• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kuvendi i Kosovës mban sot seancën konstituive, kush do ta drejtojë dhe çfarë pritet të ndodhë

08:47 : 15/04/2025
në RAJONI

Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë seancën konstituive të saj. Seanca është caktuar të nisë në orën 10:00. Seanca konstituive e Kuvendit është thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 1 prill.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, punimet e seancës konstituive, deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, i drejton deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë.

Në rastin e tanishëm, seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje dhe deputetja më e re, Sala Jashari nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në seancën konstituive nuk do të ketë debat, por rendi i ditës do të nisë me caktimin e nga një deputeti nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend për Komisionin e Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve.

Pas verifikimit të vlefshmërisë së mandateve të deputetëve, si dhe kuorumin në seancën konstituive, deputetët do ta bëjnë betimin solemn.

Lexo edhe:

Shteti i Kosovës meriton shumë më tepër respekt, sesa rekorde botërore për të zgjedhur kreun e KUVENDIT

Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri/ Baza e grupit ishte në Burrel, pistoletat shiteshin deri në 2500 €

Më pas, Kuvendi do të procedojë me zgjedhjen e kryetarit të këtij legjislativi, pozitë kjo e cila i takon Lëvizjes Vetëvendosje, si parti që ka numrin më të madh të deputetëve.

Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit janë të domosdoshme votat e së paku 61 deputetëve.

Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, do të përmbyllë konstituimin e institucionit ligjvënës të Kosovës.

Qëndrimet e subjekteve politike

Deri tani, Lëvizja Vetëvendosje, e cila si parti fituese e zgjedhjeve ka siguruar 48 ulëse në Kuvend, ende nuk ka bërë të ditur emrin e të nominuarit të saj për postin e kryeparlamentarit dhe as nëse ka arritur të sigurojë votat e domosdoshme për zgjedhjen e tij.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, më herët kishte deklaruar se preferonte të krijonte institucionet e reja me komunitetet joserbe, por më vonë e ka pranuar se i duhet bashkëpunimi edhe me partitë shqiptare që kanë fituar ulëse në Kuvend.

Nga kjo parti kanë theksuar se u nevojiten edhe dy vota për të arritur numrin prej 61 votash.

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila ka siguruar 24 ulëse në Kuvend, kanë bërë me dije se deputetët e saj nuk do të marrë pjesë në votimin për kryeparlamentarin e ri gjatë seancës konstituive të Kuvendit, pa një “zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën”.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka 20 deputetë në Kuvend, nuk ka saktësuar se a do ta votojë të propozuarin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentar, por ka thënë se cilido person që nuk i ka 61 vota, nuk duhet të bëhet kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila bashkë me partneren e saj në koalicion, Nismën Socialdemokrate kanë tetë deputetë në Kuvend, kanë theksuar se “në parim, do të votojë për kryeparlamentarin e ri”, të propozuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

Subjektet politike të komuniteteve joshumicë kanë të garantuara 20 ulëse në Kuvend – 10 për partitë joserbe dhe 10 për ato serbe.

Nga partitë e komuniteteve joshumicë joserbe, sipas kryetarit të Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, janë siguruar shtatë vota për konstituimin e Kuvendit të ri dhe një qeverie të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në rast se zgjidhet kryetari i Kuvendit, do të procedohet edhe me zgjedhjen e nënkryetarëve, të cilët do të jenë nga tri partitë opozitare shqiptare dhe nga një nënkryetar nga komunitetet pakicë joserbe dhe nga komuniteti serb.

Donika Emini nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se pavarësisht qëndrimeve të shprehura nga partitë opozitare, ato nuk do të duhej të bllokonin zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke shtuar se kjo do të sillte pasoja të tjera.

“Pavarësisht dilemave, ky hap procedural nuk duhet të bllokohet. Dështimi për të zgjedhur kryeparlamentarin do të kishte pasoja të rënda politike dhe do të rriste rrezikun për zgjedhje të reja – një skenar që mund të mos sjellë ndryshim real në përbërjen politike, por do të prodhonte paqëndrueshmëri politike për vendin”, deklaroi ajo.

E pyetur nëse vendi është në rrezik që të hyjnë në një ngërç politik dhe institucional, Emini kujtoi se Kosova kishte kaluar nëpër një situatë vite më parë kur për gjashtë muaj kishte mbetur pa Qeveri, për shkak se nuk mund të votohej për kryeparlamentarin.

“Ky është një moment testimi për klasën politike – një provë për të treguar nëse është e gatshme të menaxhojë dallimet me përgjegjësi dhe në interes të vendit”, tha Emini.

