• Kontakt
Sunday, June 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prishen ekuilibrat në Shkodër/ Rama do një mandat më shumë, SPAK kontroll njerëzve të Tom Doshit

15:59 : 09/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Prokuroria e Posaçme ka kryer një ndërhyrje të menjëhershme për të ndalur blerjen e votave për 11 Majin dhe kuptohet se kjo ka ndodhur në rastin e një prej partive të vogla dhe jo me partinë që kontrollon pushtetin. Në media kanë dalë bisedat e siguruara nga SPAK, që kësaj radhe ka pasur në shënjestër Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit, degën e Malësisë së Madhe, atje ku pati një mësymje të forcave policore dhe ku ishte personalisht Altin Dumani, si kreu i “Task force” për krimet zgjedhore.

Ndërhyrja e pazakontë e SPAK para zgjedhjeve të 11 Majit, ndodh në një moment kur ekuilibrat në Shkodër janë prishur, pasi si Rama, ashtu edhe Doshi tentojnë të marrin një mandat më shumë nga katër vite më parë.

Në dosjen zyrtare të SPAK-ut dhe vendimin e Gjykatës së Posaçme, që Lapsi.al e ka të zbardhur, jepen me hollësi komunikime të përgjuara, referime policore dhe kërkesa për kontrolle fizike dhe banesash, të gjitha për të hetuar dyshimet mbi Ardian Hysën, kryetarin e PSD-së në Malësi të Madhe, për përfshirje në blerje votash dhe mbledhje kartash identiteti.

Përgjimet e SPAK ndaj eksponentit të PSD në Malësinë e Madhe

Lexo edhe:

Gjendet i pajetë një 54-vjeçar në Shkodër

Çështja e lobimit në SHBA, PL publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie akuza ndaj Metës

Sipas SPAK, Ardian Hysa dyshohet se ka qenë aktiv në fushatë duke ofruar para për vota. Dyshohet se shumat janë marrë nga përfaqësues të tjerë të PSD-së që veprojnë në qarkun e Shkodrës.

Në përgjimet zyrtare të SPAK dokumentohet një bisedë mes Hysës dhe qytetarit Florenc Tonin Kalaj, i cili i kërkon ndihmë në këmbim të votës së tij dhe të familjarëve të tij: “Perzotin tash se di une, janë pak vota e burr si i thonë, i kam te atyne që janë njerëz të mi, a kupton? Po une për Zotin e kam i fije të vështirë me shku vetë prej problemit që kam, a kupton?… Po se di nëqoftëse bëhet naj gjë, si i thonë asaj fjalës me mujt me marrë atë letrën…”

Ndërkohë, Ardian Hysa i përgjigjet shkurt duke thënë: “Flasim prej afër.”

Më tej, të dy bien dakord të vijojnë komunikimin në ëhatsapp. Por bisedat nuk mbarojnë me kaq. Në një tjetër komunikim të datës 5 maj 2025, një tjetër person i shkruan Hysës: “Aa ja itash ika prej Koplikut se pata ul ata me marrë kartat…”

“Nga përmbajta e këtyre komunikimeve sipas Prokurorisë së Posaçme krijohet arsyeshëm bindja se shtetasi Ardian Hysa në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, janë të përfshirë në veprimtari të kundraligjshme në fushën e zgjedhjeve dhe konkretisht, përveç dhënies apo premtimit të përfitimeve të kundraligjshme, në këmbim të votës, ata giithashtu janë angazhuar duke marrë karta identiteti të qytetarëve të ndryshëm, me qellim që keta të fundit të mos marrin pjesë në votimet e 11 Majit 2025” thuhet në dosje.

Sipas dosjes, këto prova kanë bindur prokurorinë se Ardian Hysa, në bashkëpunim me të tjerë, jo vetëm premtonte përfitime në këmbim të votës, por po angazhohej edhe në një skemë për të mbledhur karta identiteti që qytetarët të mos mund të votonin më 11 maj 2025. Bazuar mbi këtë, Gjykata e Posaçme urdhëroi kontroll personal për Ardian Hysën, kontroll të banesës, biznesit dhe automjetit të tij (një servis dhe një Mercedes E300, 1991) dhe kontroll personal dhe kontroll banese për Florenc Tonin Kalajn, me qëllim sekuestrimin e celularëve, dokumenteve, kartave ID dhe çdo materiali që mund të shërbejë si provë në hetim.

Në vendim thuhet se “Krijohet bindja se Ardian Hysa premton përfitime të parregullta ndaj shtetasve të ndryshëm, duke kërkuar në këmbim votimin për një subjekt të caktuar politik.”

Tom Doshi mohon fenomenin e blerjes së votave

Por Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka mohuar se është pjesë e ndonjë skeme për blerjen e votave, në një njoftim për mediat ku thuhet se “Lajmet janë të pavërteta dhe spekulative; janë sulme të drejtpërdrejta ndaj PSD-së, pasi asnjë nga anëtarët tanë nuk është përfshirë në krime zgjedhore”.

