• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korrupsioni tek Enti i Banesave/ GJKKO jep vendimin për 7 të pandehurit, merrnin nga 10 mijë euro

14:43 : 29/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme vendimin për të pandehurit në lidhje me hetimet e kryera tek institucioni i Entit Kombëtar të Banesave, të cilat sipas SPAK, premtonin dhënien e banesave sociale kundrejt shumave monetare, në qytetin e Durrësit.

Të pandehur për këtë çështjet ishin marrë shtetasit Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi, Enxhi Çelaj, Gazmend Panxha dhe Sokol Sylaj, ku të gjithë janë shpallur fajtor nga GJKKO për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, Gëzim Sylaj është shpallur fajtor edhe për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Ata kishin ngritur një skemë përfitimi të paligjshme duke u prezantuar si punonjës me funksione drejtuese dhe vendimarrëse në dhënien e disa banesave sociale që ndodheshin në zonën e Spitallës në Durrës kundrejt përfitimit të shumës prej 15 mijë eurosh, e cila do të shërbente për bllokimin e banesës dhe dhënies së “kafeve” ndaj të tretëve.

Dënimet e dhëna nga GJKKO

Lexo edhe:

Rolex, makina luksoze, armë dhe para/ PAMJE nga operacioni kundër grupit të trafikantëve të drogës

Goditja e trafikantëve të drogës/ Nga paletat me dru te kutitë e bananeve, si fshihej kokaina në portet e Evropës

  • Gëzim Sylaj dënohet me 3 vite e 6 muaj burgim – Nga gjykimi i shkurtuar i ulet dënimi në 2 vite e 4 muaj burgim
  • Vasil Karasaliu dënohet me 2 vite burgim – Nga gjykimi i shkurtuar i ulet dënimi në 1 vit e 4 muaj burgim
  • Viola Mema dënohet me 3 vite burgim – Nga gjykimi i shkurtuar i ulet dënimi në 2 vite burgim
  • Behare Luzi dënohet me 3 vite burgim – Nga gjykimi i shkurtuar i ulet dënimi në 2 vite burgim – I konvertohet në 4 vite shërbim prove
  • Enxhi Çelaj dënohet me 2 vite e 9 muaj burgim – Nga gjykimi i shkurtuar i ulet dënimi në 1 vit e 10 muaj burgim – I konvertohet në 3 vite e 8 muaj shërbim prove
  • Gazmend Panxha dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim – Nga gjykimi i shkurtuar i ulet dënimi në 10 muaj burgim – I konvertohet në 20 muaj shërbim prove
  • Sokol Sylaj dënohet me 1 vit burgim – Nga gjykimi i shkurtuar i ulet dënimi në 8 muaj burgim – I konvertohet në 16 muaj shërbim prove

Vendimi është dhënë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Etleva Deda dhe Erjon Çela.

SKEMA E MASHTRIMIT

“Sipas akteve të administruara për këtë procedim penal, ndër të tjera, edhe informacioni paraprak i depozituar nga redaksia e emisionit investigativ “Fiks Fare” në televizionin kombëtar “Top Channel”, jemi vënë në dijeni se një bashkëpunëtor i këtij emisioni gjatë muajit Janar 2023, ka mundur të realizojë disa takime me të pandehurin Vasil Karasaliu (punonjës pranë Ujësjellës Kanalizime në Durrës), i cili, i ka premtuar përfitimin e një banese sociale në zonën e Spitallës Durrës, kundrejt dhënies si shpërblim të shumës prej 15,000 euro.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, ka rezultuar dhe provuar se të pandehurit Gezim Sylaj, Vasil Karasliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj kishin ngritur skemën e përfitimeve të paligjshme, duke u prezantuar si punonjës me funksione drejtuese në administratën shtetërore, të cilët kishin dhe mundësi vendimmarrjeje në dhënien e banesave sociale që ndodheshin në zonën e Spitallës, Durrës, personave të interesuar, kundrejt shumave monetare, që sipas tyre do shërbenin për bllokimin e banesës përmes dhënies së “kafeve” ndaj të tretëve.

