• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Albana Vokshi në PPE: Shqipëria ka nevojë emergjente për demokraci

19:35 : 30/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetarja e LDG-së dhe njëherazi deputete e PD-së, Albana Vokshi ka prezantuar para Kongresit të PPE situatën emergjente në Shqipëri, përsa i përket demokracisë, zgjedhjeve të lira dhe politizimit të drejtësisë, duke përndjekur dhe burgosur, liderin e opozitës, Sali Berisha, si dhe drejtues të partive opozitare.

Në fjalën e saj para anëtarëve të PPE, Vokshi prezantoi rezolutën e votuar unanimisht nga PPE dhe vuri theksin te mbrojtja e demokracisë, e cila fillon nga e drejta për të votuar, gjë të cilën në Shqipëri, narko-regjimi i Edi Ramës e ka asgjësuar.

Vokshi thekson në fjalën e saj se qytetarëve shqiptarë u është mohuar sistematikisht, në dekadën e fundit, e drejta për të votuar lirshëm, ndershmërisht dhe pa frikë.

Ajo shton se në Shqipëri nuk ka ndarje mes shtetit dhe partisë, ka shpërdorim të burimeve publike, lidhje të eksponentëve të mazhorancës me krimin e organizuar, blerje votash, kërcënime dhe intimidim të zgjedhësve — të gjitha të dokumentuara qartë në raportet më të fundit të OSBE/ODIHR dhe të misioneve vëzhguese të Këshillit të Evropës.

Vokshi tha se “nëse ne, PPE, heshtim tani, rrezikojmë të shohim demokracinë në Ballkan të rrëshqasë drejt një rënieje të pakthyeshme. Duhet të veprojmë së bashku për të dërguar një mesazh të qartë drejt regjimit të korruptuar në Shqipëri dhe çdo regjimi tjetër të korruptuar”.

Fjala e plotë:

Mbrojtja e Demokracisë Fillon me Mbrojtjen e Votës

Lexo edhe:

Berisha: Rama e shkatërroi Thethin se votuan PD-në në zgjedhje

Aksioni në Theth, Berisha: Asnjë ndërtesë e prishur nuk është në zonën e mbrojtur

Autokracia po rishfaqet sërish si një kërcënim ndaj lirisë dhe demokracisë. Dhe sërish, jemi thirrur për t’u përballur me cdo kosto.

–      333 ditë arrest shtëpie politik sakrifikoi nga liria e tij Sali Berisha – për të mbrojtur opozitën dhe pluralizmin në Shqipëri.

–      1 vit burg po vuan deputeti i ri, Ervin Salianji – për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe të drejtat themelore.

–      Të gjithë liderët e opozitës, po kërcënohen me procese gjyqësore dhe kallëzime penale në prokurori – deri në kërcënime për jetën.

Por historia na ka mësuar një të vërtetë të hidhur: Kompromiset me autokratët, në emër të “stabilitetit”, janë një iluzion i rrezikshëm — herët a vonë, këto regjime sjellin destabilitet, konflikt dhe kaos përtej kufijve të tyre.

Prandaj sot, është koha të vendosim një vijë të kuqe. Duhet të kundërshtojmë me vendosmëri çdo abuzim me pushtetin, çdo manipulim të zgjedhjeve, çdo shkelje të vullnetit të qytetarëve.

Qytetarëve shqiptarë u është mohuar sistematikisht, në dekadën e fundit, e drejta më themelore — e drejta për të votuar lirshëm, ndershmërisht dhe pa frikë.

Këtu, me vete, kam me qindra raste të shkeljeve ligjore të kryera nga Partia Socialiste gjatë muajve të fundit. Shumë nuk arrita t’I merrja dot. Sot në Shëipëri, nuk ka ndarje mes shtetit dhe partisë, ka shpërdorim të burimeve publike, lidhje të eksponentëve të mazhorancës me krimin e organizuar, blerje votash, kërcënime dhe intimidim të zgjedhësve — të gjitha të dokumentuara qartë në raportet më të fundit të OSBE/ODIHR dhe të misioneve vëzhguese të Këshillit të Evropës.

Por ende, çdo ditë, në çdo cep të Shqipërisë, socialistët vazhdojnë me arrogancë të shkelin ligjin — sepse mendojnë se kontrollojnë të gjitha…

Por, nëse nuk ke të drejttën për të votuar lirshëm — çdo e drejtë tjetër është një iluzion.

Sot, unë ngre zërin jo vetëm për partinë time apo për opozitën — por për çdo qytetar shqiptar që ende beson në demokraci.

Kjo nuk është një betejë partiake. Është një emergjencë për demokraci.

Nëse ne, PPE, heshtim tani, rrezikojmë të shohim demokracinë në Ballkan të rrëshqasë drejt një rënieje të pakthyeshme. Duhet të veprojmë së bashku për të dërguar një mesazh të qartë drejt regjimit të korruptuar në Shqipëri dhe çdo regjimi tjetër të korruptuar:

Demokracia nuk është e negociueshme!!!

Nuk duhet kurrë të tregëtojmë demokracinë për të ashtuquajturin “stabilitet”! Nuk duhet të lejojmë që interesat e qytetarëve të sakrifikohen për përfitime personale politike!

Ajo që kërkojmë sot, përmes kësaj rezolute, është mbështetje për t’i siguruar qytetarëve shqiptarë të drejtën më themelore — të drejtën për të votuar! Në mënyrë që çdo qytetar shqiptar, në zgjedhjet e ardhshme, të mund të votojë lirshëm, në mënyrë të fshehtë, të drejtpërdrejtë dhe të sigurt. Që të jenë ata, dhe vetëm ata, që do të vendosin për të ardhmen e tyre.

Le të qëndrojmë të bashkuar.

Le të mbrojmë demokracinë — duke u nisur nga e drejta për të votuar!!

Etiketa: albana VokshiPDPPE

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Rama e shkatërroi Thethin se votuan PD-në në zgjedhje

12:57 : 17/07/2025
AKTUALITET

Aksioni në Theth, Berisha: Asnjë ndërtesë e prishur nuk është në zonën e mbrojtur

12:43 : 17/07/2025
AKTUALITET

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e PD për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës

12:34 : 17/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Shqipëria është kthyer në prodhuese emigrantësh dhe refugjatësh

11:22 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Shqipëria është një kazus”, Berisha: Nëse BE shikon më shumë stabilitetin është aleate e autoritarizmit

11:14 : 16/07/2025
AKTUALITET

Nëse investigon skandalet e qeverisë të sulmojnë Zegjinetë e PD-së

20:37 : 15/07/2025
Para

Vlorë, zjarr në një garazh në qendër të qytetit

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com