• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dëbimi i shtetasve kroatë nga Serbia/ Analiza e REL: Drama njerëzore në mes të tensioneve politike

09:17 : 24/04/2025
në BOTA, RAJONI

“Rrezik për sigurinë e Republikës së Serbisë”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë me të cilin shtetasit kroat Nikolla Francetiç i është anuluar leja e qëndrimit në Serbi.

Në Beograd, siç ka deklaruar ai për gazetën kroate Jutarnji list, “kishte qenë për shtatë vjet, kishte punuar, kishte krijuar miq” dhe “asnjëherë nuk kishte pasur ndonjë problem”.

“Pastaj mora një thirrje nga policia, nga drejtoria për të huajt”, tha ai më 21 prill.

Në vendimin që e ka marrë nga MPB-ja e Serbisë, nuk është shpjeguar se në çfarë mënyre ai përbën rrezik për sigurinë e Serbisë.

“Unë nuk jam person me interes, nuk kam vepruar politikisht, problemet e mia profesionale dhe private janë si te çdokush tjetër. Pas dëbimit tim qëndron politika, sepse asgjë tjetër nuk ka kuptim”, vlerësoi Francetiç.

Lexo edhe:

FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut

SKANDAL/ UEFA “fle gjumë”, klubi që garon në Champions falenderon tifozët për banerin “Kosova je Serbi”

Në opinionin publik është shpërfaqur edhe rasti i Arien Stojanoviç-Ivkoviç, e cila jeton në Serbi prej 12 vjetësh dhe ka familje në këtë shtet. Sipas avokatit të saj, ajo aktualisht është në pritje të vendimit të gjykatës administrative lidhur me kërkesën e paraqitur për të shtyrë zbatimin e vendimit për anulimin e lejes së qëndrimit në Serbi.

Ambasadori i Kroacisë në Serbi për REL: Dëbimet kanë një dimension politik

Sipas të dhënave nga Ambasada e Kroacisë në Serbi, Francetiç dhe Stojanoviç-Ivkoviç janë mes gati 20 shtetasve kroatë që në tre-katër muajt e fundit kanë marrë vendim për dëbim nga Serbia.

“Shumica e tyre jetojnë në Serbi prej dhjetë vjetësh, kanë krijuar familje këtu, janë të stabilizuar në punë, kanë blerë banesa … kështu që pas të gjitha këtyre vendimeve burokratike fshihen një sërë dramash njerëzore”, tha për Radion Evropa e Lirë, ambasadori i Kroacisë në Serbi, Hidajet Bishçeviç.

Në një përgjigje me shkrim dërguar REL-it, Bishçeviç vlerësoi se dëbimin e shtetasve kroatë kanë një dimension politik.

Si argument për këtë, Bishçeviç përmendi se në vendimet për anulimin e lejeve të qëndrimit për shtetasit kroatë “nuk shpjegohet apo argumentohet në asnjë mënyrë” se si këta shtetas përbëjnë “rrezik për sigurinë” e Serbisë.

“Për motivet e këtij trendi shqetësues mund të hamendësojmë… ndoshta, para së gjithash, në kontekstin e situatës aktuale politike dhe shoqërore në Serbi, apo edhe për shkak të insinuatave të shprehura publikisht se Kroacia po i nxit protestat studentore apo dëshiron të destabilizojë Serbinë”, tha ambasadori Bishçeviç.

Dëbimi i shtetasve kroatë po ndodh në kohën kur në Serbi po mbahen protesta masive, të udhëhequra nga studentët, të cilët tash e katër muaj kanë bllokuar më shumë se 60 fakultete në mbarë vendin.

Zyrtarët e lartë shtetërorë serbë, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, disa herë kanë përsëritur akuzat, pa ofruar prova, se pas bllokadave studentore qëndron Kroacia – akuza që janë mohuar me vendosmëri nga zyrtarët kroatë.

Deklaratat e zyrtarëve serbë për përfshirjen e pretenduar të Kroacisë në bllokadat dhe protestat në Serbi i kanë hedhur poshtë edhe vetë studentët protestues, të cilët kanë theksuar në komunikata zyrtare se protestat organizohen për të realizuar kërkesat e tyre studentore. Ndër kërkesat kryesore është ajo për të përcaktuar përgjegjësinë për vdekjen e 16 personave nga shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Asnjë institucion zyrtar i sigurisë në Serbi deri tani nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë që të mbështesë pretendimet se ka dyshime të bazuara që Kroacia qëndron prapa bllokadave studentore në Serbi.

S’ka shpjegim nga autoritetet në Serbi, pritet përgjigjja nga Brukseli

MPB e Serbisë nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se sa shtetas kroatë kanë marrë vendimin për anulimin e lejes së qëndrimit në Serbi që nga fillimi i vitit dhe çfarë arsyetimi është dhënë në këto vendime.

As Kroacia nuk ka marrë përgjigje për këtë çështje nga autoritetet serbe. Ambasadori i Kroacisë në Beograd, Hidajet Bishçeviç, tha për REL-in se Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë nuk ka reaguar ndaj notës diplomatike, përmes së cilës autoritetet kroate kanë kërkuar sqarim për dëbimin e shtetasve kroatë.

Bishçeviç tha se Kroacia – e cila është anëtare e Bashkimit Evropian – po pret një përgjigje edhe nga Brukseli, i cili është informuar për këtë çështje.

BE-ja ka shprehur shqetësim lidhur me dëbimin e shtetasve kroatë nga Serbia.

