• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pajisje DPI në kompanitë telefonike/ Për të bllokuar TikTok-un, apo po na përgjojnë?

08:28 : 03/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

18 nëntori i vitit 2024, u kthye në një ditë zie për shoqërinë shqiptare, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli“ në kryeqytet, ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani. Pas këtij krimi shokues, nuk mund të mungonin edhe reagimet e politikës, përfshirë edhe kryeministrin Rama. Si shpeshherë, ishte ai që mori rolin e organeve të hetimit dhe drejtësisë, duke gjetur fajtorin dhe duke i dhënë dënimin e merituar.

“TikTok-u është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmijët tanë të shoqërohen me të. Ne do e mbyllim plotësisht”, tha Rama.

Ky vendim tërësisht personal i kryeministrit Rama për mbylljen e aplikacionit, pasoi me VKM-në e datës 6 mars 2025, ku u vendos ndërprerja e aksesit në platformën TikTok për një periudhë 12-mujore, afat i lënë si kohë që aplikacioni të marrë masa e të vendosë filtra kontrolli. Për popullin, urdhëri ishte i thjeshtë: Njerëzit nuk do të mund të përdorin aplikacionin TikTok në Shqipëri, por se si do të ndodhte kjo gjë, askush nuk kishte informacion. I pari që hodhi dritë mbi procedurën që do të ndiqej, ishte eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj, i cili sqaroi se i gjithë procesi për bllokimin e TikTok mbështetej në instalimin e pajisjeve Deep Packet Inspection në shpërndarësit e internetit në Shqipëri, duke ngritur alarmin mbi mundësinë e mbikqyrjes së të dhënave në internet.

Por çfarë është DPI dhe përse është problematike?

Ekspertët sqarojnë se DPI është një teknologji që i lejon autoritetet ose kompanitë të “shohin brenda” paketave të të dhënave që qarkullojnë në rrjet, përtej titujve të faqeve, duke zbuluar përmbajtje komunikimi, preference dhe sjellje online të përdoruesve.

Lexo edhe:

Dështon krijimi i qeverisë së re në Rumani

Protestat/ Dhoma Amerikane e Tregtisë mesazh Ramës: Të luftohet korrupsioni dhe të rritet dialogu

Në një komunikim me gazetarin e “Piranjave” Freard Rista, drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (institucioni i ngarkuar me përgjegjësi për mbylljen e TikTok), Igli Tafa, tha se këto pajisje janë instaluar në dy kompanitë telefonike në vend, duke u shprehur i sigurtë se nuk duhet të shqetësohemi për keqpërdorim të dhënash personale, dhe se këto pajisje do të përdoren për 12 muaj, pasi TikTok të vendosë filtra kontrolli.

Emisioni “Piranjat” pati komunikim edhe me kryetarin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala, i cili hoqi përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se pajisjet i ka vendosur AKSK dhe në rast keqpërdorimi të dhënash, është shteti ai që mban përgjegjësi. Z.Sala kyçi gojën kur u pyet se kush i ka financuar këto pajisje, që kushtojnë mijëra euro.

Mirëpo këto përgjigje e dha AKSK, e cila sqaroi se pajisjet DPI janë ofruar në huapërdorim pa kosto për një periudhë 12-mujore nga Autoriteti i Sigurisë Kibernetike të Izraelit. Në përgjigjen e AKSK-së vërehen paqartësi të mëdha në aspektin teknik. AKSK sqaron se DPI analizon vetëm kokën e paketës së protokollit IP, por duhet të bëjmë me dije se pajisja Allot service gateway 9700 është një pajisje layer 7 dhe ka mundësinë teknike të analizojë trafikun në nivel aplikacioni, duke tejkaluar analizën vetëm të kokës IP. Diçka e tillë përshkruhet qartë në dokumentacionin teknik të prodhuesit Allot.

“Kemi mungesë informacioni se si po përpunohen të dhënat e këtyre. Është detyrë e organeve kopetente të informojnë publikun për rregullat, vendimet, duke minimizuar riskun që kanë folur specialistët. Si do operohet me këto pajisje? Kush i monitoron përdorimin e tyre? Kush janë monitoruesit e monitoruesve? Një shkelje virtuale është pjesa e përpunimit të të dhënave personale që është e mbrojtur me ligj në RSH”, shprehet avokati Neritan Kariqi.

