• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A po shndërrohet Serbia në një koloni minerare e BE-së?

15:19 : 18/04/2025
në BOTA

Një projekt i mbështetur nga Brukseli për të gërmuar rezervat e litiumit, të nevojshme për automjetet elektrike, po nxit paqëndrueshmëri politike në pragun e Bashkimit Evropian, shkruan platforma mediale amerikane “Politico”.

Bashkimi Europian ka vënë bast mbi rezervat e litiumit në Serbi për të përmbushur objektivat e tij të tranzicionit drejt makinave elektrike. Por projekti për shfrytëzimin e vendburimit të Jadarit, i mbështetur nga gjiganti global Rio Tinto, ka shkaktuar një valë të fuqishme protestash në Serbi për shkak të shqetësimeve mjedisore dhe akuzave për korrupsion dhe klientelizëm.

Vendburimi i Jadarit mund të sigurojë deri në 25 për qind të nevojave europiane për litium dhe të furnizojë 1 milion automjete elektrike. Projekti ka gjasa të mbështetet nga BE-ja, e cila synon të ulë varësinë nga Kina.

Por protestat në rritje po tronditin marrëdhëniet Serbi–BE. Aktivistët thonë se BE-ja po u kushton më shumë rëndësi interesave ekonomike se sa vlerave themelore demokratike. Situata është tensionuar edhe më tej pasi kundërshtarët e projektit janë etiketuar si “agjentë rusë”, një pretendim i përhapur madje edhe në media ndërkombëtare si “Wall Street Journal”. Nga ana tjetër, ata janë akuzuar edhe si agjentë të BE-së dhe Kinës, gjë që ironizohet nga protestuesit.

Më 25 mars, Komisioneri për Industrinë i BE-së, Stéphane Séjourné, prezantoi 47 projekte strategjike minerare, por asnjë jashtë BE-së nuk u përfshi – duke ngritur dyshime nëse mungesa e përfshirjes së projektit Jadar ishte për shkak të polemikave politike dhe mjedisore.

Lexo edhe:

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

Rezistenca e fortë ndaj projektit nga qytetarët serbë – të cilët shqetësohen për dëmet mjedisore dhe akuzojnë udhëheqësit e tyre politikë për korrupsion dhe klientelizëm – kërcënon të minojë mbështetjen për anëtarësimin në BE, e cila aktualisht është rreth 40 për qind.

Nëse BE vendos të mbështesë projektin Jadar, kjo do të sinjalizojë se Brukseli u jep përparësi interesave të veta ekonomike mbi vlerat themelore, dhe gjithashtu “do të ketë pasoja dramatike për Serbinë dhe rajonin,” tha Aleksandar Matkoviq, një studiues nga Beogradi, i cili ka organizuar protesta kundër këtij projekti minierar./ Politico

Etiketa: BEmineraleserbia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

12:17 : 27/10/2025
BOTA

BE përforcon rregullat e patentave për të ulur vdekshmërinë në trafik

09:07 : 27/10/2025
RAJONI

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
BOTA

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

14:37 : 25/10/2025
Para

Rrëfehet Big Basta: Si më dhunuan policët malazez dhe më futën në qeli (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com