• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazetari: Tregu i ndërtimit në Shqipëri po përballet me stanjacion dhe pastrim parash

12:22 : 08/05/2025
në AKTUALITET

Gazetari Juljan Hoxhaj u shpreh se tregu i ndërtimit në Shqipëri ka hyrë në një periudhë stanjacioni, duke reflektuar një rënie të ndjeshme të numrit të shitjeve në krahasim me vitin e kaluar.

Hoxhaj theksoi se në dy vitet e fundit, sektori ka regjistruar vetëm 2000-3000 kontrata shitjesh, një shifër shumë më e ulët se në vitin 2023, duke sugjeruar kështu një rënie të ndjeshme të aktivitetit dhe një ngadalësim të ritmit të ndërtimit dhe shitjes.

Ai theksoi se ky është një sinjal i qartë për një problem të mundshëm në sektorin e ndërtimit, ku ndërtuesit, të cilët zakonisht ndërtojnë për të shitur, po përballen me një pasiguri në treg.

Në këtë kontekst, Hoxhaj theksoi se një faktor tjetër që ka ndikuar në këtë stanjacion është pastrimi i parave të krimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërtimit.

Sipas tij, këto pasuri të dyshimta kontribuojnë në krijimin e një destabiliteti financiar në tregun imobiliar, i cili mund të sjellë pasojë negative për të gjithë ekonominë e vendit.

Lexo edhe:

Akuzat për korrupsion, Argita Malltezi paralajmëron padi për Baton Haxhiun: Shpifës dhe gjobëvënës

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

“Prej së paku një viti ka nisur një farë stanjacioni sa i përket tregut imobiliar. Ky stanjacion kishte disa elemente. Së pari, nuk kishte më shitje, kishte nisur rënia e numrit të shitjeve. Pra, në dy vitet e fundit, janë realizuar 2000-3000 kontrata shitjesh, pra akt marrëveshjesh që bëjnë ndërtuesit me blerësit etj., më pak se në vitin 2023.

Ky ishte sinjali i parë që po jepej nga sektori i ndërtimit, që po shikohej se kishte një problem. Ndërtuesi që ndërton sigurisht do të ndërtojë për ta shitur, dhe në momentin që ka një lloj hezitimi sa i përket shitjes së ndërtimit, kjo është edhe flluska e parë që pasohet me elementë të tjerë. Elementi tjetër i rëndësishëm është ajo për të cilën kemi folur shpesh herë, pastrimi i parave të krimit dhe korrupsionit.

Të gjitha raportet ndërkombëtare, edhe vetë SPAK, kanë ngritur më shumë shqetësimin se në sektorin e ndërtimit pastrohen para, ku nuk dihet burimi i tyre. Në emisionin “PLUG” kemi investiguar miliarda afera euro dhe një pjesë e madhe e këtyre parave të korrupsionit ka përfunduar në sektorin e ndërtimit. Goditja e këtyre parave, por edhe ajo që krimi i organizuar, përmes kompanive, arrin t’i depërtojë dhe t’i investojë në tregun imobiliar, ka krijuar një lloj destabiliteti financiar të ndërtuesit.

Gjatë ditëve të fundit, kemi parë se pak kohë më parë, qeveria ka miratuar leje ndërtimi për disa kulla shumëkatëshe në kryeqytet dhe ka ndodhur që shumë ndërtues nga ata që kanë përfituar leje ndërtimi kanë hezituar të kryejnë investimet. Kjo do të thotë se janë përballur me një situatë të paprecedentë, që nuk ka ndodhur më parë, ku ndërtuesit tërhiqen nga ndërtimi i kullave“, tha gazetari per Syri tv.

Etiketa: Edi RamaJuljan Hoxhajkorrupsionndertimipastrim parashqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuzat për korrupsion, Argita Malltezi paralajmëron padi për Baton Haxhiun: Shpifës dhe gjobëvënës

19:15 : 01/07/2025
AKTUALITET

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

13:35 : 01/07/2025
AKTUALITET

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

13:32 : 01/07/2025
AKTUALITET

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?

09:15 : 01/07/2025
AKTUALITET

Varësia nga kullat dhe lejet e ndërtimit, tkurren me 41% të ardhurat totale të Bashkisë Tiranë

08:02 : 01/07/2025
AKTUALITET

Bushati: Rama po kthen SPAK-un dhe bashkitë në vegla politike

22:05 : 30/06/2025
Para

Problemet me votimin e diasporës/ KQZ kërkesë DHL: Rreth 200 persona i kanë sjellë zarfet dorazi

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com