Sipas juristëve dhe ekspertëve të teknologjisë, implementimi i teknologjisë DPI nga Ofruesit e Shërbimeve të Internetit në Shqipëri ngre shqetësime serioze dhe për më tepër, bie ndesh me disa nene themelore të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, siç janë; E drejta për jetën private, Mbrojtja e të dhënave personale, apo Liria e mendimit dhe e shprehjes. Shqetësim që ndahet edhe nga Rigers Boduri, dr i Drejtorisë dhe Sigurisë së Mbrojtjes së të Dhënave Personale pranë zyrës së Komisionerit.

“Çdo përpunim i të dhënave personale duhet të bëhet duke plotësuar kriteret ligjore. Zyra e Komisionerit është duke e monitoruar gjithë këtë proces, por ne nuk kemi detyrë që të urdhërojmë apo bllokojmë paisjet. Nëse do të ketë konstatime që kjo teknologji do të sjellë përpunime të paligjshme, patjetër janë të gjithë mekanizmat ligjorë për të marrë masat e duhura”, siguroi ai.

Për ekspertin italian Paolo Del Keko, bashkëpunëtor në vite në emisionin Le Lene, Kjo është një histori e gotës gjysëm plot dhe gjysëm bosh.

“Janë pajisje që nuk shikojnë përmbajtjen e komunikimeve. Pra, pak a shumë si në një letër, të shikosh dërguesin ose marrësin dhe ndoshta të hedhësh një sy edhe në pjesën fillestare të letrës ku shkruhet, “I dashur Francesco”, arrin deri aty, pastaj nuk arrihet të shihet çfarë ka më poshtë. Por nëse unë vizitoj një faqe të një partie politike të caktuar, realisht me Packet Inspection, ky informacion mund të merret. Çdo mëngjes zgjohesh dhe viziton faqen e një partie politike dhe lajme nga faqe të partive të ngjashme, pra faqe interneti. Ato informacione mund të merren realisht përmes DPI“, tha ai.

Ky lloj kontrolli i qasjeve politike, në një vend si Shqipëria, ku për shumë familje gjithçka është e lidhur me një vend pune në shtet, mund të jetë intimidues dhe pse jo, edhe përcaktues në momente kyçe siç janë zgjedhjet në vend. Prandaj a kemi të drejtë të dyshojmë që mbylja e TikTok ishte preteksti, dhe instalimi i DPI-ve ishte qëllimi?

“Është përmendur që kriptimi apo teknologjia e përdorur për të siguruar komunikimin me certifikata është diçka e vështirë për t’u thyer dhe kjo është e vërtetë. Por ne po flasim për një element tjetër shtesë. Sigurimin e këtyre certifikatave në mënyrë alternative. Në rast se në një institucion x gjenerohen disa certifikata, përshembull APP, ku njerëzit shkojnë aplikojnë për tendera. Nëse certifikatat e APP do vendosen në DPI, i gjithë informacioni që ata do ngarkojnë në APP për tenderin x apo y, është totalisht i dekriptueshëm nëse në DPI instalohen certifikatat e entit që kripton fillimisht informacionin”, sqaron eksperti i IT, Remion Baçova.

Gazetari: Pra përmbajtjet e komunikimeve tona mund të shihen?!

Remion Baçova: Përmbajtjet mund të shihen nëse unë posedoj certifikatën e institucionit që nisi komunikimin. Absolutisht nuk është e pamundur. Teknologjikisht nuk është e pamundur. Të dekriptosh certifikatën kërkon goxha kapacitet përpunues, por ta marrësh me një flash drive (USB) dhe ta çosh te DPI-ja, kjo është mëse e mundur.

/Emisioni “Piranjat”

Etiketa: DPIEkspertetkompanite telefonikepajisjepërgjojnëqeveriaTikTok

Lajme të lidhura

BOTA

Dështon krijimi i qeverisë së re në Rumani

12:06 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ Dhoma Amerikane e Tregtisë mesazh Ramës: Të luftohet korrupsioni dhe të rritet dialogu

11:02 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Nga lajmi te lajmësi”/ Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:51 : 23/06/2026
AKTUALITET

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

08:34 : 23/06/2026
AKTUALITET

Një rrogë nuk mjafton/ Shpenzimet në Tiranë sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

08:06 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Shqipëri e re”/ The Guardian: Revolta kundër resortit të Kushner kthehet në protestë kundër qeverisë

10:20 : 22/06/2026
Para

Pse ari gjerman është ende në Amerikë?

TË GJITHA

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026

Meta dhe Kryemadhi para drejtësisë, nis seanca e themelit në GJKKO

10:22 : 24/06/2026

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş