• Kontakt
Saturday, June 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fushata e PS dhe imazhi i fëmijëve, aktivitetet nën hijen e shkeljes së ligjit

18:15 : 09/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nga Fatbardha Nergjoni Një postim më 25 Prill i ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, për një aktivitet zhvilluar gjatë orarit mësimor me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave nëntëvjeçare në Elbasan dhe Berat, ka ngritur debate mbi përdorimin e fëmijëve në fushatë zgjedhore.

Ne foto: Nga postimi i ministres për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi Imazhi i femijes eshte mbuluar nga Faktoje

Kodi Zgjedhor
Sipas 91 të Kodit Zgjedhor “me përdorim të ‘burimeve njerëzore’ kuptohet përdorimi i detyruar në fushatë zgjedhore i administratës së institucionit brenda orarit të punës për qëllime zgjedhore, si dhe përdorimi i detyruar dhe i organizuar brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar në fushatë zgjedhore. Me përdorim të burimeve njerëzore kuptohet gjithashtu premtimi ose ofrimi i përfitimeve nëpunësve publikë, ose nxënësve për të marrë pjesë në veprimtari që lidhen me fushatën zgjedhore jashtë orarit të punës ose mësimit, si dhe ushtrimi i presionit ndaj tyre për këtë qëllim”.

Aktiviteti me fëmijët
Edhe pse u paraqit si një aktivitet kulturor në funksion të “Shtëpisë së Evropës”, motoja përputhej me atë të fushatës së PS-së për integrimin europian. Aktiviteti u zhvillua gjatë orarit mësimor, ku grupe nxënësish të aftë në pikturë nga shumica e shkollave nëntëvjeçare të qytetit iu bashkuan aktivitetit në parkun “Rinia” në Elbasan dhe në pjesën historike në Berat.

Njoftimi në KQZ
Në nenin 92 të Kodit Zgjedhor thuhet se, “institucionet publike, qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve”.

Aktiviteti u njoftua në KQZ (sipas ligjit) por me orar të ndryshëm nga ai real.

Lexo edhe:

“Do ishte mirë të kishim qeveri teknike”, Lapaj: Nuk besoja se PS do kishte kaq mandate

Rinumërimi në Tiranë/ Kush fitoi dhe kush humbi vota

Në KQZ njoftohej për orën 19.00 ndërkohë drejtues lokalë të PD në Elbasan, publikuan edhe video të nxënësve që lëviznin drejt parkut “Rinia” gjatë orarit të mësimit. Edhe pamjet e përcjella nga vetë postimi i ministres Muzhaqi nuk flasin për një aktivitet zhvilluar në perëndim të diellit.

Përdorimi
Rastet e përdorimit të imazhit të fëmijëve janë shtuar gjatë kësaj fushate, me postime të ngjashme nga kandidatë të tjerë. Deputetja aktuale e PS Evis Kushi ka dalë në disa postime me fëmijë në rrjetet e saj sociale pa u përpjekur të mbulojë imazhet e tyre.

Nga postimi i deputetes se PS, Evis Kushi. Imazhi i femijes eshte mbuluar nga Faktoje.al
Nga postimi i deputetes se PS, Evis Kushi. Imazhi i femijes eshte mbuluar nga Faktoje.al

Njëjtë edhe për kandidatin e PD në Elbasan, Aurel Bylykbashi.

Ky i fundit është shfaqur në një postim në Instagram ndërsa interviston një fëmijë gjatë aktiviteteve të fushatës.

Ne foto: Kandidati i PD, Aurel Bylykbashi Imazhi i femijes mbuluar nga Faktoje

Ndërsa Kodi Zgjedhor nuk e ndalon qartazi përdorimin e fëmijëve në imazh, ligji për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës e ndalon ekspozimin publik pa pëlqimin e kujdestarëve ligjore dhe vendos interesin më të lartë të fëmijës mbi çdo vendimmarrje.

Shkelja
Gentjan Sejrani, aktivist nga Elbasani dhe avokat, thotë për Faktoje.al se përdorimi i nxënësve është i ndaluar në fushatë.

“Është e ndaluar që fëmijët të përdoren për fushatë elektorale. Nëse do shohim kush janë përgjegjës për këtë gjë, kemi dy përgjegjës dhe së pari janë partitë politike dhe së dyti janë drejtuesit e shkollave që i dërgojnë fëmijët për të qenë pjesë e aktiviteteve, që mund të interpretohen si fushatë elektorale”, thotë ai.

Sejrani deklaron gjithashtu se ”partitë politike që denoncojnë raste të përdorimit të fëmijëve si ai i Partisë Demokratike në Elbasan, të mos mjaftohen vetëm në deklarata në rrjetet sociale por të denoncojnë dhe të ndihmojnë hetimet që SPAK nisi por që u mbyll pasi nuk u vërtetua si aktivitet elektoral”./ Faktoje.al

Etiketa: Bora Muzhaqielbasanevis kushifushatepszgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Do ishte mirë të kishim qeveri teknike”, Lapaj: Nuk besoja se PS do kishte kaq mandate

18:48 : 21/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi në Tiranë/ Kush fitoi dhe kush humbi vota

18:23 : 21/06/2025
AKTUALITET

Vihet në pranga 32-vjeçari në Elbasan, vodhi një celular

12:34 : 21/06/2025
AKTUALITET

I dënuar me burg për drogë, arrestohet i riu në Elbasan

12:53 : 20/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi në Tiranë, dita e tretë: PD humbet 107 vota, PS 105

09:14 : 20/06/2025
AKTUALITET

“Nuk kishim si objektiv mandatin e 14”, Kaso: Ja pse e kërkuam rinumërimin e votave

08:25 : 20/06/2025
Para

Denoncon PD/ Ja emrat që po vjedhin vota në Durrës

TË GJITHA

REL: Politikanët “abuzojnë” me vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

20:11 : 21/06/2025

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtares Adelina Zarka

20:05 : 21/06/2025

New York vishet kuqezi, marshojnë shqiptarët/ PAMJE

20:01 : 21/06/2025

Midis heshtjes dhe klikimit: Teknologjia nuk po i ndihmon viktimat e dhunës gjinore në Shqipëri

19:40 : 21/06/2025

Zjarr në Pilur të Himarës, pritet ndërhyrja nga ajri

19:36 : 21/06/2025

Aksident me dy të plagosur në aksin Pukë-Shkodër

19:32 : 21/06/2025

Itali/ Kishte fshehur 6 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari. I sekuestrohen mijëra euro

19:29 : 21/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com