• Kontakt
Friday, July 3, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ministret stolisen sikur janë princesha”/ Berisha: Ne do t’iu rikthejmë shqiptarëve dinjitetin

12:42 : 04/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Gjatë fjalës së mbajtur në Bajram Curri, kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën dhe ministret e tij, se jetojnë në luks.

Berisha u shpreh para mijëra banorëve të Tropojës, se qeverisja e PD-ASHM në 100 ditët e para do ti japin përgjigje skamjes, me vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh.

‘Këta shkojnë në një akt përçmimi ndaj shqiptarëve se, këtu nuk vdes njeri për bukë.

Apo tjetra, ministret e tij, që stolisen sikur janë princesha të sulltanateve. U thonë shqiptarëve, që çfarë kanë pensionistët, pensionistët jetojnë shumë mirë. Se, me 140 euro jetohet normal, jetohet fare mirë’, u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Lexo edhe:

Protesta hyri në muajin e 2-të/ Rama: Mercenarë nga Prishtina dhe Tetova shfaqen si diasporë

Berisha: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë në Jalë për 54 mijë euro

Të dashur miq, Tropoja, në një të shkuar jo të largët është djegur dhe pjekur brenda një harku kohor të shkurtër, disa herë. Tropojasit janë shpërngulur në zona tjera, por janë rikthyer rrufeshëm me shpejtësinë më të madhe, kanë rindërtuar shtëpitë e tyre dhe këtu i ka rikthyer dashuria e pakufishme për Tropojën.

Ndaj dhe, ne besojmë fort në këto vlera dhe do bëjmë gjithçka për rikthimin e tyre. Programi ynë është përjashtimi brenda 100 ditëve i mjerimit, varfërisë së skajshme nga Tropoja dhe mbarë Shqipëria.

Këta qeveritarë që janë vite dritë larg jush, larg halleve tuaja, larg problemeve tuaja, larg jetesës suaj, dhe që zhgërryhen çdo ditë në luksin e krijuar nga paratë që kanë vjedhur, këta nuk duan që t’ia dinë për ju.

I keni dëgjuar besoj, një shprehje që vjen nga thellësitë e kohërave dhe sipas së cilës këtu nuk vdes njeri për bukë. Dhe e them këtë se, vërtet nuk vdiste njeri për bukë, se njerëzit ndanin kafshatën njëri me tjetrin. Kjo ishte bujaria, kjo ishte bamirësia e shpirtit. Por qeveritarë, ministra që deklarojnë se, në Shqipëri është mirë sepse nuk vdes njeri për bukë, nuk fjalë që nuk meritohet t’u thuhet. Nuk është fjala të vdesë njeriu për bukë, por është fjala, të jetojë njeriu me dinjitet. Është fjala, të mos numërojë njeriu kafshatën. Është fjala, që ata burra dhe gra që ka shkrirë jetën për Tropojën, kanë shkrirë jetën për Shqipërinë, të mos tremben se nuk e mbyllin dot 15 ditëshin me pensionin që u jep.

Është fjala që, ata burra dhe gra, që kanë shkrirë jetën për Shqipërinë, të mos shtrijnë dorën për ilaçe se mbeten pa ilaçe se nuk i marrin dot me pensionin e tyre.

Është fjala, që, këta të rinj, këta fëmijë, ëndrrën e tyre të bukur shqiptare të mund ta ndërtojnë në Shqipëri, dhe jo të ëndërrojnë se si të ikin jashtë dhe të largohen nga Tropoja dhe Shqipëria.

Pra, është krejt tjetër.

Kurse këta, shkojnë në një akt përçmimi ndaj shqiptarëve se, këtu nuk vdes njeri për bukë.

Apo tjetra, ministret e tij, që stolisen sikur janë princesha të sulltanateve. U thonë shqiptarëve, që çfarë kanë pensionistët, pensionistët jetojnë shumë mirë. Se, me 140 euro jetohet normal, jetohet fare mirë.

Pra, kjo situatë, ky largim i tyre nga qytetarët për shkak të plaçkitjes, sepse hajduti për të justifikuar plaçkën e tij e urren viktimën. Mirë ua bëra, thotë.

Dhe ata, mirë ua bënë ju, thonë.

Miq, 100 ditët e para, ne japim përgjigje përfundimtare, çdo shqiptar do marrë 200 euro minimumin jetik.

Sot, 560 mijë pensionistë kanë një pension ndën 172 euro. Që të gjithë, pa përjashtim, sado që ta kenë, 60, 100, 170, do marrin 200 euro, 100 ditët e para të qeverisjes sonë.

Jo vetëm kaq.

Por ne do vendosim rrogën minimale 500 euro, rrogën mesatare 1250 euro. Për rrogëulëtit dhe pensionistët, kartën e konsumatorit. Ata do marrin çdo gjë, bukën, qumështin, mishin, të gjitha ushqimet, gjërat bazë, 20% më lirë se të tjerët.

Pra, miq, ne u rikthejmë shqiptarëve paratë që ata paguajnë, por së bashku me to edhe dinjitetin, sepse skamja është më e keqja, është në vetvete një lloj tiranie që topit shpirtin, mendjen njerëzore dhe i japim fund asaj.

Etiketa: BerishaRamashqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta hyri në muajin e 2-të/ Rama: Mercenarë nga Prishtina dhe Tetova shfaqen si diasporë

08:57 : 02/07/2026
AKTUALITET

Berisha: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë në Jalë për 54 mijë euro

12:46 : 19/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Skapi nuk e sjell kërkesën tjetër për arrestimin e Belindës sepse po përgatitet arratisja e saj

11:05 : 18/06/2026
AKTUALITET

Shqiptarët protestojnë edhe në Hagë: Rama jep dorëheqjen

17:57 : 14/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

22:32 : 11/06/2026
AKTUALITET

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

17:41 : 08/06/2026
Para

Rama iu trembet demokratëve në Shkodër: Rrini në shtëpi të dielën, mos shkoni të votoni

TË GJITHA

Vala e të nxehtit godet Francën, përleshje në supermarkete për kondicionerë – VIDEO

13:48 : 03/07/2026

Ronaldo “mania” në Toronto, mijëra tifozë rrethojnë hotelin e Portugalisë (Video)

13:39 : 03/07/2026

Samiti i NATO-s nuk do mbahet në Shqipëri?/ Trump: Marrëdhënia nuk është reciproke

13:34 : 03/07/2026

Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

13:21 : 03/07/2026

Njeriu që afroi Khayattët e Zvërnecit me Trump, kërkon hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me drogën

13:00 : 03/07/2026

Dështimi në Botëror, Nagelsmann jep dorëheqjen nga Gjermania. Klopp drejt stolit të “Panzerave”

12:59 : 03/07/2026

Fundjavë më e freskët, parashikimi i motit për ditët në vijim

12:46 : 03/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetbetparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkHoliganbetjojobetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobetinterbahisMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş