• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Sudani njohu Kosovën pak javë më parë/ REL: Pse u kontestua vlefshmëria e kësaj njohjeje?

14:24 : 20/04/2025
në RAJONI

Si njohjet e tjera të pavarësisë së Kosovës, edhe ajo nga Sudani nxiti kundërshtime nga liderë të Serbisë. Por, këtë herë argumenti i Serbisë nuk përfshinte vetëm pretendim se po shkelej Rezoluta 1244. Atëherë, pse u kontestua vlefshmëria e kësaj njohjeje?

Më 12 prill, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se Sudani u bë shteti i 119-të që e njohu pavarësinë e Kosovës.

Vetëm rreth 24 orë më vonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë e vuri në pikëpyetje legjitimitetin e “pushtetit aktual” në Sudan për të marrë vendime të tilla.

Në dy vjetët e fundit, Sudani është përballur me atë që Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) e quan krizën më të madhe të urisë në botë.

Dhjetëra mijëra njerëz jane vrarë dhe mbi 13 milionë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

E gjitha kjo është shkaktuar nga lufta për pushtet mes shefit ushtarak, Abdel Fattah al-Burhan, dhe ish-zëvendësit të tij, Mohamed Hamdan Dagalo, që tani udhëheq Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

Lexo edhe:

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme

Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën 21-vjeçarja shqiptare

Presidentja Osmani siguroi njohjen e pavarësisë gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ali Yousif Ahmed Al Sharif, i cili është pjesë e qeverisë së udhëhequr nga Al-Burhani.

Që prej atëherë, kundështarët e tyre, RSF-ja e udhëhequr nga Dagalo, ka njoftuar se është duke formuar një qeveri të sajën për Sudanin, me të cilën do të udhëheqë në rajonet që kontrollohen prej saj.

Dagalo – i cili është i sanksionuar nga SHBA-ja për akuza se forcat e tij kanë kryer gjenocid në Darfur të Sudanit – tha më 16 prill se ai dhe aleatët e tij po krijojnë “një këshill presidencial me 15 anëtarë” që përfaqëson të gjitha rajonet e Sudanit.

Ky vendim nuk është mirëpritur nga OKB-ja, që menjëherë doli me reagim se prioritet duhet të jetë ruajtja e unitetit dhe sovranitetit të Sudanit dhe se krijimi i një qeverie paralele nuk ndihmon drejt zgjidhjes së problemit.

Përpjekja e RSF-së për të krijuar qeveri paralele është kundërshtuar edhe nga shumë shtete, përfshirë SHBA-në.

Serbia ka aluduar në këtë situatë politike në Sudan kur vuri në pikëpyetje legjitimitetin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë, edhe pas fillimit të luftës më 15 prill të vitit 2023 në Sudan, kabineti i liderit “de facto” të Sudanit, Al-Burhanit, ka vazhduar të luajë rolin e tij të zakonshëm.

Vetë ministri i Jashtëm, Al Sharif, i cili konfirmua njohjen e pavarësisë nga Sudani në takimin me Osmanin, gjatë këtij viti ka mbajtur takim edhe me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrovin.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, gjatë këtij takimi ishte diskutuar për “mënyra për forcimin e bashkëpunimit mes Rusisë dhe Sudanit në fusha të ndryshme”.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008, Serbia vazhdimisht ka kundërshtuar njohjet e pavarësisë së Kosovës nga vendet e treta duke u thirrur në respektimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Serbia argumenton se kjo Rezolutë parasheh që statusi i Kosovës të zgjidhet përmes bisedimeve me Serbinë dhe të ketë vetëqeverisje të përkohshme nën mbikëqyrje të Misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK.

Por, më 2010, Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte konstatuar se pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare.

Këtyre reagimeve të Serbisë, Kosova i është përgjigjur me thirrje ndaj Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë për adresim të deklaratave të Serbisë, që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) i cilëson shkelje të Marrëveshjes së Brukselit.

MPJD-ja bazohet në dy nene të Marrëveshjes së Brukselit, të cilat obligonin Kosovën dhe Serbinë të ““zhvillojnë marrëdhënie normale, fqinjësore të mira me njëra-tjetrën, mbi bazën e të drejtave të barabarta” dhe që përcaktonte se Serbia “nuk do ta bllokojë dhe as nuk do t’i inkurajojë të tjerët të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”.

“Përpjekja e Serbisë për të diskredituar vendimin sovran të Sudanit është jo vetëm shkelje e angazhimeve të saj në kuadër të dialogut, por edhe një fyerje ndaj sovranitetit të Sudanit dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e MPJD-së, të publikuar më 15 prill.

Reagime dhe kundërreagime të ngjashme ishin shkaktuar edhe pas njohjes së pavarësisë nga Kenia në fund të muajit mars të këtij viti.

Serbia ishte thirrur në Rezolutën 1244, ndërsa Kosova i ishte përgjigjur se po shkel Marrëveshjen e Brukselit.

Eksperti Gëzim Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, kishte thënë se shpreson që njohja nga Kenia të jetë “pikë kthese” në diplomacinë e Kosovës, pasi njohja paraprake kishte qenë ajo nga Izraeli më 2021.

“Njohja nga Kenia paraqet një mundësi të mirë për Qeverinë e Kosovës, por edhe për aktorët e tjerë të angazhuar, që të rikthejnë vrullin dhe të punojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe strategjike për të përmbyllur procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës”, kishte thënë Visoka për REL-in./REL

Etiketa: Kosovanjohjasudani

Lajme të lidhura

RAJONI

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme

14:57 : 16/07/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën 21-vjeçarja shqiptare

09:45 : 16/07/2025
AKTUALITET

Përplasen dy Jetski në Golem, plagoset 31-vjeçari nga Kosova

19:59 : 13/07/2025
RAJONI

Kurti takohet me zyrtarin e lartë të DASH, diskutohen raportet me Serbinë

09:04 : 13/07/2025
RAJONI

Osmani nga SHBA: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, do t’i drejtohem Kushtetueses

17:23 : 12/07/2025
RAJONI

Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, viziton sot Kosovën

10:31 : 12/07/2025
Para

Në hapësirë prej 7 muajsh/ Astronauti më i vjetër amerikan kthehet në tokë në ditëlindjen e tij të 70-të

TË GJITHA

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

14:22 : 17/07/2025

Siguria në burgje, Artan Hoxha: Vajzat punësohen si psikologe për të bërë eskortën

14:08 : 17/07/2025

U la në burg, Meta: Drejtësi me regji, nuk i rrezikoj unë provat por ata që i fshehin

13:58 : 17/07/2025

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

13:55 : 17/07/2025

Krim pasioni! Zbardhet vrasja e profesorit polak në Greqi, të përfshirë dhe 2 shqiptarë

13:49 : 17/07/2025

U mbyll Qafë-Bota për kamionët e bërë “gol” të Gent Gazhelit! Kontrabanda e pakufijshme e drejtorit

13:37 : 17/07/2025

Grabitën një tabakino, arrestohen 2 persona në Tiranë/ EMRAT

13:34 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com