• Kontakt
Sunday, July 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Demokracia në rrezik! Nesho zbërthen planin e Ramës për shkatërrimin e opozitës

22:36 : 30/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ambasadori Agim Nesho ka folur mbi situatën politike në vend, duke shprehur hapur shqetësimin për rrënimin e institucioneve demokratike dhe rritjen e autoritarizmit të qeverisë aktuale.

Ai denoncoi strategjinë e mirëmenduar të mazhorancës për të shkatërruar opozitën shqiptare dhe për të mbajtur pushtetin përmes manipulimit, korrupsionit dhe lidhjeve të dyshimta me krimin.

Përmes fakteve konkrete si dosjet hetimore, aferat e rënda të qeverisë apo skandali McGonigal, Ambasadori theksoi rrezikun serioz që i kanoset demokracisë shqiptare nën drejtimin e Edi Ramës. Ai e përshkroi këtë qeveri si një mekanizëm të korruptuar dhe të përqendruar vetëm në përfitime personale, duke përdorur pushtetin për të shkatërruar opozitën shqiptare dhe për të kthyer vendin në pronë private.

“Ndjehej që beteja dhe rritja e popullaritetit të opozitës po afrohej nga momenti në moment. Opinioni publik e perceptonte jo vetëm rrugaçërinë, shpërdorimin dhe vjedhjen e hapur nga kjo qeveri, por gjithashtu e shihte këtë si rezultat të një skenari të mirëmenduar nga Edi Rama për të zhdukur opozitën shqiptare në të gjitha nivelet. Këtë e bëri përmes një diplomacie të kombinuar me krimin, blerjen dhe korruptimin e të gjithë zyrtarëve të lartë, duke finalizuar atë që sot është bërë më se e dukshme. Ka hallka të tjera që do të dalin në dritë, si rasti i McGonigal, që është ndër skandalet më të rënda.

Lexo edhe:

Aktivisti: Rama ka infiltruar persona, por ne do vazhdojmë në mënyrë paqësore

Protestuesit sjellin arkivolin politik të Edi Ramës para kryeministrisë

Dua të them se ky person jo vetëm që ka shkatërruar vendin, por gjatë gjithë kohës ka menduar si t’i manipulonte zgjedhjet. Ai i ka realizuar të gjitha këto plane. Ajo që u reflektua në dosjet 184 dhe 389 është vetëm fillimi. Me kalimin e viteve, veprimtaria e tij ka arritur një shkallë të lartë perfeksionimi, pasi edhe të ardhurat që ai ka përfituar në mënyrë të padrejtë janë shumë të mëdha.

Çfarë është afera e Durrësit? Nuk është thjesht një aferë korruptive, por një mekanizëm për të përfituar para në mënyrë të paligjshme, përmes përdorimit të kompanive të ndërmjetme. Po ashtu, afera me konsullatën në Nju Jork nuk duhet nënvlerësuar. Në kushtet aktuale të tregut të pasurive të paluajtshme, vlera e saj mund të arrijë në qindra miliona dollarë, pasi objekti nuk ka kufizime për shtesat në lartësi mund të ndërtohen edhe 50 kate, edhe pse trualli është i vogël.

Në Neë York po punohet për të ndërtuar një lobim në mbështetje të interesave të tij, duke ngritur organizata që përfaqësojnë këto interesa. Këto përpjekje mbështeten nga ish-konsulli dhe persona të tjerë që janë premtuar me favore, si dhënia e tokave në Karaburun.

Në thelb, ky person kërkon që Shqipërinë ta trajtojë si pronë të vetën, të mashtrojë shqiptarët dhe t’i izolojë ata. Ashtu siç bëri me goditjen ndaj liderit të opozitës, me qëllim të qëndrojë në pushtet pa asnjë kufizim.

Gjërat po shkojnë drejt përmbylljes. Për të gjithë ata që reflektojnë, është e qartë se demokracia shqiptare është në rrezik. Përkrahja ndaj opozitës dhe dëshira e qytetarëve për të mbështetur proceset demokratike është jashtëzakonisht e madhe. Ka individë që më kanë kontaktuar dhe më kanë thënë se janë të gatshëm të japin gjithçka për të ndihmuar Shqipërinë.

Në dy vitet e fundit, situata ka ndryshuar ndjeshëm. Në Ëashington, të gjitha dyert janë mbyllur për këtë qeveri. Edhe kontratat që nuk përputhen me interesin publik, të cilat Rama i ka “shitur” si sukses një populli të varfër, sot janë tërësisht të diskredituara. Ideja është se bashkëpunimi me opozitën shqiptare do të jetë afatgjatë dhe i domosdoshëm për çmontimin e krimit dhe veprimtarive kriminale, pasi dihet që Shqipëria është kthyer në një portë të madhe për trafikun e kanabisit.”- tha Nesho në “Çim Peka Live”.

Etiketa: Agim NeshoEdi RamaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aktivisti: Rama ka infiltruar persona, por ne do vazhdojmë në mënyrë paqësore

22:05 : 04/07/2026
AKTUALITET

Protestuesit sjellin arkivolin politik të Edi Ramës para kryeministrisë

21:23 : 04/07/2026
AKTUALITET

Mjekja i del përballë Ramës: Informohu para se të akuzosh bluzat e bardha

21:05 : 04/07/2026
AKTUALITET

“Diktatori i fundit”, qytetarët rrëzojnë bustin e Edi Ramës

20:55 : 04/07/2026
AKTUALITET

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

20:39 : 04/07/2026
AKTUALITET

Denoncimi i emigrantit nga Mynihu: Na kanë intimiduar që të mos marrim pjesë në protestë

20:22 : 04/07/2026
Para

Masat të larta sigurie gjatë konklavës, të ngjashme me ato të funeralit të Papës

TË GJITHA

Dashuria, surprizat dhe financat, horoskopi ditor për nesër, 5 Korrik 2026

23:09 : 04/07/2026
Foto e gjeneruar me Chat GPT

Arkivol, tortë betoni dhe qirinj, protesta e “ditëlindjes” trondit Ramën. Ja çfarë ndodhi në tubimin e 35-të

23:04 : 04/07/2026

Memet dhe pankartat ‘pikante’ ndaj Ramës dhe qeverisë së tij

22:38 : 04/07/2026

Opozita në Serbi kërkon reagim nga shteti për posterët kundër shqiptarëve

22:25 : 04/07/2026

Aktivisti: Rama ka infiltruar persona, por ne do vazhdojmë në mënyrë paqësore

22:05 : 04/07/2026

Maroku i “shuan” ëndrrën Kanadasë dhe avancon në çerekfinale

21:49 : 04/07/2026

Nga mishi i pagatuar te zjarret në pyje, rreziqe nga skara

21:36 : 04/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobeten çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkHoliganbetgoldenbahisnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickjojobetjojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetgoldenbahiscasibomcasibomberlinbetcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom girişbetistbetcio