” ky është titulli me të cilin “Frankfurter Rundschau” i kushton vëmendje zgjedhjeve në Shqipëri duke theksuar se kryeministri në detyrë mund të marrë mandatin e tij të katërt. Por pavarësisht ambicieve për në BE-së, politika e tij e brendshme është e kontestuar. “Sipas komisionit zgjedhor, rezultatet e para duhet të dalin të martën. Votimi i së dielës shihet si një test i rëndësishëm i disponimit në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”

Gazeta “Zeit” i kushton vëmendje rezultateve paszgjedhore. “Pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri të dielën, po ravijëzohet një fitore e Partisë Socialiste (PS) të kryeministrit Edi Rama. Pas numërimit të më pak se një të tretës së votave, rreth 53 për qind e tyre shkuan për PS, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. [..] Rama, 60 vjeçar, ka drejtuar PS që nga viti 2005 dhe kërkon një mandat të katërt radhazi si kryeministër. Gjatë fushatës elektorale ai deklaroi se do të vazhdojë përpjekjet për anëtarësim në BE në vitin 2030, në mënyrë që të gjithë shqiptarët të përfitojnë nga ‘të njëjtat të drejta si qytetarët e vendeve të tjera evropiane’. Rama është akuzuar vazhdimisht nga opozita për kontakte me krimin e organizuar, gjë që Rama e mohon.“/DW

Etiketa: 11 MajiEdi Ramapszgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme/ Avokati shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie: Tirana, vizioni ynë

14:52 : 05/10/2025
BOTA

Siria mban zgjedhjet e para që nga përmbysja e regjimit të Bashar al-Assad

12:54 : 05/10/2025
AKTUALITET

Edi Rama u konsultua me “l(u)araskat e Soros” për projekt-ligjin “Prindi 1 dhe 2” (Dokumenti)

11:20 : 05/10/2025
AKTUALITET

Pasi e shkarkoi, Rama: Veliaj u mor nga zyra pa gjyq, por Tirana nuk mund të presë më

10:15 : 05/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025
Para

Gjirokastër/ Kanosi për shkak të detyrës një gazetar, procedohet 26-vjeçari

TË GJITHA

Lumenjtë toksikë të Shqipërisë/ Një det plastike dhe premtimesh të thyera që ndotin Adriatikun

19:01 : 05/10/2025

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen 5 anëtarë të një familjeje

18:48 : 05/10/2025

Hezitimi ndaj vaksinës së fruthit ul mbulimin në Lezhë

18:37 : 05/10/2025

Italia, Franca dhe rrjetet shqiptare: Pakti Evropian kundër Kokainës

18:18 : 05/10/2025

Nuk dihej se ku ndodhej, mjekja shqiptare shfaqet në flotiljen pranë Gazës

18:03 : 05/10/2025

Netanyahu: Europa është bërë e parëndësishme në skenën botërore

17:57 : 05/10/2025

Burnley pëson disfatë në Premier League, Broja futet nga stoli

17:51 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com