Personat e interesuari për banesë sociale, përveç pagesës paraprake të shumës monetare do vijonin t’iu dorëzonin të pandehurve dokumentacionin për vijimin e procedurës standarde të përfitimit të banesës sociale. Më pas, sipas tyre, personave të interesuar do tu dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve dhe në banesë do futeshin pas disa muajsh. Pas këtij momenti, përfituesi i banesës sociale detyrohej që të paguante një qera minimale për disa vite, shumë e cila do të vlerësohej në bazë të sipërfaqes për m2 që do përfitonte.

Të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mes datave 01.02.2023-01.03.2023 kanë kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt respektivisht në 4 episode, ndaj disa subjekteve (agjentit në mbulim, si dhe ndaj tre subjekteve të tjerë), shuma monetare  që variojnë nga 5 000 deri në 10 000 euro, tek të cilët kanë siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike për të mundësuar përfitimin e një banese sociale në Durrës.

Ndërsa, të pandehurit e tjerë, Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Tahir Sylaj, provohet se u kanë premtuar dhe dhënë drejtpërdrejt respektivisht të pandehurve; Gezim Sylaj, Vasil Karasliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj, shumat monetare (në vlerën mbi 50.000 lekë), të cilët u kanë premtuar ose u kanë siguruar atyre se janë në gjendje të ushtrojë ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike, për të përftuar banesa sociale.

Ndodhur para situatës kur të pandehurit Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Tahir Sylaj, nuk kanë lidhur më parë marrëveshje bashkëpunimi, kryerja e veprimeve të mësipërme, i ngarkon me përgjegjësi penale sa i përket premtimit dhe dhënies drejtpërdrejt të shumave monetare në vlerën mbi 50.000 lekë, të pandehurve Gezim Sylaj, Vasil Karasliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj, në këmbim të përftimit të banesave sociale duke konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal.” – thuhej në njoftimin e SPAK.

Etiketa: banesabanesa socialeBehare LuziEnti i BanesaveEnxhi Çelajëzim SylajGazmend PanxhaGJKKOkorrupsioniSokol SylajspakVasil KarasaliuViola Mema

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rolex, makina luksoze, armë dhe para/ PAMJE nga operacioni kundër grupit të trafikantëve të drogës

18:06 : 26/07/2025
AKTUALITET

Goditja e trafikantëve të drogës/ Nga paletat me dru te kutitë e bananeve, si fshihej kokaina në portet e Evropës

17:24 : 26/07/2025
AKTUALITET

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine/ Sekuestrohen 6 ton kokainë, 411 mln € drogë. Biznesmenë e mafiozë në pranga

15:33 : 26/07/2025
AKTUALITET

Në qendër të trafikut të drogës, pronari i “Cinco Cavalli” Ermir Ndreaj në pranga

13:39 : 26/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Bisedat në SKY ECC, arrestohen 4 persona me urdhër të SPAK! Akuzë e re për Dervishajn dhe Alibejn

20:37 : 25/07/2025
AKTUALITET

Trafik armësh drejt Anglisë, SPAK dërgon në gjykim 6 të pandehur

17:04 : 25/07/2025
Para

Sherr në zyrat e PSD së Tom Doshit në Tiranë, i thyhet xhami, dyshohet se u qëllua dhe me armë

TË GJITHA

Zjarret po shkrumbojnë Shqipërinë! 26 vatra në të gjithë vendin, ja qarqet më të rrezikuara

20:07 : 26/07/2025

Zjarret përhapen edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra të reja në 8 orët e fundit

19:41 : 26/07/2025

“Pellazgologët digjitalë”: Rrjetet sociale si burim për shtrembërimin e origjinën së shqipes

19:30 : 26/07/2025

Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

19:12 : 26/07/2025

Detajet e reja/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri e mbante teksa ajo e mbyste me tel

18:58 : 26/07/2025

Zjarret “pushtojnë” Bulqizën dhe Matin, vështirësohet ndërhyrja. Rrezikohen disa biznese

18:35 : 26/07/2025

15 kg drogë në frigorifer, arrestohet shqiptari në Itali

18:22 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com