Çfarë ndodh në rast se nuk zgjidhet kryeparlamentari?

Zgjedhje e nënkryetarëve, e cila do të përmbyllte konstituimin e Kuvendit, do të jetë e pamundur, në rast se dështon zgjedhja e kryeparlamentarit, për shkak të mosnominimit të një emri nga partia fituese ose për çfarëdo arsye tjetër.

Rregullorja e Kuvendit thekson se në rast se seanca ndërpritet, ndërprerjet “nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) sqaruan për Radion Evropa e Lirë se kufizimi prej 48 orësh për ndërprerjet e seancës konstituive ka për qëllim të garantojë vijimësi dhe funksionalitet të konstituimit të Kuvendit.

“Ky afat përbën kufizim maksimal kohor, brenda së cilit mund të ndërpritet apo pezullohet një seancë, para se e njëjta të rifillojë sërish”, thonë nga KDI.

Praktikisht, kjo nënkupton se, nëse në seancën e 15 prillit nuk konstituohet Kuvendi, atëherë ajo duhet të ndërpritet, por një e re duhet të mbahet më së largu deri të enjten në kohën e njëjtë.

Një afat i tillë, prej 48 orësh, vlen pas cilëndo ndërprerje.

Mosrespektimi i këtij afati “përbën shkelje procedurale dhe mund të përdoret si bazë për sfidim të çështjes edhe në Gjykatën Kushtetuese, nga e cila potencialisht mund të kërkohet interpretim mbi zvarritjen apo bllokimin politik të konstituimit të Kuvendit”, sqarojnë nga KDI-ja.

Sipas Eugen Cakollit nga KDI-ja, është edhe një skenar tjetër, kur disa deputetë të LVV-së dhe pakicave që janë pjesë e Qeverisë në detyrë nuk japin dorëheqje nga funksionet ekzekutive.

Siç shkroi Cakolli në Facebook, në një skenar të tillë, opozita do të mund të refuzonte që të votonte raportin e komisionit për vlefshmërinë e mandateve, duke kontestuar mandatet e atyre që ende janë në detyrë qeveritare. Pa miratimin e këtij raporti, nuk do të mund të bëhej betimi i deputetëve dhe Kuvendi s’do të mund të kalonte në faza të tjera.

“Ky është një bllokim procedural me bazë juridike, që vendos presion mbi anëtarët e kabinetit të dorëhiqen për të mundësuar konstituimin. Megjithatë, as ky skenar nuk i konvenon opozitës, pasi për pasojë nuk fillon konsumimi i afateve për përpjekjen e partisë fituese për të formuar institucionet”, shkroi Cakolli.

Megjithatë, në rast se në seancën e së hënës zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, si dhe përfundon konstituimi i legjislativit, atëherë hapet rruga për procesin e formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Etiketa: albin kurtikosoveKuvendiqeveriaVetëvendosja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shteti i Kosovës meriton shumë më tepër respekt, sesa rekorde botërore për të zgjedhur kreun e KUVENDIT

12:34 : 30/05/2025
AKTUALITET

Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri/ Baza e grupit ishte në Burrel, pistoletat shiteshin deri në 2500 €

10:10 : 30/05/2025
AKTUALITET

Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale

09:51 : 30/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Goditet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar e dy në kërkim

09:26 : 30/05/2025
AKTUALITET

“Futuni në grevë urie, mos hyni në Parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD

22:39 : 29/05/2025
AKTUALITET

“Ben Qimja ndihmoi Zegjinenë”/ Berisha: Suel Çela vendosi Sara Milen në Elbasan, Policia në fushatë

21:39 : 29/05/2025
Para

Rritet më tej diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit

TË GJITHA

‘Treni bullgar’ në Peqin? Celibashi rrëzon PD: Nuk është evidentuar asnjë rast

16:48 : 30/05/2025

Macron: Përplasja SHBA-Kinë, rreziku më i madh për botën

16:44 : 30/05/2025

Plagosi mbrëmë bashkëatdhetarin në Podgoricë, arrestohet i riu shqiptar

16:35 : 30/05/2025

Fermerët e Korçës ankohen për subvencionet: Nuk mjaftojnë!

16:28 : 30/05/2025

Kultivoi drogë në Krujë, vihet në pranga 48-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

16:23 : 30/05/2025

“Plas” në KAS! Rusmali – juristit të PD: Mos bëj fodullin/ Logu kërkon përjashtimin e tij

16:16 : 30/05/2025

Elbasan/ Veprime të turpshme me 12-vjeçaren, adoleshentët postojnë videot në rrjetet sociale

16:15 : 30/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com