Partia Socialdemokrate vazhdon në njoftim duke u distancuar nga fenomeni i shitblerjes së votave kur thotë se “Kushdo që përfshihet në të tilla krime zgjedhore duhet të mbajë përgjegjësi ligjore dhe PSD-ja do të distancohet menjëherë. Të vetmit person që i është kryer kontroll në banesën e tij është Kryetari i PSD-së për Malësinë e Madhe, z. Ardian Hysa. Sipas procesverbalit të lëshuar nga SPAK-u, rezulton se nuk është gjetur asgjë e paligjshme në banesën dhe mjedisin e tij të punës”.

Ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se deri në datën 9 maj janë regjistruar 54 kallëzime penale, që përfshijnë korrupsionin zgjedhor, cenimin e fshehtësisë së votës dhe pengimin e zgjedhësve.

Nga të gjitha rastet, 14 kallëzime janë regjistruar vetëm në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë në prokuroritë e Fierit, Dibrës, Elbasanit, Lezhës, Shkodrës, Durrësit, Sarandës, Kukësit, Gjirokastrës, Korçës dhe Vlorës.

Memorandumi i Kuçit, Rama do një deputet më tepër në Shkodër

Screenshot

Njihet tashmë ndikimi që Tom Doshi ka në qarkun e Shkodrës ku bën pjesë edhe Malësia e Madhe, dhe ku në zgjedhjet e vitit 2021, ai arriti të marrë 2 mandate deputetësh.

Shkodra ka 11 mandate gjithsej dhe në zgjedhjet e kaluara Partia Socialiste mori 3 mandate, ndërsa Partia Demokratike mori 5 mandate dhe LSI mori 1 mandat, të Agron Çelës që kaloi më vonë me Partinë Socialiste.

Në llogaritë që Rama bëri në fshatin Kuç të Vlorës, ai tha se ishte 100% i sigurtë se do të marrë një deputet më shumë në Shkodër në zgjedhjet e 11 Majit dhe duket se është i vendosur të mos lejojë Tom Doshin t’i prishë planet. Ndaj me të dëgjuar për Memorandumin e Kuçit, kur ka lexuar llogaritë e Ramës në mbulesën e yndyrshme të tavolinës, Altin Dumani ka nxituar të udhëtojë drejt Shkodrës duke vënë nën kontroll njerëzit e Tom Doshit.

Fakti që në Shqipëri blihen vota nuk habit më askënd, pasi ky është një fenomen i konfirmuar vit pas viti nga operacionet e policisë, nga raportet e OSBE-ODHIR dhe deklarata publike të qytetarëve.

Por duhet thënë se asnjëherë nuk kapen zyrtarë të partisë që ka pushtetin, kurrë nuk bëhen kontrolle në zyrat e Partisë Socialiste dhe asnjëherë nuk ndalohen patronazhistët që shfrytëzojnë resurset shtetërore për të ndikuar apo shantazhuar qytetarët.

Gjithmonë janë të tjerët që kapen dhe gjithmonë del se votat i blejnë humbësit, ose më të vegjlit./Lapsi.al

Etiketa: blerje votashRamaShkoderspakTom Doshizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjendet i pajetë një 54-vjeçar në Shkodër

13:00 : 22/06/2025
AKTUALITET

Çështja e lobimit në SHBA, PL publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie akuza ndaj Metës

12:29 : 22/06/2025
AKTUALITET

“Presion dhe blerje vote”/ Raporti i delegacionit të KiE: PS përdori administratën në fushatë

20:25 : 21/06/2025
AKTUALITET

Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit e shpallur në kërkim

11:07 : 21/06/2025
AKTUALITET

Plazhet të mbushur me plehra, Noka: Bie propaganda e Ramës, Shqipëria e fundit në Europë

10:54 : 21/06/2025
AKTUALITET

Ladfilli i Piskovës në zjarr, banorët thirrje SPAK t’i vendosë shiritin: U helmuam, u bëmë me kancer

19:17 : 20/06/2025
Para

"Luftë" në dy fronte për Interin, skuadra e Inzaghit nuk dorëzohet për titullin e Serie A

TË GJITHA

GjaHakmarrja që s’ndalet/ Policia merr në pyetje Preng Gjinin për vrasjen e Pjetër Kazës

15:14 : 22/06/2025

Revolucion tek Inter, largohen 6 lojtarë! Mes tyre edhe Asllani

15:08 : 22/06/2025

Ukraina zotohet se do të zgjerojë sulmet ndaj Rusisë

14:50 : 22/06/2025

Financoi vrasjen e Albi Bashaliut dhe u arrestua në Britani, publikohet FOTO e “Lilit” të Lushnjës

14:42 : 22/06/2025

B-2 sjell “ferrin” nga qielli/ SHBA lëshoi bombat më të rënda mbi Iranin bërthamor

14:22 : 22/06/2025

Bombardimet amerikane në Iran, Papa Leone: Lufta nuk i zgjidh problemet

14:21 : 22/06/2025

‘Audi’ përplaset me kamionçinën në Vlorë-Selenicë, plagosen dy persona

14:09 : 22/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com