“Po e ndjekim situatën dhe nuk do të hezitojmë që shqetësimet tona t’ua përcjellim autoriteteve të Serbisë, në nivelin më të lartë, nëse është e nevojshme”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, më 11 prill, në përgjigje ndaj një pyetjeje të bërë nga një gazetar kroat në Bruksel.

Fushata e shënjestrimit të shtetasve kroatë në Serbi

Sofija Todoroviç, drejtoreshë e organizatës joqeveritare Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, vlerësoi për REL-in se shtetasit kroatë janë shënjestruar në Serbi për muaj me radhë, gjë që sipas saj përbën shkelje të të drejtave të njeriut.

“Po e shohim sërish atë histerinë antikroate, e cila është e pranishme kudo – në media, portale, televizione kombëtare – dhe kjo duket se nuk shqetëson askënd”, tha Todoroviç.

Në një raport të publikuar në mes të marsit, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut ka evidentuar të gjitha veprimet problematike, me synimin për të vënë në dukje një “fushatë sistematike disa javore të dezinformatave dhe shpifjeve nga zyrtarët serbë dhe mediave proqeveritare” që nga dhjetori 2024 deri në mars 2025, fushatë që kishte në shënjestër shtetasit kroatë – përfshirë edhe qytetarë e Serbisë, që kanë shtetësi kroate.

“Në esencë, nuk ekziston ndonjë lidhje reale mes asaj që po ndodh sot në Serbi dhe Kroaci. Kjo lidhje po ndërtohet në mënyrë artificiale përmes këtij lloji të shtypjes ndaj shtetasve kroatë”, përfundoi Todoroviç.

“Goditje ndaj sigurisë së njerëzve dhe përkeqësim i marrëdhënieve me BE-në”

Për Maja Stojanoviçin, drejtoreshë ekzekutive e organizatës joqeveritare Nismat Qytetare, veprimi i autoriteteve në Serbi përbën një “goditje ndaj sigurisë themelore të njerëzve, ndaj jetës së tyre dhe mundësisë për të planifikuar të ardhmen e tyre”.

“Kjo vetëm sa e përkeqëson edhe më shumë situatën në rajon, marrëdhënie që tashmë prej vitesh janë të prishura për shkak të politikës zyrtare të Beogradit”, vlerësoi Stojanoviç.

Përpjekjen e autoriteteve serbe për të paraqitur protestat në Serbi si një “revolucion shumëngjyrësh” dhe për t’i lidhur ato me Kroacinë, Stojanoviç i sheh si “propagandë të brendshme” të Serbisë.

“E konsideroj si më të rrezikshmen pikërisht atë që e kemi parë edhe në vitet ’90, kur kjo propagandë e brendshme serbe filloi të përhapet në gjithë rajonin, dhe kjo mund të ketë pasoja shumë më të mëdha”, paralajmëroi ajo.

Ajo shtoi se rastet e dëbimeve të shtetasve kroatë mund të çojnë jo vetëm në përkeqësim të marrëdhënieve me Kroacinë, por edhe me BE-në, anëtare e të cilës është Kroacia.

“Më shqetëson fakti që nuk kemi një reagim zyrtar apo më të ashpër nga vetë Bashkimi Evropian. Një vend që mohon lejen e qëndrimit pa asnjë arsye apo arsyetim zyrtar ndaj shtetasve të BE-së, nuk mund të presë të anëtarësohet në BE”, tha Maja Stojanoviç.

Serbia e ka nisur procesin e negociatave me BE-në në vitin 2014. Megjithatë, në tre vjetët e fundit, nuk ka hapur asnjë kapitull negociues.

Ambasadori kroat: Dëbimet do t’i përkeqësojnë më shumë raportet mes dy vendeve

Beogradi dhe Zagrebi zyrtar kanë këmbyer akuza dhe retorikë të ashpër në disa raste gjatë viteve të fundit, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve ndodhen në një trajektore në rënie.

Ambasadori i Kroacisë në Serbi, Hidajet Bishçeviç, vlerësoi se dëbimi i shtetasve kroatë nga Serbia mund të rëndojë edhe më shumë këto marrëdhënie.

“Është e pamundur të shmangen pasojat negative, sidomos mes qytetarëve, sepse krijohet një atmosferë mosbesimi – njerëzit pyesin veten nëse mund të udhëtojnë në Serbi, çfarë duhet të bëjnë”, tha ai.

Bishçeviç shtoi se në një atmosferë të tillë “është më e vështirë të pritet ndonjë përparim serioz” në raportet Kroaci–Serbi.

“Edhe pse disa muaj më parë ishim pajtuar për mënyrën dhe renditjen e trajtimit të çështjeve të hapura. Fatkeqësisht, në vend të vullnetit politik, kemi përfunduar me këto dëbime, të cilat – do të guxoja të thosha – kanë një dimension politik”, përfundoi ai./REL

Etiketa: debimkroatqytetareSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut

20:31 : 07/08/2025
SPORT

SKANDAL/ UEFA “fle gjumë”, klubi që garon në Champions falenderon tifozët për banerin “Kosova je Serbi”

19:33 : 07/08/2025
RAJONI

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë

09:42 : 04/08/2025
BOTA

Gjysma e kompanive në Serbi përballen me probleme korrupsioni

15:57 : 03/08/2025
RAJONI

Serbi/ Masë paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë për rastin në Novi Sad

14:05 : 03/08/2025
RAJONI

Analisti: Politikat serbe diktojnë qëndrimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

22:46 : 02/08/2025
Para

Justifikimi absurd i Ramës për gafat e fushatës: Mua më thonë kriminel e hajdut pa fakte

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com