• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kompani fiktive për shmangien e tatimeve, Prokuroria dërgon 4 persona në gjyq! Dëm shtetit 45.5 milionë lekë

11:05 : 19/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gyq 4 persona, Serxho Mahmutaj, Zenel Ruzaj, Endi Stafa dhe Panajot Kosta, pasi akuzohen se i shkaktuan shtetit dëm 45.5 mln lekë.

Sipas organit hetues, të pandehurit kanë krijuar tre subjekte tregtare për të kryer veprime fiktive importi në favor të tregtarëve të ndryshëm, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe furnizimin me mallra pa faturë tatimore.

Prokuroria informon se Serxho Mahmutaj ka përdorur marrëdhënien e tij të besimit me tre individët e tjerë për të ngritur subjekte biznesi në emër të tyre dhe për t’i përdorur si mjete për të realizuar aktivitetin e paligjshëm. Ai ka përdorur metoda të ndryshme për të shmangur tatimet dhe taksat.

Ndërkohë që tre shtetasit e tjerë, të akuzuar për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ fillimisht kanë vepruar në mirëbesim, por më pas kanë pranuar pagesa mujore dhe kanë pranuar hapjen e kompanive në emër të tyre.

Këto subjekte kanë kryer një qarkullim në vlerën 303,781,520 lekë, duke rritur shpenzimet për të ulur normën e tatim fitimit në vlerën 45,567,228 lekë, vlerë e cila konsiderohet si dëm ndaj shtetit.

Lexo edhe:

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

Njoftimi i Prokurorisë: 

Krijuan kompani për të kryer veprime fiktive importi në favor të tregtarëve të ndryshëm duke i shkaktuar shtetit një dëm 45.5 mln lekë, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 4 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq katër persona për veprat penale ‘Mashtrimi’, ‘Fshehje e të ardhurave’ dhe ‘Moskallzim të krimit’ të parashikuara nga nenet 143, 180/25 dhe 300 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1695 të vitit 2024, rezultoi se shtetasit S.M., Z.R., E.S. dhe P.K. kanë krijuar tre subjekte tregtare për të kryer veprime fiktive importi në favor të tregtarëve të ndryshëm, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe furnizimin me mallra pa faturë tatimore.

Këto subjekte, të cilat kanë funksionuar si të ashtuquajturat “NIPT-e shëtitës”, kanë qenë të regjistruara me të dhënat personale të shtetasve Z.R, E.S. dhe P.K., ndërkohë që veprimet reale janë kryer nga shtetasi S.M, i cili përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kjo veprimtari.

Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se shtetasi S.M. ka përdorur marrëdhënien e tij të besimit me tre individët e tjerë për të ngritur subjekte biznesi në emër të tyre dhe për t’i përdorur si mjete për të realizuar aktivitetin e paligjshëm. Ai ka përdorur metoda të ndryshme për të shmangur tatimet dhe taksat.

Ndërkohë që tre shtetasit e tjerë, të akuzuar për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ fillimisht kanë vepruar në mirëbesim, por më pas kanë pranuar pagesa mujore dhe kanë pranuar hapjen e kompanive në emër të tyre.

Këto subjekte kanë kryer një qarkullim në vlerën 303,781,520 lekë, duke rritur shpenzimet për të ulur normën e tatim fitimit në vlerën 45,567,228 lekë, vlerë e cila konsiderohet si dëm ndaj shtetit.

Në përfundim të hetimeve, është provuar se veprimtaria kriminale përfshin elementët e veprave penale:

  • “Fshehje të Ardhurash në bashkëpunim” – neni 180/25 i Kodit Penal
  • “Moskallzim i Krimit” – neni 300 i Kodit Penal
  • “Mashtrimi”-neni 143 i Kodit Penal.

Organet e drejtësisë mbeten të angazhuara maksimalisht në goditjen e fenomeneve që cenojnë integritetin ekonomik dhe sistemin tatimor të vendit.

Etiketa: demprokuriaqeveriashteti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026
AKTUALITET

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026
AKTUALITET

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

13:14 : 11/07/2026
AKTUALITET

Lindja e populizmit të shëndetshëm

12:09 : 11/07/2026
Para

Përfshihet nga flakët një banesë në Malësi të Madhe, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş