• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Sikur i mori dikush”/ Alban Bushi flet për humbjen e prindërve: Do doja t’i përqafoja

20:48 : 10/04/2025
në SPORT

Fund tetori i vitit që lamë pas përkoi me një tragjedi për trajnerin e kombëtares U-21, Alban Bushin i cili humbi prindërit në një aksident në Greqi.

Ali dhe Bukurije Bushi po udhëtonin me mjetin e tyre kur u përplasën nga një furgon në rrugën “Egnatia” në aksin Veria-Selanik.

Në programin “Rudina” ai rrëfen për herë të parë ngjarjet para dhe pas aksidentit.

Ata donin të iknin të dielën në mëngjes, por babi flinte një çikë, ishte një çikë gjumash ai, flinte gjumë më shumë sesa duhej ndonjëherë ngaqë rrinte të shtunave duke parë sport e filma. Mami u çua të dielën për të ikur, i thoshte “hajde se u bëra gati”, ai i thoshte “të fle edhe pak, të fle edhe pak” dhe s’ikën të dielën. I tha mami “s’jam duke të pritur, ikim nesër”. I

kën të hënën dhe ndodhi pastaj ajo. Unë isha jashtë shtetit në fakt, nuk e dija, vëllai i merrte në telefon, ata nuk e hapnin. Vëllai tha “kanë arritur në hotel’, i mori në fakt 5 minuta para aksidentit dhe i kishin thënë që “duam edhe gjysmë ore të arrijmë”. S’i mori më, i mori pasdite nuk e hapën, i mori në darkë, nuk e hapën dhe vëllai pastaj mendoi që “mos janë në gjumë e t’i marr të nesërmen”.

Lexo edhe:

Aksident në rrugën Durrës–Plepa, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

E zuri gjumi në timon dhe u përplas me kamionin, DETAJE nga aksidenti tragjik në Lezhë

S’po e hapnin edhe të nesërmen. Unë erdha, isha në Gjermani besoj, erdha nga dreka dhe më thotë vëllai “ore s’ma kanë hapur telefonin”. Ça thua i thashë unë, si ka mundësi? Kur i mori përsëri vëllai, e hapi një grek.

Tha që i kishte thënë “servis, makinë” dhe vëllai s’e kupton greqishten. E mora unë se flas greqisht ngaqë kam luajtur atje, i thashë si është situata, çfarë ka ndodhur? Më tha mua “kështu-kështu, s’jetojnë më, janë përplasur që dje”. I thashë që dje? Po pse s’keni lajmëruar se 24 orë duhet të lajmërojnë. Nejse, nuk na dha shumë shpjegime, thjesht morëm makinën dhe u nisëm për atje. Kur arritëm, ata kishin qenë duke ecur në rrugën e vet, me 80-90 në orë kishin qenë, kishte ardhur një ‘Mercedes’ shumë i madh, i mbushur me sallamëra, mishra dhe i kishte gjuajtur nga mbrapa fort dhe i kishte lënë të dy në vend. Ikën një çikë çuditshëm se ikën shpejt.

Bushi shpjegon se personi që është përgjegjës për aksidentin, nuk është arrestuar pasi aksidente të tilla gjykohen ndryshe nga legjislacioni grek, por po e ndjekin çështjen. Për të dhe vëllain, ishte shokuese për rrethanat që ndodhi dhe dëshira e vetme është një përqafim.

Alban Bushi: Edhe vëllai e përjetoi shumë, nuk diskutohet sepse janë prindër, është gjëja më e shtrenjtë në jetë dhe ikën si me thënë pa u përqafuar, pa u takuar, sikur i mori dikush dhe do të doja që thjesht t’i përqafoja një herë kështu fort sepse më ka marrë malli shumë.

Bushi përshkruan edhe mendimet që pasojnë me largimin e tyre nga jeta dhe kujtimet që e shoqërojnë vazhdimisht.

Alban Bushi: Tani bëhet akoma më e pabesueshme, kur kalojnë ditët dhe muajt bëhet e pabesueshme se ke shumë mall për prindërit. Ndonjëherë thua që bëhem pishman që s’hëngra edhe një drekë me ata ose kur më kanë thënë hajde për drekë dhe nuk shkoja, janë ca gjëra që me prindërit duhet të jesh i kujdesshëm shumë. Kur ikin, e kupton dashurinë e tyre të madhe.

Etiketa: Aksidentalban bushiprinderit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në rrugën Durrës–Plepa, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

18:51 : 24/06/2026
AKTUALITET

E zuri gjumi në timon dhe u përplas me kamionin, DETAJE nga aksidenti tragjik në Lezhë

17:33 : 24/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

15:15 : 24/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Lungomare, plagoset këmbësorja

22:06 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë, 2 të plagosur

17:38 : 23/06/2026
Para

Prej dy vitesh shtyllat e tensionit të Ulët në oborr të banorëve në Valias të Kamzës

TË GJITHA

Protesta e 25-të/ Aktivisti: Përshkallëzimi i qytetarëve do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

20:10 : 24/06/2026

Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë

20:01 : 24/06/2026

Burgjet shqiptare më shumë si izolim sesa si rehabilitim

19:51 : 24/06/2026

Policia britanike ‘armatoset’ me dronë dhe skanim fytyrash

19:49 : 24/06/2026

Studiuesi Behar Gjoka i bashkohet protestës kundër Ramës: Ligjet e posaçme po shkatërrojnë Shqipërinë

19:39 : 24/06/2026

Pensioni nuk mjafton, mbi 130 mijë të moshuar vazhdojnë të punojnë në Shqipëri

19:33 : 24/06/2026

Edhe ka dorë edhe nuk ka shkollë, por Balluku “zbulon gënjeshtrën” e CNN

19:23 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet giriş