Edi Rama gjatë mitingut përmbyllës në Tiranë ka bërë llogaritë pse sipas tij, është e mundshme që në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit të marrë 78 mandate.
Rama u shpreh i bindur se në asnjë Qark nuk do të humbin asnjë nga 74 mandatet e marra në vitin 2021, teksa u shpreh se do të marrin dhe 4 mandate plus.
Më konkretisht, bëhet fjalë për Qarkun e Shkodrës, Elbasanit, Fierit dhe Dibrës, ku dha edhe arsyet, pse sipas tij, PS do të rritet me nga një mandat.
Edi Rama: Çfarë nuk bënë dhe nuk na bënë derisa morën edhe Tiranën. Pasi u bënë të tërë mac me kuc e mac dhe minj. Ajo përmbysje e fitores tonë me 10 vota ishte në fakt testi më i vështirë i karakterit që ne faktuam hap pas hapi. Ai rrëzim poshtërues ishte sprova e fundit përpara ngjitjes së pandalshme lart të PS. Dy vjet pas atij poshtërimi, bashkësia dhe familja jonë e madhe e rimori qendrën e skenës politike, ku jemi kthyer në fuqinë e pandalshme të rilindjes dhe do të qëndrojmë më të fortë se kurrë më parë
Jemi kthyer në fuqinë e pandalshme të rilindjes së Shqipërisë ku do qëndrojmë pas fitores historike të dielën e 11 majit të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Asgjë asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për mua dhe për ju. Ajo që kundërshtarët tanë nuk kanë për ta kuptuar kurrë është se kurrë nuk do na mundin dot po nuk kuptuan pse ne i mundim përherë thellë e më thellë.
Ata thonë se ne nuk mundemi dot me vota. Se të marrësh më shumë vota se ne duhet të jesh më i mirë se ne. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Më të mirë kështu siç po shkojnë këto punë kam frikë se duhet të dalin nga maternitetit se në sheshet e Shqipërisë. Edhe ata prurje të reja, nuk ngjajnë me ne. Ngjajnë me kundërshtarët tanë. Dava humbësash. Janë larg me ne. Kështu si po shkojnë këto punë kam frikë se duhet të presim sa të dalin nga materniteti. Aritmetikisht do ngjitemi përsëri më lart, më e pakta 78 mandate. Ne kemi sot 74 mandate. Ky është blof, ky është truk, ky është propagandë thanë disa duke komentuar memorandumin e Kuçit. Po pse nuk qenka e vërtetë, ose të paktën pse nuk qënka e mundshme.
Ne kemi sot 74 mandate, a di kush, pse, ku do ta humbin ne ndonjërin nga këto 74 mandate? Në Kukës, e nëse nuk marrim ndonjë tjetër, nuk kanë si na e marrin edhe atë 1 një që kemi. Se nuk e lejon aritmetika. Në Shkodër, kemi 3 mandate, nga 11 që ka Shkodra, më pak nuk ka ku të shkojë. Pse a do ta humbim dhe një tjetër? Për atë se çfarë kemi bërë ne për Shkodrën unë mendoj se është fare normale që të pretendojmë minimumi 1 mandat plus. Edhe pse të gjitha sondazhet thonë dy. Vazhdojmë në Lezhë, kemi 3 mandate nga 7. Që ta humbim dhe një tjetër, duhet që Lezha të gëdhihet të dielën me bindjet se ndryshimet e mëdha në Lezhë, rilindja e Laçit, janë meritë e vjershtorit personal të bufit të kënetës, kameleon Gjekmarkajt. Kjo është e pamundur të ndodhë, por është më e mundur të ndodhë që kameleon vjershtori ta humbë një mandat dhe ta marrim ne. Megjithatë, nuk po e llogaris këtë një tek minimumi.
Në Durrës kemi 8 mandate, mund të humbim një, vetëm nëse njerëzit, tani në fund do kuptojnë se ndryshimi është i kryebashkiakut dyll i verdhë Oerd Gjinkalla, i cili e ka kthyer Durrësin në kantier në të katër anët. Shkurt 8 mandate në Durrës janë një mur që nuk i lëviz askush, ndërsa tulla e 6 e kënetës është duke rënë, ta shohim.
Mandati i 9 i Elbasanit na shpëtoi për një fije para 4 vjetësh, pastaj nëse zgjedhësit atje nuk do ta marrin do ta marrin vesh deri të dielën se dhe Formula 1 do ta sjelli në Elbasan, pasardhësi i Luciano “fake” Pavarotit, Ludovik bej Alizoti, atëherë edhe një plus në Elbasan hyjnë pa asnjë zor të minimumin ynë të 11 majit. Plus edhe një, u bënë dy.
Njëjtë edhe FIeri. Nëse fierakët nuk do ia dinë për nder kënetës që i shpëtoi nga kanceri i gjanicës, Gazi i botës atje nuk ka asnjë shans që të ndalojë mandatin e 10-të për ta kthyer në shtëpinë tonë. U bënë tre plus.
Në Berat, Korçë, Gjirokastër, nuk i lëviz topi mandatet tona, në Vlorë jo e jo, ku mund dhe t’a marim të 9-in, por prapë i 9-ti i Vlorës s’na hyn te minimumi, se minimumet tona janë 100% të sigurta. Prandaj të 4 plus që na çon në 78 minimumi, ne do ta marrim në Dibër. Ku gra vajza dhe djem të Dibrës, do të bëhen për herë të parë shumicë bindëse për PS.
Tiranë e madhe dhe e bukur, mos u mendo më, por bëhu të dielën lokomotiva e fuqishme e këtij misioni, për ty, për ne, për Shqipërinë dhe nxirr nga dora jote 20 mandate për majën e 2030 në BE. Rroftë Partia Socialiste e Shqipëria, rrofshi të gjithë ju që erdhët këtu, duruat, qëndruat, ju jam shumë mirënjohës dhe rrofshin të gjithë socialistët e progresistët. Qofshin të bekuar të gjithë fëmijët e Tiranës dhe fëmijët e Shqipërisë, të prindërve me të gjitha bindjet politike, dhe qofshin prindërit e tyre të vetëdijshëm se 11 maji është në radhë të parë i fëmijëve të tyre.